Berisha: Shqiptarët janë unikë dhe të pandashëm

Bota sot, Tiranë
Kryeministri Berisha takoi një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe përfaqësuesin e Komisionit për Siguri të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Mustafa.
Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me delegacionin e LDK-së, të përfaqësuar nga nënkryetarët E. Kryeziu dhe L. Haziri, si dhe R. Manaj, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së dhe njëkohësisht zv.kryeministër i Kosovës.
Kryeministri Berisha priti në një takim pune një delegacion të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të përfaqësuar nga Eqerem Kryeziu, nënkryetar, Lutfi Haziri, nënkryetar dhe zoti Ramë Manaj, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së dhe njëkohësisht zëvendëskryeministër i Kosovës. Zyrtarët e lartë të LDK-së i uruan Kryeministrit Berisha fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe njëkohësisht e ngushëlluan për rënien e katër oficerëve të Policisë së Shtetit në përballje me krimin, duke e konsideruar këtë si një mesazh se lufta kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit në përgjithësi do të jetë e pa kompromis.Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi se kjo ishte një vdekje heroike dhe se efektivat e policisë u vranë vetëm sepse ata zbatuan ligjin në mënyre të përpiktë. Kryeministri Berisha, shprehu rëndësinë që dy qeveritë të eliminojmë çdo lloj ndryshimi midis dy vendeve. Ai shtoi se ne jemi një komb dhe se duhet të ndjehemi të tillë. Dy qeveritë, - tha Kryeministri - duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët dhe se duhet të merren veprime konkrete në njehsimin e sistemit të doganave, financave, arsimit, etj., me modelin e vendeve të Bashkimit Europian. Kryeministri theksoi se kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës. Më tej, biseda u përqëndrua në bashkëpunimin midis dy partive politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e tij për t’i dhënë LDK-së ndihmë pa rezervë, sikurse vuri theksin në nevojën e bashkimit të grupimeve të ndryshme politike në Kosovë si mënyra më e mirë që LDK-ja të arrijë rezultate pozitive.
Takim me Kryetarin e Komisionit për Punët e Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa
Kryeministri Berisha priti ditën e sotme Kryetarin e Komisionit për Punët e Brendshme dhe Siguri të Parlamentit të Kosovës, zotin Rrustem Mustafa, i cili shoqërohej nga ambasadori I Kosovës në Tiranë. Zoti Mustafa ngushëlloi Kryeministrin Berisha për rënien në krye të detyrës të katër oficerëve të Policisë së Shtetit në luftë me krimin. Kryeministri Berisha nga ana e tij vlerësoi se kjo ishte një vdekje heroike dhe se efektivat e policisë u vranë vetëm sepse zbatuan ligjin në mënyre të përpiktë. Kryeministri tha se ata ishin oficerë të shkëlqyer, me një karrierë brilante në radhët e policisë dhe se në sajë të aktit të tyre, ajo bandë kriminele nuk është më. Më tej, zoti Berisha bëri një ekspoze të arritjeve të Shqipërisë në fushën e rendit dhe sigurisë, por edhe në fusha të tjera dhe vuri theksin në nevojën e hapave konkrete në bashkëpunimin midis dy vendeve tona në të gjitha fushat. Kryeministri u shpreh se është jashtëzakonisht e rëndësishme që dy qeveritë të eliminojnë çdo lloj ndryshimi midis dy vendeve. “Dy qeveritë duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët,” vijoi Kryeministri, duke shtuar se duhet të merren veprime konkrete në njehsimin e sistemit të doganave, financave, arsimit, etj., me modelin e vendeve të Bashkimit Evropian. Kryeministri përfundoi se kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës. Ai vërejti se progresi i Kosovës gjatë një vit e gjysmë që nga pavarësia e saj është i jashtëzakonshëm dhe se e sheh të ardhmen e saj me një optimizëm të madh. Kryeministri tha se Kosova po faktohet si faktor stabiliteti. Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Parlamentit të Kosovës, z. Mustafa i kërkoi Kryeministrit ndihmë me ekspertizë në reformën në fushën e rendit dhe sigurisë, kërkesë e cila u mirëprit nga Kryeministri Berisha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi