Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Modeli i 'pacifizmit' të Rugovës, dhe ky sot i BE-së?

Shko poshtë

Modeli i 'pacifizmit' të Rugovës, dhe ky sot i BE-së? Empty Modeli i 'pacifizmit' të Rugovës, dhe ky sot i BE-së?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 12, 2009 11:22 pm

Modeli i 'pacifizmit' të Rugovës, dhe ky sot i BE-së?

Teki DERVISHI



Modeli i 'pacifizmit' të Rugovës, dhe ky sot i BE-së? Teki%202

Në një shkrim para do dite këtu u tha se pacifistët e sotëm të “klasës politike” aktuale, kur i krahason me Rugovën, ky duket si një ekstremist tipik militarist. Evropa qe 10 vjet “na ka ndihmuar” ta himnizojmë “paqen” që na solli NATO-ja dhe BE-ja. Kosova u çlirua në tubimet paraelektorale, në shënimin e përvjetorëve, në parlamentin e Kosovës, në “mendjen” e qytetarit të indoktrinuar. Por “çlirimi” nuk u nënshkrua as në “Marrëveshjen e Kumanovës” e as në asnjë akt zyrtar nga të gjitha ato qindra “marrëveshje” e “bisedime” “ndërkombëtare”. Vetëm paqe! BE (në emër të OKB-së) e pacifizoi Kosovën definitivisht. Tash “misionet” e saj reklamojnë (në media) “paqen” e kontinuitetit 100 vjeçar të “bashkëjetesës” “multietnike”. Klasa politike dhe ajo civile u arsimua nëpër kurset ambulante preventive të natës politike, mësoi që të mos t’ia pijë sorra trutë, e të sillet “revanshiste”. E demobilizuar ushtarakisht, “klasa shqip” urbanizoi krizën humanitare kulturore, doli kundër “rastësisht” ndonjë nacionalizmi shqiptar. Politika “kosovare” në rolin e Krishti me lule i rezistoi politikës terroriste të Serbisë. Pranoi “diskriminimin pozitiv” (formulë kjo e KQ të Serbisë 1978, që sot përdoret nga decentralizatorët e feudeve mesjetare).
Presidentin Rugova e akuzonim për pacifist. Po çka është ky far pacifizmi? Pacifizëm është ky si sot, kur në ndonjë demonstratë (sindikale apo politike) dalin jo më shumë se dhjetë qytetarë. Rugova na mobilizoi ta refuzojmë okupimin, BE-ja na mobilizoi të gjithëve ta pranojmë paqen në këmbim të lirisë dhe të bashkëjetojmë me okupatorin.
Në kohën e Rugovës kishim vetëm një parti të vetme “pacifiste” (LDK), të tjerat ishin të gjitha militariste. Sot të gjitha partitë politike i kemi pacifiste, madje asnjë militariste, sepse e kemi fituar luftën për paqe. Fitorja na solli humbjen e Kosovës Lindore dhe Kosovës Veriore, kurse “humbja” e luftës serbe, Serbisë i solli territore të reja në Kosovën Lindore, Kosovën Veriore, në Kosovën Decentraliste, në Bosnje, në Vojvodinë, në Mal të Zi, në Sanxhak. Neve “kosovarëve” lufta “e humbur” serbe na solli paqen dhe integrimin evropian. Tash jetojmë në një Kosovë zyrtarisht të shpallur “stabile” politikisht dhe ekonomikisht. Ku ka më mirë?! Kolektivisht e zbatojnë politikën e BE-së për “paqësimin” definitiv të Kosovës, e cila dikur me Rugovën kërkonte çlirimin, kurse sot e ruan “paqen” e arritur pas luftës “së humbur” të Serbisë.
Nuk ka më lëvizje studentore siç kishte në kohën “pacifiste” të Rugovës. Nuk ka më UÇK siç kishte në kohën “pacifiste” të Rugovës, sepse tash kemi paqe! Popullit shqiptar të Kosovës “ia vazhdojnë” etnocidin duke ia ndaluar ujin, rrymën, punën, kulturën, shëndetësinë, arsimin… e privojnë nga të gjitha të drejtat elementare, sepse “çlirimtarët” kanë arritur të na bindin se “paqja” e dekretuar, nënkupton lirinë civile në shtetin, të cilin nuk e pranojnë pikërisht “çlirimtarët”. Armëpushimi që sot quhet liri, “mbikëqyret” nga armata e krejt Botës. U pacifizua i tërë populli i Kosovës nën trysninë e “pjekurisë” së klasës politike, zbatuese e Rezolutave të huaja, e cila e ka bindur miletin se çështja e Kosovës (madje edhe çështja shqiptare) tashmë është zgjidhur dhe se Kosovën e decentralizuar dhe aneksuar po e pranojnë gjithnjë e më shumë shtetet e mëdha të botës, po “e pranojnë” po ato shtete që sot vendosin në Këshillin e Sigurimit, ato që e mbajnë në fuqi Rezolutën 1244. Ato e pranojnë pavarësinë e Kosovës së aneksuar konkretisht, kundër të cilit aneksim deklarohen vetëm verbalisht. Tash veç po presim të integrohemi në Evropë. Presim punë dhe integrime. Dhe zombizohemi.
Po pale “pacifisti” Rugova! Ai shumë e kishte “pacifizuar” Kosovën, sa që dhjetë vjet nuk kish ditë pa demonstrata, diversione kundër ushtrisë dhe policisë terroriste të Serbisë, konferenca për shtyp që internacionalizuan faktin se Kosova ishte e okupuar. Ishte koha “pacifiste” e organizimit gjithëshqiptar për ta refuzuar në mënyrë unanime “paqësore” administratën e Serbisë. “Pacifizmi” i Rugovës krijoi sistemin paralel si shprehje e pikërisht refuzimit të sistemit të okupatorit. “Pacifizmi” i Rugovës organizoi zgjedhjet kombëtare që bashkuan 90 % të shqiptarëve, kështu duke refuzuar unanimisht shtetin Serb, “pacifizmi” që pranoi shtetin de facto të Rugovës, “pacifizmi” i Rugovës që ndaloi popullin shqiptar të dilte në zgjedhjet e Serbisë, vendosja “pacifiste” e çështjes së Kosovës deri në agjendat më të larta të instancave të Fuqive të Mëdha dhe individëve karizmatik të tyre, (që me Rugovën bisedonin në nivel e reciprociteti të faktoritetit politik, duke e ditur se me çfarë individualiteti suprem kishin punë).
Pacifiste nuk mund të quhet lëvizja e Rugovës, e cila e afirmoi faktin se Kosova është e okupuar, që e mobilizoi tërë një popull ta refuzojë administratën e okupatorit. Por pacifiste është kjo politika e sotme e OKB-BE-së, që bën një popull ta ulë kokën ndaj dhunës politike policore. Pacifizëm është kur konstaton se është zgjidhur çështja e një shteti, dhe kur shihet se kjo nuk është e vërtetë. Pacifizëm është kur mungon totalisht opozita dhe organizimet alternative. Pacifizëm është kur populli nuk organizohet kundër armiqve si organizohej në kohën “pacifiste” të Rugovës. Pra, nuk ishte Rugova pacifist. Ai e mobilizoi kryengritjen gjithëpopullore kundër administratës terroriste serbe. Pacifizëm është ky sot, sot kur popullin e kanë bindur se okupatorët nuk janë armiqtë tanë, por janë “miqtë tanë ndërkombëtarë” “çlirimtarë”.
A është fatalitet kombëtar, apo diçka tjetër vdekja e Rugovës? Kush do ta zëvendësojë? Dikush po, por jo nga opozita, as nga shoqëria civile. Kosova po e pret liderin dhe unë e njoh atë! Ai është në LDK, aty ka individë supremë, por të tillë do të shihen vetëm pas një manifestimi publik të domosdoshëm të autokritikës, që do të thotë, kthimit kombëtar shqiptar në Rrugën e Rugovës. Në Rrugën që e bashkoi popullin në rezistencë pacifiste-refuzuese, e jo si sot, në pacifizëm nënshtrues që përbuzë me mjerim dhe dekulturim. Duhet të fillojë refuzimi paqësor i Rugovës. Jo më “paqja stabile”, por “paqja refuzuese” e shpëton Kosovën nga kurdistanizmi marksist-leninist.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi