Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ringjallje e teorive të ekonomistit Keynes

Shko poshtë

Ringjallje e teorive të ekonomistit Keynes Empty Ringjallje e teorive të ekonomistit Keynes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 9:58 pm

Ringjallje e teorive të ekonomistit Keynes



Ringjallje e teorive të ekonomistit Keynes TRingjallje e teorive të ekonomistit Keynes 20081113101845203
Keynes fliste për një farë kontrolli të shtetit
Komisioni Evropian ashtu si edhe SHBA, Britania dhe Kina ka paraqitur plane me vlerë 200 miliardë euro për përballimin e krizës ekonomike duke shpresuar se me këtë ndihmë mund të shpëtojë miliona vende pune.


Ideja është të stimulohet dhe inkurajohet besimi te konsumatorët duke injektuar më shumë fuqi blerëse.

Korrespondenti i BBC-së, Mark Gregory pyet se pse idetë e ekonomistit të ndjerë britanik, John Maynard Keynes, po ringjallen në ditët e krizës së sotme financiare.

Për 30 vjet a më shumë, teoria pas politikës ekonomike ka qenë tregjet e lira mirë, ndërhyrja qeveritare keq.

Por kur krizes ekonomike bankare nuk po i duket fundi, hartuesit e politikave po shfaqin tashmë disa alternativa, dhe kujt t'i drejtohen ata përveçse personit që ofroi zgjidhjet gjatë krizës së fundit financiare- depresionit global të viteve 30.

Për vite të tëra, libri i tij po mblidhte pluhur nëpër bliblioteka, por tashmë ekonomisti britanik John Maynard Keynes, është kthyer përsëri në modë.

Mesazhi i tij në vitin 1930 i transmetuar në radio është se i takon qeverive të sigurojnë se shtetasit e tyre kanë para për të shpenzuar:

"Ata që do i marrin këto para, njerëzit e zakonshëm do të shpenzojnë pjesën më të madhe të tyre. Ky shpenzim me dëshirën e tyre do të punësojë njerëzit e tjerë dhe kështu me radhë. Paratë do të qarkukullojnë."

Keynes besonte se qeveritë, dhe jo tregjet e lira të paprekura mbajnë çelësin për nxjerrjen e ekonomive nga depresioni.

Lojtarët e zakonshëm financiarë- një ekonomi kapitaliste, bankat, investitorët privatë, tregjet, bursat etj, ishin të dobëta, delikate, gati për të panikuar dhe miope nga natyra.

Roger Bootle është një ekonomist.

"Mendoj se kontributi i Keynes ishte së pari pasi tha se ekonomia e lënë të bëjë çfarë të dojë nuk mund të dalë nga gropa ku mund të jetë futur. Dhe sektori privat i lënë të bëjë çfarë të dojë nuk mund të dalë gjithashtu nga hendeku ku është kështu që mund të përfundosh me një depresion të panevojshëm."

Robert Skidelski, autor i biografise së Keynes, thotë se dijet që kishte ai për tregjet, i dhanë formë dhe të menduarit të tij:

"Shumë nga ajo çka kuptonte ai për tregjet financiare pati sukses. Ai ishte gjithmonë investitor shumë agresiv por e dinte se kishte vështirësi. Një shprehje e tij ishte 'kur të kem arritur të bindë bordin tim të blejë një aksion, e di që do të jetë koha për ta shitur."

Depresioni i madh bëri mrekullira për financat e tij personale, por nuk ishte deri në fillim të Luftës së dytë botërore që qeveritë i morën seriozisht recetat e tij të politikave ekonomike.

Metodat që qeveria britanike dhe disa të tjerë përdorën për të riarmatosur dhe për të vënë në lëvizje ekonominë, kishin vulën e Keynes.

Ekonomisti Roger Bootle:

"Më parë kishte numra të shumtë njerëzish të papunësuar që nuk prodhonin asgjë. Më pas erdhi lufta me nevoja të shumta për armatime dhe këto armatime u prodhuna e kjo bëri që të ketë punësim të njerëzve."

Keynes vdiq në 1946 pas përfundimit të luftës, por idetë e tij dominuan politikën ekonomike për gjenerata më pas.

Pëfundimisht teoria e tuj u hodh poshtë nga çmimet në rritje në fund të viteve 60. Robert Skidelski:

"Periudha Keynsiane përfundoi me inflacion në rritje dhe kjo ishte gjithmonë mundësi që nëse qeveritë krijonin deficite në buxhet gjatë gjithë kohës edhe nëse kishte punësim, do të ndeshësh probleme të inflacionit dhe kështu ndodhi, nuk ishte vetëm Keynes që shkaktoi inflacion. Ishte dhe lufta në Vietnam. Ajo traumë nuk kishte të bënte me Kenyes, por atëherë njerëz si Milton Friedman dolën në sipërfaqe dhe thanë se kjo është pasojë e Keynes."

Milton Friedman dhe ekonomistë të tjerë nga Çikago drejtuan një kundër revolucion intelektual ndaj Keynes. Ndërsa ai theksoi rreziqet e brendshme të kapitalizmit dhe nevojën për ndëhyrje qeveritare, ata besuan ekzaktësisht të kundërtën, siç shpjegon Edmund Phelps, një ekonomist, fitues i Çmimit Nobel në universitetin Columbia në Nju-Jork:

"U bë diçka e respektueshme intelektualisht të modeloje ekonominë sikur të ishte një makinë që funksiononte në mënyrë perfekte vetërregulluese. "

Por siç vuri nç dukje Keynes atëherë dhe siç po shohim dhe ne tani, tregjet nuk arrijnë që gjithmonë të gjejnë atë që duhet. Gjatë 18 muajve të fundit, rreziqet e lënies së tregut që të bëjë çfarë të dojë janë ekspozuar ashpër nga kriza kreditore.

Tani biznezet po fillojnë të bëjnë presion që qeveritë të vijnë në shpëtim me masa të stilit Keynesian.

Qeveritë në shumë vende kanë ndërhyrë me paketa shpëtimi të mëdha për të inkurajuar bankat kryesore.

Tani bisedohet për borxhe me sasi të shumta parash për të financuar ulje të taksave dhe/ose programe të veprave publike, çdo gjë që mund të bëjnë qeveritë për të ndaluar ekonomitë nga rënia e mëtejshme. Çdo gjë tingëllon Keynesiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi