Dr. Ibrahim Rugova ishte artikuluesi më i mirë i kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës
Faqja 1 e 1

Myftar Halili, BOTA SOT
Aktivistë të Degës së LDK-së në Gjermani bënë homazhe tek varri i dr. Ibrahim Rugovës dhe vizituan presidentin dr. Fatmir Sejdiu
Delegacioni i Degëve të LDK-së në Gjermani e në Beneluks bën homazhe tek varri i presidentit dr. Ibrahim Rugova
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani me kohë ka bërë planifikimin dhe përgatitjet që gjatë pushimeve verore në Kosovë, kur shumica e aktivistëve të saj vizitojnë atdheun, të zhvillojë aktivitete të rëndësishme. Kështu kryesia e kësaj Dege e kryesuar nga kryetari Hazir Krasniqi, të cilës iu bashkangjitën edhe aktivistë nga Dega e LDK-së për Beneluks të udhëhequr nga kryetari Gani Azemi, gjatë javës së kaluar zhvilluan një sërë aktivitetesh në Kosovë.
Para shtatores së akademik Fehmi Aganit
Fillimisht delegacioni i dy degëve të LDK-së nga diaspora i shoqëruar nga Kolë Berisha, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe tash deputet i këtij Kuvendi dhe nënkryetar i LDK-së bëri homazhe tek varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Me këtë rast pran varrit të presidentit u vendosën kurora me lule.
Dr. Rugova kishte një respekt të madh për mërgimtarët tanë që me dekada jetuan larg familjeve të tyre
Duke folur për këtë vizitë Hazir Krasniqi, kryetar i degës së LDK-së në Gjermnai tha se është ky viti i katërt me radhë që Dega e LDK-së në Gjermani mbanë takime të tilla gjatëmuajve të verës kur shiumica e kativistëve të saj janë në Kosovë. Ai tha se akti i parë i këtij grupi është gjithmonë vizita tek varri i presidentit dr. Ibrahim Rugova. Ai thotë se 21 janari i vitit 2006 do të mbetet dita më e dhimbshe për shqiptarët. Është dita kur nga ne u nda presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Është dita kur humbem kalosin e politikës shqiptare, artikuluesin e denjë të kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, njeriun dhe intelektualin e mirëfilltë të kalibrit botëror. Ai ishte burrë i madh i të gjitha kohërave për shqiptarët, ishte lidhja e dy shekujve për së gjalli. Shekulli që nisi luftën për lirinë e Kosovës dhe shekullin që ndërtoi lirinë dhe demokracinë e Kosovës ishte vizionari i pavarësisë së Kosovës. Dega e LDK-së në Gjermani që nga themelimi i saj përveç respektit të madh që kishte për të, bashkëpunoi ngusht me të dhe çdo gjë që bëri e bëri me bekimin e tij. Falë këtij bashkëpunimi të ndërsjell çështja e Kosovës avancohej në mekanizmat ndërkombëtarë e veçanërisht tek politika gjermane. Me kujdes të vaçantë zbatuam porositë shumë të çmuara të tij, porosia që ia rritnin namin kësaj dege jo vetëm të anëtarësia jonë por edhe tek organet gjermane. Dhe vërtet falë politikës së tij largëpamëse ne organizuam protesta të fuqishme ku merrnin pjesë qindra-mijëra bashkatdhetarë me kërkesen kryesore, “Të njihet pavarësia e Kosovës”. Në foltoret e protestave tona paraqiteshin përfaqësuesit më të lartë shtetërore e politik të shtetit gjerman. Ai ishte shumë mirënjohes punës dhe veprës së madhe që bënë bashkëkombasit tanë jashtë atdheut të organizuar nën ombrellen e LDK-së, në grumbullimin e ndihmave humanitare, atyre për vetëmbrojtje, fondit shtetëror të Kosovës e deri tek organizmi i luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës.
Në vazhdim Hazir Krasniqi tha se me të drejt, janari quhet muaji më tragjik për shqiptarët sepse në këtë muaj përveç presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova humbem figurat me eminente të çështjes sonë kombëtare si Skënderbeun, Isa Boletinin, Bajram Currin, Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka. Në këtë muaj vriten Enver Maloku, shef i QIK-ut dhe Smajl Hajdaraj luftëtar e komandant i UÇK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Po këtë muaj, konkretisht me 4 janar 2003 u vra kolonel Tahir Zemaj së bashku me të birin Enisin e kushëririn Hasanin.
Pamje nga vizita tek presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu
Porse ideali i të gjithë këtyre u realizua vitin që e lamë pas. Viti 2008 është viti i realizimit të aspiratave të tyre dhe shumë e shumë gjeneratave (atdhetarëve) që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne në diasporë kemi një respket shumë të madh për të gjithë ata që dhanë shumë për këtë ditë, porse dr. Ibrahim Rugova është personaliteti, me veprën e të cilit lidhet çdo afirmim i çështje së Kosovës.
Dr. Rugova kishte një respekt të madh për mërgimtarët tanë që me dekada jetuan larg familjeve të tyre. Qe me dekada të tëra nuk u lodhen duke vepruar për të mirën e Kosovës. Ai kishte respekt të madh për aktivistët e LDK-së që vepruan jasht. Ai ka ditur të mbajë gjallë aktivitetin e LDK-së edhe jashtë atdheut. Ai po na mungon shumë sot. Për këtë ne mërgimtarët e kemi obligim që sa herë të vizitojmë Kosovën të kthejmë dhe të bëjmë nderime për këtë burrë të madh të dy shekujve në të cilët jetuam dhe po jetojmë.
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani poashtu përshëndet edhe punën e kryetarit të nderuar prof. dr. Fatmir Sejdiun duke i uruar sukses në drejtimin e shtetit dhe të partisë. – tha Hazir Krasniqi.
Pritje e ngrohtë tek presidenti dr. Fatmir Sejdiu
Ndërkaq Gani Azemi, kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks tha se se për dhjetë vjet, nga 23 dhjetori 1989 e deri me 24 mars 1999, dr. lbrahim Rugova si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht si president i Republikës së Kosovës, i zgjedhur dy herë radhazi me votën e drejtëperdrejtë të përfaqësuesëve të popullit, zgjodhi dhe ndoqi rrugën më të vështirë në arritjen e këtij vizioni për të cilin kishte bekimin e një populli, rrugën e një rrezistencë aktive e të padhunshme, ku përmes mjeteve politike armëve më të forta të kohës, demokracisë, paqes, urtësisë dhe durimit, të arrijë atë për të cilën breza e breza u gjakuan dhe u flijuan: Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Delegacioni pastaj bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh edhe tek përmendorja e e akademik Fehmi Aganit.
Pas bërjes së homazheve tek varri i presidentit dr. Ibrahim Rugova, delegacioni i Degës së LDK-së nga Gjermania i përbërë edhe me aktivistë të Degës së Beneluksit dhe i shoqëruar vazhdimisht nga Kolë Berisha u pranua në një vizitë të shkurtër nga presidenti dr. Fatmir Sejdiu.
Në fillim dr. Sejdiu u dëshiroi atyre mirëseardhje dhe i njoftoi me përpjekjet e insitucioneve të Kosovës për zhvillimin dhe përparimin e këtij shteti më të ri në botë. Presidenti Sejdiu foli edhe për funksionimin e insitucioneve të Kosovës dhe organizimin e tyre për të çuar zhvillimin e vendit përpara dhe për ta integruar sa më shpejt në organizmat ndërkombëtarë. Ai poashtu i njoftoi aktivistët e LDK-së nga Evropa rreth angazhimeve që po bëhen për shtuarjen e numrit të shteteve që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Ai në fund u dëshiroi pushime të këndshme aktivistëve të LDK-së në familjet e tyre në Kosovë.
Edhe udhëheqësit e dy degëve të LDK-së, në Gjermani dhe në Beneluks, e njoftuan presidentin me aktivitetin e anëtarëve, simpatizantëve dhe bashkatdhetarëve tjerë në mërgim dhe gatishmërinë e tyre që të mos ndërprejnë kontributet e tyre për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi