Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?

Shko poshtë

Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka? Empty Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 11:48 pm

Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka? U1_IsaMulajGruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?

Nga Isa Mulaj

Nuk është kjo kurrfarë pyetje që do t’i interesonte ndonjë lexuesi ta dijë përgjigjen, qofshin edhe ata që e dinë më mirë se unë. Vetëm mos të harrojmë në fillim se këtë dilemë e ka ngritur vet Jeta Xharra nëpërmjet kopukut ofendues “Dhëndri i Kosovës” duke keqpërdorur televizionin e vetëm publik në Kosovë – RTK-në. Jeta Xharra i është drejtuar publikut dhe botës t’ia bëjë me dije se ajo, sipas nevojës për propagandë në shërbim të grupeve kriminale serbe të fshehta dhe të hapura, behët gruaja e kujtdo, kuptohet në media, e jo zyrtarisht më dokumente për çka nuk ka nevojë të na tregoj se me kë është e martuar, sepse pak kujt i intereson kjo çështje.
Me dokumente zyrtare, Jeta Xharra duhet të jetë e martuar me Alex Anderson, drejtor i një organizate jo qeveritare (OJQ). Në opinionin kosovar shpesh herë spekulohej pa bazë se Jeta Xharra është gruaja e “Dhëndrit të Kosovës” emri i vërtetë i të cilit është Casey Cooper Johnson. Në fakt ky është i martuar me një shqiptare tjetër dhe kurrë nuk ka qenë dhe deri në momentin kur po e lexoni këtë shkrim nuk është bashkëshorti i Jeta Xharrës. Që publiku dhe bota të bindet se Jeta Xharra nuk është gruaja e “Dhëndrit të Kosovës”, në debatin “Jeta në Prizren” me kryetarin e kuvendit komunal (K.K.) të Prizrenit, Ramadan Muja, të transmetuar në RTK me datën 18 dhjetor 2008, Jeta Xharra e kishte pyetur Kryetarin diçka për nepotizmin nën qeverisjen e tij në K.K. Kryetari në mes tjerash tha se edhe në degën e organizatës të cilën e udhëheq Jeta Xharra, Rrjeti (serb) Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN, ka nepotizëm. Kryetari nuk shtoj asgjë më tutje në këtë pikë. Atëherë ndërhyri Jeta Xharra duke iu drejtuar Kryetarit dhe publikut të shumtë të zgjedhur prizrenas që ishin të pranishëm në sallë me fjalë të qarta dhe zë pak të lartë: “Dhandrri i Kosovës nuk ashtë burri i jem”. E tha këtë për t’ia hequr nga mendja publikut prizrenas, qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë atyre që kanë menduar se Jeta Xharra është e martuar me Casey-n. Kishte të drejtë plotësisht. Mirëpo, tash del një “mirëpo” shumë e madhe.
Pas akuzave të disa politikanëve, medieve, individëve dhe vërtetimit të tyre se Jeta Xharra është spiune e Serbisë, Jeta Xharra del me idenë që t’i tregoj publikut nëpërmjet propagandës në RTK se tani ajo është gruaja e “Dhëndrit të Kosovës”. Casey del nëpër rrugët e Prishtinës t’iu tregoj qytetarëve se tani e ka marrë vesh që gruaja e tij është s(h)piune. Shumë qytetarë e kanë marrë vesh moti që kjo është spiune dhe e kujt, ndërsa bashkëshorti i deklaruar i Jeta Xharrës për propagandë në RTK, e paska marrë vesh këtë gjë nga të tjerët, pavarësisht se askush nuk ishte më afër saj se Casey gjatë gjithë kohës prej se ekziston dega e BIRN-it në Kosovë. Jo si bashkëshort, por si anëtar i rregullt dhe kurrë i pandarë në emisionet e BIRN-it në Kosovë. Gjatë propagandës nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës “E kam marrë vesh që gruaja ime ashtë shpijune e Serbisë”, kopuku ofendues i kulturës shqiptare në Kosovë me pseudonimin “Dhëndri i Kosovës” rastis të kërkoj komente edhe nga unë, të cilave Jeta Xharra u kishte dhënë publicitet më së shumti në krahasim me qytetarët tjerë. Sqarim: “shpijune e Serbisë” është akuzë për Jeta Xharrën, pavarësisht se Casey thotë “gruaja jeme”, sepse gruas së tij pak kush ia di emrin dhe atë nuk e ka akuzuar askush për spiune të Serbisë. Mos hezitoni dhe hapeni video incizimin në këtë adresë: https://www.youtube.com/watch?v=GvMl5FZUjBk. Unë jam me bluzë të bardhë. Analizoni më kujdes video incizimin prej 5 minutave. Sidoqoftë, më vonë në këtë shkrim do t’ua analizoj edhe unë pak për t’iu ndihmuar ta kuptoni domethënien e vërtetë të kësaj propagande të porositur nga grupet kriminale të fshehta. Keni bindjen se po e kuptoni manipulimin e Jeta Xharrës me martesën e saj, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e propagandës. Atë më të madhen do ta kuptoni më vonë. Ju lutem shkarkojeni video incizimin dhe ruani në kompjuter sepse BIRN-i mund ta heq nga Youtube posa ta marrë vesh se ju e keni kuptuar domethënien e vërtetë. Ka ndodhur kjo me një emision për homoseksualët posa publiku e zbuloj qëllimin e atij emisioni. Mund të ndodh menjëherë edhe me video incizimin që e shikoni në Youtube në adresën e mësipërme.
Sipas një editoriali të Kimete Berishës që ofron një histori të shkurt për familjen Cooper, Casey Cooper Johnson u shpërngul nga një komunë e SHBA-ve Calistoga me 5.000 banorë, e njohur si komunë për banjo me baltë deri në fyt, dhe u vendos në Kosovë me familjen 10 anëtarësh me misionin për “shkrirjen e kujtimeve midis kulturave kontradiktore”, në këtë rast të asaj shqiptare dhe serbe. Mjetet për misionin e tyre i merrnin prej donatorëve të ndryshëm. Babai i Casey-t, Alan i kishte treguar të birit se ilirët janë pastruar në baltë. Nga kjo kishte rrjedhur ideja e Casey-t që si dhëndër i Kosovës të dal në mars 2009 me sloganin “My name is Mud” (Unë quhem baltë). Në disa nga projektet e shumta ku Casey në mënyrë të neveritshme fyen çdo gjë të traditës dhe kulturës shqiptare, e ka financuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Nuk kemi kohë as unë e as ju të tregojmë për përdhosjet dhe fyerjet e panumërta të këtij kopuku.
Po kthehemi tash te video incizimi që e shikuat më herët. Çka shërben ajo pamje? Ta kuptoni se si e demanton Jeta Xharra veten, ose ne të bindemi se çfarë manipuluese është kjo ndaj publikut kosovarë? Po, kjo është vetëm njëra anë e së vërtetës. Ana tjetër është edhe më dëshpëruese. A e dini pse? E kuptuat paragrafin paraprak? Po mendojmë se po, prandaj mbajeni në mend. Tash hapni edhe një herë video incizimin në Youtube. Mendoni se si fillon shfaqja pas reklamës hyrëse. Dy romë, emigrantë nga Shqipëria, në sheshin Nënë Tereza. Njëri me surle, tjetri me tarabuk. Pastaj shfaqet “Dhëndri i Kosovës” që interviston kalimtarët e rastit, duke përfshirë edhe mua me bluzë të bardhë, dhe shumë të tjerë në rrugët tjera të Prishtinës. Shikoni me kujdes përfundimin e shfaqjes. Përsëri shfaqet dueti muzikor i dy emigrantëve romë me surle dhe tarabuk. Vetëm se në përfundim muzika duhet të kombinohet me një pamje tjetër. Me pjesën më të keqe të sheshit Nënë Tereza ku është grumbulluar uji dhe balta (për defektet në punimin e këtij sheshi shih analizën: “Paradokset e investimeve në qendrën e kryeqendrës së Kosovës”). Dhe jo rastësisht por me paramendim shumë të qartë, “Dhëndri i Kosovës” do ta përfundoj skeçin e tij për Jeta Xharrën “xhylyt” e në baltë duke shkelur në të. Vende tjera të ngjashme në sheshin Nënë Tereza nuk kishte. Por Casey në misionin e tij është zgjedhës shumë i mirë. Ai i përmbahet porosisë së babait të tij se ilirët janë “pastruar” në baltë dhe meditonin epshe të neveritshme, prandaj duhet t’i tregoj botës së është bërë “taman” ilir i denjë. Ilirët dhe shqiptarët sipas Casey-t nuk kanë tjera karakteristike kulturore më të dallueshme se “larjen në baltë” dhe muzikën rome.
U mbeta borxh në ofrimin e ndonjë përgjigje në pyetjen që mbeti nga titulli: Sa gra i ka Jeta Xharra? Kjo duket pyetje e çuditshme dhe përgjigja shumë e vështirë. Në disa emisione për “të drejtat e grave dhe homoseksualëve”, Jeta Xharra kryesisht ftonte disa aktiviste të OJQ-ve që domosdo duhej të përkrahin atë që mendon dhe e ka për mision Jeta Xharra. Në mesin e atyre të ftuarve janë Sarah Maliqi, një shqiptare që duket me emër të huaj dhe me mbiemër tipik serb (“maliq” nga serbishtja do të thotë “vogëlush” ose i “vogël”) edhe pse ky mbiemër është i përhapur tek shqiptarët, si dhe Igballe Rugovën nga e cila jam informuar se është diçka redaktore e lajmeve në TV21. Igballja paraqitet si përfaqësuese e një rrjeti për mbrojtjen e të drejtave të grave. Në konferencën për shtyp të organizuar në prill (me datën 7 më duket) të vitit 2008 në Hotelin Grand nga përfaqësuesit në emër të 50 OJQ-ve nga SHBA dhe Evropa për të diskutuar rreth Kushtetutës së Kosovës para se ajo të shkoj për miratim në Kuvendin e Kosovës, sa u ulëm dhe ende pa filluar konferenca, Igballja po i drejtohet kryesuesit të delegacionit Glen Levi: “ç’kërkon ti këtu. Me leje të kujt keni ardhur këtu? Kush ta dha të drejtën të diskutosh për Kushtetutën tonë? Të lutem mblidhi valixhet dhe shko në shtëpi menjëherë.” Ishin të pranishme shumë media, kamera dhe gazetarë. Glen Levi-t për një moment u zverdh dhe duket si nuk i mbeti pikë gjaku në fytyrë nga frika ose kjo e papritur. Ndoshta ai ka menduar se kur Kosova i ka femrat kaq të egra, po meshkujt çka s’më bëjnë! Është rregull standarde në tërë botën se edhe kriminelët më të mëdhenj kur ulen për të biseduar, bisedojnë si njerëz. Për më tepër, konferencën për shtyp e kishte organizuar vet delegacioni me në krye Glen Levi-n, dhe Igballja sikur të gjitha mediat tjera dhe unë, ishim vetëm të ftuar. Ne si të ftuar nuk kishim të drejtë ta kërcënojmë Glen Levin me deportim para fillimit të konferencës. Ai kishte të drejtë kë ta lejoj në konferencë e kë jo, sepse ne ishim të ftuarit e tij.
Glen Lev-i është nënkryetar i parë i Alliance Defense Fund, organizata më e madhe në SHBA për mbrojtjen e vlerave të familjes. Përpos Glen Levi-t, edhe kryetares së organizatës më të madhe në SHBA për mbrojtjen e të drejtave të femrave Concerned Women of America, Wendy Wright, i doli problem me një shqiptare të Kosovës, përfaqësuese e një OJQ-je, e cila dukej se do të kacafytej me Wendy-n rreth përfshirjes dhe fuqizimit të abortit në Kushtetutën e Kosovës. Kjo shqiptarja nuk ka qenë e ftuar në konferencë, por duket se, ose ka ardhur me vetiniciativë pasi ka dëgjuar rreth kohës për organizimin e konferencës, ose e kishte dërguar dikush si “xhoker” me mision. Kështu me dy femra arritëm t’i kërcënojmë dy organizatat më të SHBA-ve, njërën organizatë për mbrojtjen e familjes, e tjetrën për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Kjo shqiptarja që fjalosej me Wendy-n më vonë e ka kuptuar se e kishte gabim, prandaj duket se edhe është penduar pak në heshtje. Emrin e saj nuk bënë ta përmendim për hir të asaj se tani është e moderuar. Por të tjerat si Igballja, dhe ato jashtë konferencës si Jeta Xharra dhe Sarah Maliqi kanë mbetur ashtu. Me të përfunduar konferenca për shtyp, gazetarë të ndryshëm të moderuar filluan të na tregojnë fjalë ofenduese kundër Igballes, e njëri tha se arsyeja pse Igballja e përkrah (ç)orientimin seksual është se ajo ka “girlfriend” (dashnore). Nuk e dimë se kush është e dashura e saj, edhe pse në mike e imja nga Lundi i Suedisë më vonë me tregonte se Igballja ka “girlfriend”. Pavarësisht kësaj, kërcënimi i saj ndaj Glen Levi-t në fillim të konferencës, e vërtetoj edhe një herë atë përfaqësuesit e OJQ-ve nga SHBA dhe Evropa vazhdimisht na tregonin: Se (ç)orientimi seksual është çrregullim mendor. Për të dashurat e Sarah Maliqit dhe Jeta Xharrës si përkrahëse agresive të marrëdhënieve seksuale brenda të njëjtës gjini, ende nuk dimë si qëndrojnë punët. Nuk dimë kush më kë është e martuar. Kësaj radhe vetëm treguan vetëm për martesën pa letra të Jeta Xharrës me “Dhëndrin e Kosovës”, dhe atë duke u bazuar ekskluzivisht vetëm në njoftimet zyrtare të vet Jeta Xharrës. Mund të ketë edhe martesa tjera me femra pa letra, sidomos me ato që i fton në emisionet për t’i përkrahur (ç)orientimet seksuale. Nuk më interesojnë t’i di këto, ashtu siç nuk më ka interesuar t’i di as martesat e saj me meshkuj që i propagandon në RTK sipas nevojës, por kësaj radhe e pashë të arsyeshme të ofroj disa sqarime rreth konfuzionit që e shkaktoj në publik vet Jeta Xharra përmes mediumit të vetëm publik në Kosovë – RTK-së, se gruaja e kujt ishte.

Prishtinë
07 gusht 2009.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi