Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Shqipëria do të hapë përspektiva të reja për shqiptarët

Shko poshtë

Berisha: Shqipëria do të hapë përspektiva të reja për shqiptarët Empty Berisha: Shqipëria do të hapë përspektiva të reja për shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 2:01 am

Berisha: Shqipëria do të hapë përspektiva të reja për shqiptarët

Bota sot (Tiranë)
Kryeministri Berisha inauguron unazën e Laçit - Kurbini, duke vazhduar axhendën e investimeve të qeverisë.


Berisha: Shqipëria do të hapë përspektiva të reja për shqiptarët OKAA
Qeveria është e vendosur të financojë në të gjitha shërbimet në qytetin e Kurbinit. Ju garantoj se do të bëjmë çdo përpjekje për të përmirësuar gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve.


Kryeministri Berisha, në vijim të vizitës së tij në rrethin e Kurbinit, inauguroi edhe përfundimin e punimeve në unazën e Laçit. Në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës, Kryeministri Berisha u shpreh: “Të dashur qytetarë dhe qytetare të Kurbinit! Ju përshëndes shumë përzemërsisht, ju shpreh ju mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e madhe që i keni dhënë dhe i jepni gjithnjë qeverisë time. Shpreh kënaqësinë që sot inauguruam unazën e qytetit tuaj, por jam këtu për t’u angazhuar se do të financojmë çdo projekt që kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak i juaji do të paraqesë para qeverisë. Kam kënaqësinë t’ju informoj se Ministria e Punëve Publike ka marrë porosi të prerë të ndërtojë hyrjen dhe daljen e qytetit tuaj; Ministria e Kulturës dhe e Sportit ka ndarë fondin dhe shpejt inaugurojmë fillimin e punimeve në stadium, sepse i japim fund një diskriminimi që u bëhej ju nëpërmjet stadiumit. Tani ju do të keni dhe meritoni të keni, një nga stadiumet më të mira të vendit.
Investimet
Qeveria është e vendosur të financojë në të gjitha shërbimet në qytetin e Kurbinit. Ju garantoj se do të bëjmë çdo përpjekje për të përmirësuar gjithnjë e më shumë jetën tuaj. Sot unë po vij nga Patoku, inauguruam rrugën që hap, rikthen një nga plazhet më të bukura të vendit për ju dhe mbarë Shqipërinë. Pra fitoren tonë, ne jemi të vendosur ta kthejmë atë në vepra konkrete për qytetarin e Kurbinit dhe qytetarët shqiptarë, ta kthejmë atë në rrugë moderne, ta kthejmë atë në shërbime moderne, ta kthejmë në ujësjellës, në kanalizime, ta kthejmë në sisteme vaditje, ta kthejmë në shkollat më të mira për fëmijët tanë, në shërbim shëndetësor modern; ta kthejmë në investime të mëdha për të krijuar në këto 4 vite 160 mijë vende pune të reja. Në këto 4 vite, me fitoren e 28 qershorit, unë ju garantoj ju se Shqipëria do të shkëputet një herë e përgjithmonë nga problemet e mëdha që trashëgoi, nga prapambetja e saj që trashëgoi dhe do të marrë tërësisht, pamjen, fytyrën evropiane që meriton. Garantoj gjithë qytetarët e mbarë Kurbinit dhe të gjithë Shqipërisë, se 28 qershori nuk kishte qytetarë të humbur, se projektet tona janë të vlefshme për çdo qytetar shqiptarë. Por 28 qershori kishte një humbës të madh, humbi Edi Rama dhe nastradinizmi i tij. Ai ju parashtroi shqiptarëve doktrinën e mashtrimit. Shqiptarët e hodhën atë, aty ku meritonte, në koshin e humbjes. Prapë nuk nxjerr mësim. “Jo - thotë, - do të vazhdoj mandatin se nuk kam humbur”. Gënjen veten tënde zoti Edi, se prapë do të humbasësh, prapë do të humbasësh e prapë do të humbasësh. Do të kalosh nga 28 qershori në 28 qershor, nga Ballagati në Ballagat. Absolutisht je i pashpresë dhe nuk kam kundërshtar më komod se ty. Do të qëndrosh, qëndro sa të duash! Ne do të vazhdojmë me veprat tona. Edhe një herë ju përshëndes dhe ju garantoj se qeveria do të financojë çdo projekt për këtë qytet dhe për ju qytetarët e mrekullueshëm të Kurbinit.
Kryeministri Berisha inauguron punimet në segmentin e dytë të rrugës Laç - Patok
Kryeministri Berisha inaguroi fillimin e punimeve në segmentin e dytë të rrugë Laç - Patok, në rrethin e Kurbinit. Brenda 14 muajve, pritet që kjo rrugë e gjatë 6.2 kilometra dhe me një vlerë investimi prej 183 milionë lekë, ku përfshihen edhe kanalizimet, rrjeti elektrik dhe trotuaret, do t’u dorëzohet banorëve të zonëve, sipas të gjitha standarteve evropiane. Duke përshëndetur banorët e zonës, kryeministri Berisha u shpreh: “Kjo rrugë lidh Laçin, Kurbinin, Krujën dhe mbarë Shqipërinë me një nga plazhet më të bukura të vendit, plazhin e Patokut. Kjo rrugë, gjithashtu i jep mundësi dalje në treg në kushte më të mira kësaj zone, e cila është një nga zonat më të fuqishme prodhuese të vendit. Siç e shihni është një komunë me një potencial të madh, me tokë të mrekullueshme, me ujëra të shumta të nëndheshme dhe të mbidheshme, pra është një ndihmë e madhe për tregun në këtë zonë. Inagurimi i saj është vazhdimi i fitores, fitore e cila u bazua tërësisht mbi vizionin e zhvillimit evropian të Kurbinit dhe të mbarë Shqipërisë, u bazua në mbajtjen e fjalës së dhënë, në mbajtjen e premtimeve. Bëmë segmentin e parë dhe tani segmenti i dytë shkon deri në det, 6.2 kilometra, 183 milionë lekë investim i standarteve më të mira evropiane. Jam i bindur se vitin e ardhshëm, numri i pushuesve dhe i turistëve që do të frekuentojnë Patokun, do të jetë shumë i madh, shumë herë më i madh se këtë vit. Kjo rrugë është një nga ato rrugë që lidh kombin me detin, që kthen kombin drejt detit dhe është në planin dhe vizionin e kësaj qeverie, që brenda vitit 2010, të ketë përfunduar asfaltimin e të gjitha rrugëve që zbresin në det nga Velipoja deri në Ksamil. Dhe siç e shihni, para dy javësh inaguruam rrugën e Tales për në bregdet, para një jave inaguruam rrugë në Dhërmi dhe po në zonën e bregut janë të tenderuara edhe 5 të tjera, të cilat edhe ato zbresin drejt detit. Kështu që, objektivi ynë për të përfunduar për të asfaluar të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit, brenda viti 2010 do të realizohet plotësisht. Zoti kryetar, unë të uroj ty për këtë dhe të premtoj se qeveria do të financojë çdo projekt në mënyrë që siç kemi premtuar, fitoren në zgjedhje, qytetarët e komunës Fushë-Kuqe, Gurëz dhe gjithë kësaj zone, ta prekin me mirësi, ta prekin me rrugë të re, me ujësjellësa, kanalizime dhe vaditje. Ne, siç kemi deklaruar, këto 4 vite do të përqendrohemi shumë për të ndihmuar fermerët shqiptarë me vaditjen, natyrisht një vaditje tjetër, jo tashmë me shatë dhe me presë. Le t’ua lëmë kohërave se boll i kemi përdorur ato dhe të kthehemi të vadisim me pika, me sistem shiu dhe sistemet më modern”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi