Tragjedi: Mbyten tre fëmijë, disa të lënduar
Faqja 1 e 1

Hysni Syla, BOTA SOT
Fatkeqësisht, në sallonin e shtëpisë ku është futur kamioni, kishin qenë rreth dhjetë veta të Ahmet Aliut, zotit të shtëpisë dhe të afërm të tij. Kamioni kishte goditur dhomën e ndejës, duke e bërë të pa shansa shmangien e tragjedisë.
Kamioni i futur në shtëpinë e familjes Aliu, ku gjetën vdekjen tre fëmijë
Gjashtë të lënduar
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:30, kur një kamion transportues, për shkaqe të panjohura, por që besohet të jenë të natyrës teknike, ka humbur kontrollin dhe është futur në një shtëpi, ku ishin së paku rreth 10 anëtar të familjes. Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë persona kanë marrë lëndime.
Mitrovicë, 8 gusht - Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në veri të Mitrovicës në të cilën kanë humbur jetën tre fëmijë, të shtunën pas dite rreth orës 15.00 në fshatin Suhadoll. Në këtë aksident tragjik jetën e kanë humbur fëmijët Valon Aliu 12, Blerim Ahmeti rreth 10 vjet dhe Irfan Aliu rreth 7 vjet, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë Sadete Aliu, Erza Aliu dhe shoferi i kamionit, të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Duke i bërë të njohura këto të dhëna, shefi i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familajre (QKMF) në Mitrovicë, dr. Besim Meholli, tha se tre fëmijët kanë ardhur në QKMF pa shenja jete, kurse tre të tjerët janë dërguar më pas në Prishtinë për shkak të lëndimeve të rënda që kanë pësuar. Ai tha se të lënduar në këtë aksident tragjik kanë qenë edhe tre persona të tjerë, të cilët, pasi që iu është dhënë ndihma mjekësore, janë liruar për në shtëpi. Jozyrtarisht mësuam se fëmijët e vdekur janë të dy vëllezërve me mbiemrin Aliu dhe fëmija i tretë i motrës së tyre. Njëri nga dy vëllezërit kishte planifikuar që të dielën të udhëtonte jashtë vendit, ku është me qëndrim të përkohshëm.
Tragjedia ka ndodhur në momentin kur një kamion i një kompanie ndërtimore, e cila merr pjesë në rindërtimin e shtëpive shqiptare në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, duke u kthyer në drejtim të Mitrovicës, në fund të një teposhtëze të rrugës së asfaltuar ku gjendet një kthesë e madhe, për shkaqe të panjohura nuk ka mund të vazhdojë në drejtimin e duhur, dhe i ka rënë shtëpisë, së familjes Aliu, duke depërtuar në thellësi të saj. Fatkeqësisht, në sallonin e shtëpisë ku është futur kamioni, kishin qenë rreth dhjetë veta të Ahmet Aliut, zotit të shtëpisë dhe të afërm të tij. Kamioni kishte goditur dhomën e ndejës, duke e bërë të pa shansa shmangien e tragjedisë.
Pamja në vendin e tragjedisë ishte rrëqethëse. Kamioni ishte future pothuaj i tëri brenda në shtëpi, duke e rrënuar anën ballore dhe kulmin e saj.
Në vendin e ngjarjes kishin arritur të parët banorët e më pastaj edhe njësitet e policisë, të zjarrfikësve, KFOR-it etj, dhe menjëherë kishin filluar përpjekjet për nxjerrjen e viktimave nga shtëpia e rrënuar. Një person, i afërm i pronarit të shtëpisë, i cili nuk deshi t’i përmendet emri, tha se skena brenda ishte rrëqethëse dhe tepër prekëse. Fëmijët, të gjithë me lëndime të rënda ishin në vende të ndryshëm dhe kishte vështirësi që të tërhiqen. Personi i fundit është tërhequr nga rrënojat pas dy orëve të përpjekjeve të pandërprera. Në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori publik i Prokurorisë së qarkut, Njazi Rexha dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, dr. Bajram Rexhepi. Zyrtarët e policisë në Mitrovicë kanë konfirmuar rastin tragjik, duke thënë se ai ka ndodhur rreth orës 15:30, kur një kamion transportues, për shkaqe të panjohura, por që besohet të jenë të natyrës teknike, ka humbur kontrollin dhe është futur në një shtëpi, ku ishin së paku rreth 10 anëtar të familjes. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti tha se tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë persona kanë marrë lëndime.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi