Pushuesit italianë, të mrekulluar nga bukuritë e plazhit të Shëngjinit
Faqja 1 e 1

Të huajt për pushimet verore në Shqipëri
Plazhi në Shengjin është atraktiv për pushuesit italianë
Pushuesit italianë të akomoduar në plazhin e Shëngjinit shprehen mjaft të kënaqur me kushtet e ofruara nga operatorët turistikë. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazhit, qetësinë si dhe bukuritë natyrore. "Është një plazh i mrekullueshëm që të fal shumë qetësi të cilën mund ta gjesh vetëm në Shqipëri". Kështu shprehet një turist italian, i cili këtë vit ka vendosur t`i kalojë pushimet në Shëngjin. Në plazhin ranor që ofron Shëngjini turizmi sa vjen dhe njeh zhvillime akoma më të mëdha. Pastërtia e detit, ajri i pastërt si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë të huaj dhe vendas, të cilët shprehen të kënaqur nga shërbimet e ofruara. Duke nisur që nga baret, restorantet piceritë apo edhe klubet e natës, pushuesit gjejnë në Shëngjin përveç kthjelltësisë së detit, të gjitha kushtet për të kaluar pushime të paharrueshme.
Linja e udhëtarëve nëpërmjet portit të Shëngjinit dhe hapja e autostradës drejt Kosovës i jep një tjetër dimension rajonit të Lezhës si dhe mbarë turizmit në Shqipëri, duke bërë që kjo zonë të marrë një zhvillim të vrullshëm. Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit. Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve. Me anë të linjës së re të udhëtimit, qyteza e Shëngjinit bëhet një nyjë lidhëse e Europës me Ballkanin, ndërsa shkurton ndjeshëm edhe distancën për qytetarët kosovarë, që kalojnë tranzit nga Shqipëria.
MT/ Voskopoja, një tjetër vend që mahnit turistët e natyrës
Jo i pakët është numri i turistëve vendas e të huaj që i drejtohen Voskopojës për turizëm natyror në këto ditë të nxehta vere. Vitet e fundit kjo pikw turistike është kthyer në një pritwse e njw numri tw madh pushuesish qw preferojnw turizmin malor. Pozita gjeografike e përshtatshme e ka shndërruar Voskopojwn në një pikë të kërkuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga ato të huaj. Turistët një interes të veçantë shprehin jo vetëm për bukuritë natyrore dhe klimën e përshtatshme, por edhe për vlerat unike kulturore që fshihen në kishat, shtypshkronjën, si dhe në gërmadhat e objekteve të vjetra, ku fshihen vlera, kulturë dhe dije shekullore. Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm, që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme, nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile. Ajo shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje si Greqi e Turqi. Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë syrit të turistëve që kërkon gjithnjë e më shumë të eksplorojnë në këto zona të veçanta jo vetëm në shqipëri por në mbarë europën. E karakterizuar nga shumëllojshmëria e pemëve dhe e bimëve të ndryshme, Voskopoja mbetet një nga vendet e gjelbra të Shqipërisë ku turistët mund të kalojnë ditë mahnitëse dhe relaksuese. Ndërkohë ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor. Hoteli te ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin 'Akademia'. Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar.
MT/ Pogradeci, një tjetër destinacion tërheqës për turistët
Pogradeci, është një tjetër destinacion i lakmueshëm nga turistët. Në këtë stinë të nxehtë vere shumë pushues kanë zgjedhur liqenin e mrekullueshëm të Pogradecit për të kaluar pushimet e tyre. Pogradeci, ofron jo vetëm plazhin e tij liqenor, por edhe klimën e tij të freskët, ëmbëlsinë e mikpritjes dhe gatimet tradicionale që i bën pushuesit e tij, t`i rikthehen sërish në sezon vere. Pastërtia e Liqenit, por edhe pamja e mrekullueshme që të foron edhe këtë vit e ka shndërruar Pogradecin në një qendër tërheqëse turistike. Mbi 150 mijë pushues parashikohet të vizitojnë qytetin e Pogradecit këtë sezon vere, dhe të qëndrojë aty për periudhën e plazhit, në sajë të investimeve që kanë ndryshuar jo vetëm sektorët publikë, por edhe atë privat të shërbimit të hotelerisë. Liqeni i Ohrit nuk ka një burim të veçantë. Ai furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë kishës së Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli, i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni nëpërmjet të lumit Drini i Zi, i cili buron në mes të qytetit të Strugës. Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet.Pogradeci është qyteti i Artit, Kulturës dhe Traditës së pasur shqiptare. Është qyteti i shkrimtarëve të mëdhenj si Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Gjithashtu Pogradeci është qyteti i piktorëve të mirënjohur Taso, Lako, Zeka e të tjerë.
Blerina Toslluku

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi