Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij

Shko poshtë

Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij Empty Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 2:02 am

Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij



Pas deklaratave insistuese të përfaqësueses së PS-së, Elisa Spiropali, që Berisha të tregojë sesi u pasuruan fëmijët e tij, ka sjellë sërish reagimin e zëdhënëses së PD-së Erla Mëhilli.
“Sot Edi Rama, Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste që i dha 30 leje ndërtimi Delijorgjit e që po ndërton qytezën me të , që 70 % të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelin dhe Eftimin, që zotëron % e tij në kullat që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij, vazhdoi sërish sot me sulmet e radhës ndaj familjes së kryeministrit” deklaroi Mëhilli.
“Kryetari mandat humbur i PS që ka shkatërruar me radhë njëra mbas tjetrës 4 familje të vetat madje duke u shfaqur edhe në publik me sjellje të dhunshme e shtazarake, u shërbye sot sërish me kontigjentin e tij të 0,99-shave që kanë ndërtuar vilat me paratë e vjedhura nga organizata e Mjaftit e që më pas zhdukën edhe kompjuterin për të fshehur gjurmët.
Me sulmet e përditshme familjare ndaj kryeministrit, Edi Rama për të cilin vlerat familjare nuk ekzistojnë, përpiqet të maskojë fshehjen e pasurisë së vjedhur që ai bën me 2K me Edilët me Shkrelat me Eftimët, me Fidelat me Besnikët e Dashët e tij’ përfundoi Mëhilli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij Empty Xhaferri: Heshtja e Prokurorisë nuk mbyll dot skandalet e Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 2:03 am

Xhaferri: Heshtja e Prokurorisë nuk mbyll dot skandalet e Ramës



Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij FERD
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri.

Komisioni Hetimor ka bërë një punë shumë profesionale, duke investiguar mbledhur prova dhe argumentuar se si Edi Rama së bashku me dy anëtarët e tij në KRRT-në e Tiranës, Eftimi dhe Shkreli, kanë abuzuar në mënyrë të turpshme me praktikat e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, njëkohësisht ish-kryetar i Komisionit Hetimor parlamentar për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, tha se heshtja e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj skandalit të zbardhur nga ky komisioin si dhe nga ILDKP, është e turpshme dhe e patolerushme. Përmes një prononcimi për gazetën "Rilindja Demokratike", Xhaferri ka theksuar se, Komisioni Hetimor i ngritur për këtë çështje evidentoi mënyrën e paskrupullt të dy anëtarëve të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë abuzuar në mënyrë të turpshme me ligjin dhe me praktikat e dhënies së lejeve të ndërtimit. Xhaferri ka vënë në dukje se nga megakorrupsioni, janë zhvatur në konflikt interesi plot 9 milion euro, të cilat janë futur në xhepat e kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, dhe të dy ortakëve të tij. "Komisioni Hetimor ka bërë një punë shumë profesionale, duke investiguar mbledhur prova dhe argumentuar se si Edi Rama së bashku me dy anëtarët e tij në KRRT-në e Tiranës, Eftimi dhe Shkreli, kanë abuzuar në mënyrë të turpshme me praktikat e dhënies së lejeve të ndërtimit. Kështu, në pesë mbledhjet e fundit të KRRT-së së Tiranës të mbajtura në vitit 2008 dhe në fillim 2009 këta zotërinj në konflikt të hapur me Ligjin nr. 9121 datë 28.07.2003 për 'Mbrojtjen e Konkurencës' dhe Ligjin nr. 9326, datë 07.04.2005 për 'Parandalimin e Konfliktit të Interesave..." kanë masakruar mekanizmin e dhënies së lejeve të ndërtimit, duke përfituar 9 milion euro", është shprehur Xhaferri. Gjithashtu ai theksoi se, Prokuroria e Përgjithshme po tregon mungesë të theksuar reagimi ndaj këtij skandali, përmasat, e të cilit duhet të ndëshkohen për të mos u lejuar në të ardhmen. Xhaferri theksoi se, heshtja e Prokurorisë mbi këtë çështje nuk mund të zbehë aspak shkeljet flagrante të ligjit me praktikat e dhënies së lejeve të ndërtimit. "Prokuroria mund të heshtë provizorisht, por nuk mund të mbyllë dot përfundimisht skandalin e lejeve të ndërtimit për arsyen e thjeshtë, se ky lloj skandali nuk mund të mbyllet. Në kulmin e fushatës elektorale ne i qëndruam shumë korrekte dhe serioze Prokurorisë dhe i dërguam zyrtarisht të gjithë informacionin që kërkoi. Prokuroria do të jetë e detyruar të flasë dhe detyrimi do të rrjedhë nga përmasat e skandalit. Skandali i lejeve të ndërtimit për nga mënyra e ekzekutimit dhe arroganca në masakrimin e ligjit është unikal në planet dhe ligji me dëshirën apo pa dëshirën e Prokurorisë do të flasë", vijoi më tej Xhaferri. Dy ditë më parë, edhe anëtari tjetër i Komisionit Hetimor parlamentar, Edi Paloka përmes një deklarate për shtyp u shpreh se, Parlamenti do ta ndjekë me angazhimin më serioz rastin flagrant të shkeljes së ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës. "Parlamenti do ta ndjekë me angazhimin më serioz rastin flagrant të shkeljes së ligjit, mbi konfliktin e interesit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës", u shpreh Paloka, gjatë një konference për shtyp. Ai theksoi se, pas gjithë këtij skandali që tërhoqi jo vetëm vëmendjen e opinionit publik, por edhe të ILDKP-së, i cili pas hetimit administrativ vërtetoi korrupsionin galopant në Bashkinë e Tiranës, institucioni më kompetent që duhet të nisë një hetim të hollësishëm për këtë çështje, Prokuroria e Përgjithshme, është ende në heshtje. "Prokuroria e Përgjithshme qëndron në gjumë pas gjithë këtyre denoncimeve. Prokuroria e Përgjithshme po vërteton edhe njëherë se, në kundërshtim me detyrën ndaj Parlamentit dhe ligjit mbetet ende një instrument politik i përdorur nga kreu i opozitës së majtë", tha ai. Komisioni Hetimor parlamentar ka depozituar prej disa muajsh në Prokurorinë e Përgjithshme raportin përfundimtar, ku evidentohet megakorrupsioni i Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në KRRT me lejet e ndërtimit në Tiranë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi