Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Matoshi: Abuzim i UNDP-së apo dyfytyrësi kosovare?

Shko poshtë

Halil Matoshi: Abuzim i UNDP-së apo dyfytyrësi kosovare? Empty Halil Matoshi: Abuzim i UNDP-së apo dyfytyrësi kosovare?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 12:14 am

Halil Matoshi: Abuzim i UNDP-së apo dyfytyrësi kosovare? U1_HalilMatoshiAbuzim i UNDP-së apo dyfytyrësi kosovare?

Një analizë normale e fakteve të prezantuara në raportin e UNDP-së të shpie në dyshimin se ose kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka abuzuar me respodentët, ka falsifikuar faktet ose kosovarët janë hipokritë e dyfytyrësh, që ndryshe mendojnë, ndryshe shprehen, sepse nëse këto dy dilema nuk janë reale, atëherë del se kosovarët janë budallenj… Shpjegim tjetër racional lidhur me kontradiktat e thella të raportit nuk mund të ketë

Nga Halil Matoshi

Nëse nuk u qasemi këtyre fakteve të diskutueshme nga prizmi i neofrojdizmit, atëherë njeriu me një logjikë normale nuk mund t’i pranojë si të sakta ato, përderisa ngërthejnë në vete kontradikta të thella. Në anën tjetër, “strategët” e këtij raporti dhe të strategjisë së mbajtjes në pushtet të kësaj klase politike që u konvenon, e nxjerrin “fajtor” UNMIK-un, që domosdoshmërisht i paskësh rritur kuotat e kënaqshmërisë së respondentëve, duke qenë se nuk kanë mundur ta fshijnë nga “menyja” e tyre, kur iu referohen institucioneve të Kosovës; dhe duke qenë se në Kosovën shumetnike, posaçërisht serbët janë në krah të UNMIK-ut, kjo e paska “prishur” baraspeshën e kënaqshmërive të publikut, kurse në anën tjetër kjo anketë është bërë vetëm me 1.200 qytetarë!? Atëherë në këtë detaj fle djalli vetë, a thua analistët e UNDP-së e kanë zgjedhur si mostër, në shumicë, respondentin serb kosovar apo respondentin tipik kosovar pro PDK!?
Përndryshe të gjithë parametrat janë jo vetëm të diskutueshëm, por të rremë, sepse ky raport e nxjerr popullsinë kosovare ose si hipokrite e shumëfytyrëshe ose aq të prapambetur, ose të frikësuar (ka të ngjarë!?) sepse edhe vetë raporti argumenton se liria e shprehjes dhe e shtypit të lirë në Kosovë është e rrezikuar seriozisht, ose të manipuluar lehtë ose aq budallaqe, sa qahet me lot për një mijë e një të zeza, ndërsa është i kënaqur me institucionet e qeverisjes së vendit.
Ndërkaq që një arsyetim joformal vjen nga projektuesit e UNDP-së, se koha kur është bërë sondazhi ka përkitur me pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Por çfarë lidhjeje ka kjo me institucionet e Kosovës? Anëtarësimin në mekanizmat financiare ndërkombëtare Kosovës nuk ia mohonte madje as Serbia me propozimet e saj për autonomi substanciale, që nga Rambouillet e këndej. Fundja anëtarësimi në këto organizata financiare është e interesit dypalësh, sikur që është interes i çdo banke kreditore të ketë sa më shumë klientë dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë patriotizëm të pandehur të krerëve institucionalë kosovarë.
Lexuesi i vëmendshëm, mund t’ua ballafaqojë këtyre kuotave të rritjes së kënaqshmërisë së publikut karshi institucioneve të vendit kuotën prej nën 40 % të pjesëmarrjes së elektoratit kosovar në zgjedhjet e nëntorit 2007 me trende të vazhdueshme të larta të rënies, çka do të thotë se besueshmëria në institucione po shënon rënie kritike. Paradoks më të madh që moti s’është hasur në raporte të tilla të paralajmërimit të hershëm, e ky raport duket se “e mbulon” qeverinë me hire që s’i ka edhe për ta joshur votuesin kosovar që të dalë në zgjedhjet lokale të nëntorit 2009, sepse me këto trende është rrënuar legjitimiteti horizontal dhe vertikal i pushtetit në vend.
T’ua bëjmë një lexim rutinë shifrave që nxjerr raporti i UNDP-së për ta parë me syrin e një qytetari mesatar kosovar hendekun e madh të shpërputhjes mes trendeve negative në Kosovë dhe trendeve pozitive të rritjes së rejtingut të institucioneve.
Qysh është e mundur që në vendin ku 54.85 % e qytetarëve kanë paraqitur varfërinë dhe papunësinë si elemente që kërcënojnë stabilitetin e vendit, në vendin ku rritja e korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar 9 %, ku 46% e qytetarëve besojnë se mediat në Kosovë nuk janë të lira dhe gjysma e tyre besojnë se mediat janë të kontrolluara nga Qeveria; madje 13 % e qytetarëve kanë nisur ta ndiejnë krizën globale financiare, kurse niveli i humbjes së punës krahasuar me vjet është rritur 3 %, kurse pasiguria e tyre për ruajtjen e vendit të punës është rritur 11 % dhe numri i bizneseve të mbyllura, krahasuar me vitin 2008 është rritur për 3 %; pastaj, 67% e qytetarëve nuk u besojnë gjykatave, ndërsa KEK-, PTK-ja dhe Agjensia Kosovare e Privatizimit janë institucionet më të korruptuara sipas qytetarëve, të cilët, paradoksalisht, kinse, me kuotë prej 53 % qenkan të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës, që shënon rritje prej 15 % në raport me vjet!? Me presidentin vasal të Kryeministrit, qytetarët qenkan super të kënaqur, prej 62 % e me rritje nga viti që shkoi prej 17 %!?
Madje, qytetarët dalin të jenë po aq të kënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës, kur realisht ai është shndërruar në instrument të ekzekutivit, pra njëjtë si me Kryetarin, ngase 62% i besuakan këtij Kuvendi, me rritje prej 17%. Çudi çfarë saktësie ekonomike e analistëve të UNDP-së!? Dhe, natyrisht “ëmbëlsira” vjen në fund. Pesimizmi politik i qytetarëve paskësh shënuar ngritje prej 18 % krahasuar me prillin e 2008-ës duke qenë tashti 28%, por ky popull si çudi botërore me gjithë rritjen e këtyre lëngatave po e perceptuaka rejtingun e institucioneve shumë të kënaqshëm! Paradoks pas paradoksi vijmë në fund: Ky raport është i gënjeshtërt, i manipuluar dhe është realizuar për hesape politike, si në një treg kliring, mall për mall, që përgjigjet në pyetjen “çka jep ti, nëse unë të jap mbështetje politike?”
A ka interes UNDP si i tërë sistemi i OKB-ve për ta mbajtur status quo-në ose edhe rritjen e kënaqshmërisë ndaj institucioneve kosovare. Natyrisht se po dhe ky shërbim që i bëhet pushtetit korruptiv në vend ka për kundërshpërblim ruajtjen e stabilitetit të vendit si dhe përmirësimin e konditave të përgjithshme të tregimit të quajtur Mision i KB-ve në Kosovë.
Tashti, shtrohet dilema, ose analistët e UNDP-së kanë abuzuar me faktet duke i manipuluar ato, për t’i shkuar për qejfi qeverisë së vendit (gjithnjë për hir të stabilitetit) duke seleksionuar meset ku është bërë anketimi (p.sh. Skenderaj!?) ose anketuesit kanë plotësuar vet pyetësorët në mënyrën siç ata ndihen!? Shpjegim racional për këtë raport nuk mund të ketë, për arsye të thjeshta, se qytetari i cili di ta identifikojë korrupsionin, nepotizmin, papunësinë dhe frikën nga humbja e vendit të punës, krizën globale, lirinë e shtypit, që të gjitha të pranishme brutalisht në Kosovë, dhe qysh është e mundshme që po i njëjti qytetar nuk di ta identifikojë dhe ta adresojë fajësinë, por del në mbështetje të qeverisjes!?
Personalisht, më shumë i besoj frikës dhe frikësimit të qytetarëve për ta thënë të vërtetën (madje së voni është krijuar një mit se para të huajve duhet të mos nxirren të palarat!?) se sa që është ndonjë dyfytyrësi apo edhe çrregullim psikosomatik.
Ndonëse që të dy këto sindrome përkasin në sferën e psikologjisë sociale. Duket se Qeveria e Kosovës, institucionet e saj “e bëjnë bac” edhe UNMIK-un edhe UNDP-në edhe djallin me brirë vetëm për ta ruajtur pushtetin personal dhe për ta rritur ende mbifuqinë thërrmuese ndaj kohezionit kombëtar. Shkurt e shqip, ky sondazh kundërthënës është maturim i joseriozitetit të skajshëm të kësaj shoqërie dhe trupi politik, por edhe të këtij shteti, bashkë me misionet e huaja që e mbikëqyrin atë.

halil.matoshi@kohaditore.com - Koha Ditore, 12 gusht 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi