Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Faqja 1 e 1
Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Historia dhe shqiptarët
Nga Ndue Ukaj
Një popull nuk rron dot pa mbamëndje, ashtu sikurse nuk rron dot pa një ideal. Apo, më mirë të themi një popull me mbamëndje të dobët, është i destinuar të përsëris shpeshherë gabime të njëjta e fatale. Një popull që nuk ka mbamëndje qartësisht të theksuar, është i destinuar me u nëpërkëmb nga të tjerët, mos me u marr seriozisht. Prandaj, rikujtesa dhe freskimi i përhershëm i mbamëndjes, është zinxhiri i fuqishëm i ndërlidhjes së kohëve, të shkuarës dhe së tashmes, mbase, kujtesa, mbetet pikëmbështetja me e sigurt, për të kuptuar të sotmen dhe në këtë kontekst, për të parë qartësisht nga e ardhmja. E, për rrjedhojë, për ta projektuar drejt e me siguri atë. Visar Zhiti një shkrimtar erudit, thotë se kujtesa nuk duhet të tjetërsohet, prandaj kërkon të sforcohen armët e kujtesës. Dhe, armët më të mira të kujtesës janë leximi, njohja dhe rinjohja e klasikëve, mësimi nga e kaluara, mësimi nga figurat dhe ngjarjet e rëndësishme që na mundësuan të përgjallojmë e sfidojmë kohët, më mirë të themi, atyre që sakrifikuan që ne sot të kemi një identitet shqiptar, me gjitha tiparet shenjëzuese. Si për çudi, apo për ironi të fatit, historia jonë është e stërmbushur me tragjedi, të cilat sillen mbi kokat tona ankthshëm. E ne, vazhdojmë të sorollatemi pa mundur të definojmë qartë të shkuarën tonë. Ndërkaq, ne, na kërkohet, vetëdijshëm a pavetëdijshëm, ta përkundim budallëkun, si formë e harresës, për t’u katapluar në trendët, kinse të një lloj multikulturalizimi banal. Përmes kësaj forme, disi heshtas, na thuhet ta lëmë mënjana kujtesën, e kësisoj të mos merremi me historinë, nga e cila duhet marrim fuqinë këndellësh për një katharsis e rrugëtim të sigurt në të tashmen e të ardhmen. Kundruall këtyre sajesave jemi sjell të vaktë, të pa organizuar, më mirë të themi, të çorientuar, të ndarë, të ndikuar nga gjithfarë interesash, pikë e pesë, duke mos kultivuar për asnjë çast mbamëndjen, përkundrazi duke e luftuar atë, duke i dorëzuar armët e kujtesës dhe historisë. Prandaj, memoria jonë kombëtare është heterogjene, është e mbushur me konflikte, mbamëndja jonë kombëtare është e ulët, të themi shumë shpërfillëse, e karakterizuar nga një moskujdesi e tmerrshëm për fenomene e dukuri që përbëjnë esencialisht tërësinë e historisë dhe identitetit tonë. Kësisoj nuk kemi ndërtuar raporte të shëndosha e reale me armiqtë, me ata që na sunduan.
Duke kujtuar e ricikluar të shkuarën, popujt arrijnë të përgjallojnë në kohë, të sfidojnë kohët, të marrin mësim nga historia, e, kësisoj të mos përsërisin gabime të njëjta. Këndej pari mund të përgatiten dhe janë të aftë për t’i sfiduar kohët dhe për t’u pranuar denjësisht në mesin e kombeve të civilizuara e përparimtare. Mirëpo, me ne shqiptarët puna qëndron ndryshe. Historia jonë, më tepër ka shërbyer e shërben për ta instrumentalizuar, në favor të ndonjë grupi, politike, ideologjie, se sa të pranohet dhe kuptohet si mësuese e jetës. Mbase, nga historia ne asgjë nuk kemi mësuar.
Sot, afro një shekull pas shporrjes së turqve nga trojet tona, pas asaj nate të gjatë e të zezë otomane, kur shpirti shqiptar u dvarrë si është më keq, kur u shkatërrua një komb, u rrënua fizikisht e shpirtërisht, ne, pa fije turpi krrokasim për marrëdhënie vëllazërore me turqit. E, harrojmë se e gjithë ajo që e njohim dhe e mësojmë në historinë tonë, qysh nga ABC-ja kulturore, është kulturë e histori e oponencës, e luftës ndaj turqve, ndaj atij pushtimi tmerrësisht negativ e shkatërrimtar për shqiptarët.
Në mendësinë shqiptare vazhdon një apori çoroditëse debatesh për marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, një histori kjo që vërtetë është për t’u analizuar e kuptuar drejtë. Një dijetar i ditëve të sotme, Arbër Xhaferi, me një shkrim analitik botuar para një kohe, Pasojat e Akraballëkut, thumbonte me argumente të fuqishme pozicionin e turqve karshi shqiptarëve, duke kritikuar njëherësh paragjykimin shqiptar karshi turqve, veçanërisht perceptimin e tyre si të mirë, karshi kombeve tjera të liga, si greke, italian, serb, etj. Ky perceptim, i cili është shndërruar në një stereotip të rrezikshëm, çdo ditë e më tepër po zë vend në botëkuptimin shqiptar, përmes një fraze tejet të rrezikshme “populli vëlla turk”; frazë kjo që është neveritëse, fyese ndaj historisë e identitetit shqiptar.
Në këto ditë vape, shija një ministër turk se si ishte hapur pranë “vëllezërve” të tij, duke pohuar frazën e më sipërme. Kjo situatë groteske, me rikthehu disa ngjarje të turpshme, e krejtësisht absurde që kanë ndodhur brenda pak javëve në hapësirat shqiptare. E para, mu kujtua pjesëmarrja e kryeministri turk në ceremoninë e përurimit të autostradës që lidh shqiptarët, një pjesëmarrje kjo që nuk mund të justifikohej me asgjë. Tjetra, fjala e rastit të kryetarit të parlamentit turk në Parlamentin e Kosovës, ku ai i referohej popullit shqiptar si popull vëlla. Dhe së fundi, një ministër turk, i cili para presidentit, larg zyrave të së cilit, disa hapa tutje qëndron heroi Gjergj Kastrioti. Dhe ky moment, më rikujtoj novelën “Lumturia e së Keqes”, të Ismail Kadaresë dhe një pauses i shkëlqyer, që e vlerësuar tejet adekuat për këtë kontekst.
“ -Katërqind vjet më parë një njeri i hapi plagë të pashërueshme perandorisë sonë. Besoj se e kuptoni për kë e kam fjalën, për të mallkuarin Gjergj Kastrioti. Ka shekuj që është bërë baltë, as varri nuk i dihet, por sa pare bën. Kujtimi i tij jeton dhe bashkë me kujtimin shestimi i tij. Ishte ky demon që e riktheu rrotën e historisë së këtij vendi nga kahja e bekuar që porsa kishte nisur, drejtë Europës. Siç mund ta dish, ai vet u kthye nga Skënderbeu në Gjergj dhe u shpall kalorës i krishterimit”
Ky pasues e personazhit turk, tregon se ëndrra pesëshekullore turke për të “magjepsur” Shqipërinë drejtë rikthimit nga aziatizmi është shpallur e dështuar edhe nga turqit. E, ta ringjallim ne, s’ka sens, përkundrazi, është çmenduri që s’do koment.
Jam për të kultivuar marrëdhënie të shëndosha e frytëdhënse në gjitha aspektet me çdo shtet, e sigurisht edhe me Turqinë, mirëpo, këto fraza kanë konotacione tjera, të rrezikshme, përtej politike. Prandaj, ndaj tyre nuk duhet heshtur, sepse kësisoj e deformojmë historinë e identitetin tonë. Këtë aspekt edhe politikanët duhet të ju përçojnë miqve turq.
Nëse ekziston një premisë e shëndoshë për të kuptuar e vlerësuar historinë si një mundësi për të mësuar të mos bëhet gabime, është ajo e jona, e karakterizuar me dhimbje, vuajtje, tragjicitete të pashembullta. Prandaj, të këndellemi njëherë! Shqiptarët nuk kanë qenë e nuk do të jenë vëllezër më turqit. Ne duhet të kultivojmë marrëdhënie të shëndosha, konform standardeve dhe interesave dypalëshe, por, duhet luftuar tendencat paragjykuese, e sidomos kur luhet me shpirtin e një kombi. Tjetërsimi i kujtesës së një kombi, është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi