Vështirësi në veri të Shqipërisë për shkak të motit-më 2007
Vështirësi në veri të Shqipërisë për shkak të motit-më 2007
Kështu ishte në vitin e kaluar. Si do të jetë në këtë vit do ta shofim pas disa ditëve. Vështirësi në veri për shkak të motit | |||||
Festa e Vitit të Ri atje ka kaluar me reshje dëbore. Në qytetin e Kukësit arrin në 15 cm ndërkohë që në zonat e thella malore deri në 50 cm lartësi. Dëbora dhe ngricat kanë sjellë mjaft probleme në qarkullimin e automjeteve megjithëse fluksi i udhëtimeve në ditët e festave ka qenë simbolik. I gjithë aksi kombëtar i rrugës që lidh Kosovën e Kukësin me pjesën tjetër të vendit kalohet mes shumë vështirësive dhe vetëm me zinxhir ndërkohë që 20 komuna të qarqeve Kukës e Dibër janë të izoluara dhe nuk kanë lidhje me rrugë automobilistike me qytetet. Policia dhe autoritete vendore thonë se nuk ka patur aksidente dhe emergjenca shëndetësore. Nuk ka patur dhe probleme në furnizimin me ushqime, pasi banorët janë furnizuar për vitin e ri. Kryeministri Sali Berisha kërkoi gadishmërinë e plotë të qeverisë së tij për të përballur motin e keq dhe vënien në përdorim të të gjitha mjeteve të nevojshme për të zhbllokuar nga dëbora të gjitha rrugët që lidhin këto zona me rrugën nacionale. Situatë e mirë hidrike Rreshjet e shumta të dëborës kanë krijuar situatë të mirë hidrike për Korporatën Elektroenergjitike, KESH. Sait Dollapi, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes, i tha BBC-së do të vazhdojë furnizimi pa ndërprerje i popullatës me energji elektrike. Furnizimi i pandërprerë nisi para dy javësh. Prodhimi vendas i energjisë tashmë është në kuotat më të larta, afro 16 milion kilovat orë. Ndërkohë që po importohen rreth 8 milion kilovat orë energhi elektrike. Vështirësi në kalimet kufitare Ndërkaq largimi gati i menjëhershëm për në vendet e punës i emigrantëve shqiptarë që kaluan festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, po krijon rradhë të gjata veçanërisht në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë. Situata u rëndua të mërkurën në anën shqiptare, për shkak të defektit në rrjetin kompjuterik që lidh pikat kufitare të vendit ndërsa në anën greke prej kontrollit të imët që u bëhet dokumenteve dhe mjeteve të emigrantëve. Ne veri të vendit, në ditët në vijim pritet që të shtohet fluksi i udhëtimeve pasi rikthehen studentët dhe emigratët e shumtë edhe nga Kosova që kanë festuar në shtëpitë e tyre. Policia rrugore dhe ndërmarrjet e rrugëve po përpiqen të mbajnë të hapur aksin kombëtar të rrugës. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi