Rritet popullariteti i presidentit Sejdiu, thellon epërsinë ndaj kryeministrit

Shqipe Osmani
Kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së institucioneve politike është rritur, përfshirë edhe ndaj gjykatave, ndërsa pakënaqësia me policinë vazhdon të rritet...
Rekordmenët
Institucionet më të korruptuara KEK-u, AKM-ja, gjykatat, doganat, administrata qendrore, PTK-ja. “Më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës, 59.3 për qind mendojnë se mediat kontrollohen nga qeveria, ndërsa 10. 8 për qind mendojnë se mediat kontrollohen nga bashkësia ndërkombëtare”.
62 për qind
Popullariteti i presidentit ka shënuar edhe për 15 për qind ngritje të knaqshëmrisë në muajin qershor krahasuar me muajin prill, duke u ngritur në 62 për qind, duke e thelluar diferencën me personalitetet pasuese në anketim
Prishtinë, 6 gusht
Niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse të Kosovës ka shënuar një rritje prej 15 për qind që nga periudha raportuese e prillit 2009. Rezultatet e anketës së qershorit të 2009-ës, tregojnë se 53 për qind e 1.290 të anketuarve janë shprehur të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës. Kjo u bë e ditur të enjten gjatë prezantimit të raportit të paralajmërimit të hershëm nga Agjencioni për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Bie pesimizmi
Maurice Deëulf, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së për Kosovë dukej i ngazëllyer meqë raporti i paralajmërimit ka dhënë rezultate pozitive sa i përket perceptimit nga qytetarët për punën e qeverisë, zhvillimin ekonomik dhe politik. “Po shohim një rënie të vazhdueshme të pesimizmit, kemi rënie të dëshirës për të protestuar për shkak të krizës ekonomike dhe politike. Raporti paraqet edhe perceptimet pozitive sa i përket aspektit të sigurisë, derisa kemi një rënie në ndjenjën e pasigurisë”, është shprehur Deëulf. Prezantimin e rezultateve të anketës së raportit të paralajmërimit të hershëm në mënyrë më të detajuar e bëri publik drejtori i sektorit të politikave në UNDP, Mytaher Haskuka, i cili tha se anketa ka rezultuar edhe me një ngritje të kënaqshmërisë me punën e PSSP-së, derisa në korrik të 2008-ës kënaqshmëria ishte 18 për qind, anketa e qershorit rezulton në rritje të kënaqshmërisë dhe është në shkallën 33 për qind, ndërkohë që shënon rritje të kënqëshmërisë edhe institucioni i sigurisë, KFOR-i me 74 për qind. Policia e Kosovës vazhdon me trendët e rënies së kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e tyre që nga tetori i 2008-ës dhe vazhdon të jetë i tillë derisa rezultatet tregojnë se kënaqshmëria e qytetarëve nga prilli në qershor ka rënë për 4 për qind. “Kënaqshmëria me punën e Kuvendit ka shënuar rritje prej 17 për qind krahasuar me periudhën e prillit, ndërkohë që edhe kënaqshmëria me punën e UNMIK-ut në qershor shënon rritje deri në 28 për qind, krahasuar me prillin kur ishte një nivel më i ulët prej 16 për qind. Kënaqshmëria me nivelin e punës së EULEX-it sipas anketës shënon rritje në muajin qershor për 16 për qind, krahasuar me muajin prill”, sqaroi Haskuka. Gjykatat sipas raportit të paralajmërimit vazhdojnë të mbesin institucionet me të cilat më së paku janë të kënaqur qytetarët. Haskuka, ndërkaq dha detaje të anketës edhe sa i përket kënaqshmërisë së qytetarëve me presidentin e Kosovës, sipas të cilës, popullariteti i presidentit ka shënuar edhe për 15 për qind ngritje të kënaqshmërisë në muajin qershor krahasuar me muajin prill, duke u ngritur në 62 për qind, duke e thelluar diferencën me personalitetet pasuese në anketim. Ndërkohë që edhe shkalla e kënaqshmërisë me punën e kryeministrit Hashim Thaçi është rritur për 13 për qind, duke arritur në 52 për qind. Anketa e UNDP-së për Raportin e Paralajmërimit të hershëm qartëson se qytetarët e Kosovës kanë nivel më të ulët të pesimizmi politik, por edhe shprehen më pak të gatshëm të protestojnë për arsye politike, derisa ka rënie edhe të gatishmërisë për 13 për qind për të protestuar për shkaqe ekonomike.
Qeveria përgjegjëse për situatën politike dhe ekonomike
Ndërkohë që përgjegjësia për gjendjen ekonomike në vend sipas anketës i atribuohet qeverisë së Kosovës, derisa përgjegjësi më të madhe për gjendjen politike, 76 për qind e të anketuarve ia atribuojnë qeverisë së Kosovës dhe partive politike, kurse 17 për qind e respondentëve përgjegjësinë politike e adresojnë tek EULEX-i. Ndërkohë sa i përket krizës ekonomike globale, shumica e të anketuarve mendojnë se kriza ekonomike është duke e prekur Kosovën. Duke shpalosur raportin e paralajmërimit që rezulton nga anketa, me respondentë të përkatësive të ndryshme etnike, Haskuka theksoi se ngjashëm me rezultatet e anketës së tetorit të vitit 2008 dhe të prillit 2009, rezultatet e anketës së qershorit tregojnë se varfëria dhe papunësia janë dy probleme madhore, me të cilat ballafaqohet Kosova. Ndërsa, sa i përket shkallës së korrupsionit në vend Haskuka tha se kur janë pyetur respondentët nëse kanë hasur në situata ku zyrtarët publik kanë kushtëzuar kryerjen e shërbimeve të tyre duke kërkuar ryshfet, dhurata apo favore 11 për qind të shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, derisa perceptohen si institucione më të korruptuara KEK-u, AKM-ja, gjykatat, doganat, administrata qendrore, PTK-ja. Zyrtari për sektorin e politikave në UNDP Haskuka, prezantoi edhe rezultatet e anketës me qytetarët për lirin e mediave ku gjysma e qytetarëve të Kosovës, rreth 46 për qind, mendojnë se mediat në Kosovë nuk janë të lira. “Më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës, 59.3 për qind, 10. 8 për qind mendojnë se mediat kontrollohen nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërkohë sa i përket çështjes së stabilitetit në Kosovë shumica e të anketuarve janë përgjigjur se stabilitetin e Kosovës e kërcënojnë papunësia dhe varfëria, sikur që mendohet kërcënim për stabilitet edhe përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Raportet e anketës për paralajmërimin e hershëm tregojnë se siguria personale dhe e përgjithshme ka shënuar rritje prej 15 për qind, krahasuar me anketën e prillit. Në anketën e paralajmërimit të hershëm është përshirë edhe UNMIK-u, e që në shumë raste përgjegjësia që dikur i atribuohej UNMIK-ut për situatën ekonomike dhe politike, ka shënuar rënie derisa ka shënuar rritje kënaqshmëria e punës së UNMIK-ut në anketën e qershorit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi