Halit Bogaj: Jeronim De Rada
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Jeronim De Rada
Jeronim De Rada
Nga Halit Bogaj
111 vjet më parë/19o3/ vdiq klasiku dhe romantiku i madh – Jeronim De Rada, me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë madhështore e artit letrar shqiptar.Vepra e tij epokale”Këngët e Milosaos”/1939/ ngjalli kurreshtje të madhe edhe tek figurat e shquara të kulturës europiane,siç ishte Alfons De Lamartini ,autor i poemës së njohur”Liqeni”.Jeronim De Rada,ashtu si edhe disa shkrimtarë të tjerë shqiptarë,edhepse larg atdheut të vetë të dashur,na bëri krenarë që ishim shqiptarë,duke punuar vazhdimisht për të na dhuruar vepra të fuqishme të artit të bukur letrar.
I lindur dhe i rritur në Itali,ai asnjëherë nuk pushoi së menduri për dheun e të parëve të vetë dhe për origjinën shqiptare e cila edhe e bëri poet të përmasavetë jashtëzakonshme.I mallëngjyer nga periudha e lavdishme e heroit tonë kombëtar – Skënderbeut,De Rada jetoi vazhdimisht me dëshirën e tij të flaktë për ta realizuar ëndrrën e vetë jetësore që të shkruante për “Motin e madh” të cilin e pavdekësoi edhe poeti tjetër i shquar – Gavril Dara i Riu me veprën e tij të famshme”Kënka e sprasme e Balës”.De Rada punoi dhe veproi me vite të tëra për të na i dhuruar veprat e tij të njohura që buronin nga shqpirti i tij atdhetar dhe nga zemra e një arbëreshi që jetonte matanë brigjeve të detit Adriatik.Poeti i Makit shkroi shumë,duke na lënë trashëgimi kryevepra të shquara nga gjini të ndryshme të artit letrar,siç ishin:shkrimet publicistike,eseistike,folklorike dhe gazeta e paharruar”Fjamuri i arbërit”.
Si të gjithë poetët tanë që jetuan në mërgim,edhe De Rada ishte i orientuar vetëm në një drejtim - kah atdheu i vetë i shtrenjtë për të cilin mendonte”Se kishte ardhur dita e arbërit”.Dhe vërtet erdhi ajo ditë kur De Rada shkroi “Këngët e Milosaos” – atë poemë magjike për të cilën mësuam dhe mësojmë deri në ditët e sotme dhe tek e cila gjenim një kënaqësi të posaçme të cilën na e dhuronte një bard i vërtetë i nënqiellit poetik shqiptar.Poeti i madh kishte përjetuar edhe ditët e tij më të zeza dhe tragjike,duke i varrosura me duart e tij katër djemtë e vetë dhe gruanë – për të mbetur i vetmuar deri në pleqërinë e tij të thellë dhe vdekjen e tmerrshme.De Rada ishte përherë i huaj në vendin e huaj,edhepse me shekuj aty kishin jetuar të parët e tij të cilët ishin shprngulur nga pushtuesit e egër turq.Ndjehej i huaj ngase nuk jetonte në atdheun e vetë për t`i ngrysur ditët e fundit të pleqërisë .Rraskapitja e tij shpirtërore dhe fizike ishte një ferr i vërtetë që e ndiqte vazhdimisht dhe nuk e linte të qetë për asnjë moment,por vigani nuk dorëzohej asnjëherë,duke u pajtuar me gjithçka që vinte në këtë botë si një ligj natyror nga i cili nuk mund të ikim asnjëherë.Në mënyrë stoike u përballonte të gjitha sfidave të pamëshirshme dhe të gjitha vuajtjeve dhe krajatave të cilat e kishin katandisur si Kutia e Pandorës.
Shkrimtari ynë i madh jetonte edhe në varfëri të skajshme dhe pa e pasur askend që t` ia hapte derën në ato çaste shumë të vështira jetësore në të cilat kishte rënë në një kohë kur edhe në mbarë Italinë ekzistonte një skamje e madhe.Siç thamë edhe më lart,vdekja e njëpasnjëshme e djemve dhe e gruasë së tij,duke mbetur krejtësisht i vetmuar,ishte një tragjedi tjetër e paparë që i kishte rënë mbi kokë.Jeta e tij ishte bërë një mizori e vërtetë dhe e barabartë me vdekjen për së gjalli dhe të gjithë e dime/ngase kemi mësuar nëpër shkolla/ se ai kishte vdekur duke kërkuar bukë për të ngrënë në çastet e fundit të jetës ,çka nuk do të duhej të ndodhte në asnjë mënyrë.
Nata e errët deradiane vazhdonte agoninë e saj të tmerrshme,duke sfiduar edhe turpin e një kohe dhe të një vendi që e lanë poetin tonë në një gjendje të tillë aq të mjerë!Një fakt tjetër i jetës së tij buronte edhe nga e vërteta se edhe rroga si mësues i jepej në çdo gjashtë muaj, e ndonjëherë edhe fare. Poeti Jeronim De Rada,duhej ta bënte edhe një rrugë prej tetë kilometrash në ditë për t`i mësuar nxënësit e tij ,në mesin e të cilëve ishte edhe Luigj Gurakuqi i shquar i cili kishte thenë”se kishte pasur fat që kishte qenë nxënës i të madhit De Radë”.Përveç veprës së tij madhështore”Këngët e Milosaos”,De Rada na i la trashëgim edhe poemat”Skënderbeu i pafanë”,”Këngët e Serafina Topisë”dhe veprën folklorike ”Rapsodi të një poemi arbëresh”.Poeti ishte i nderuar,i çmuar dhe i respektuar nga mbarë bota shqiptare,ku bënte pjesë edhe princesha rumune me origjinë shqiptare – Elena Gjika/Dora D` Istria/ e cila ishte bërë e njohur me veprën “Populli shqiptar sipas këngëve popullore” e botuar edhe në gjuhën frenge, me të cilën bëri emër të madh edhe në qarqet evropiane.Se kush ishte De Rada ynë,tregojnë edhe mendimet e shkrimtarëve të shquar si Alfons De Lamartini i cili thoshte” se poezia e juaj e krijuar në atdhe,atje edhe duhet të kthehet”Viktor Hygo:”Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike moderne duhet t` i lexojë”Këngët e Milosaos” të Zotëri Jeronim De Radës,kurse Fridrih Mistral:” :”krijimet tuaja janë plot magjepsje ..Ju uroj Zotëri që ia kini kushtuar muzën dhe dashurinë tuaj kulteve të gjuhës suaj nënë për lavdinë e popullit dhe vendit tuaj …Të jeni, pra, i lumtur që zgjodhët për t`i hartuar Psalmet e Shqipërisë suaj të dashur”. Petro Skaljone- autor i veprës”Historia e shqiptarëve të Italisë”,shkruan:”Plaku 8o vjeçar luftoi me shiun dhe borën,me erën dhe të ftohtit,me rrezet e diellit zhuritës dhe me të gjitha të këqiat e natyrës…për t`u dhënë mësim nxënësve të Kolegjit Shën Mitër Korone” ku e kishte filluar dhe hapur shkollën e pare shqipe.Zef Skiroi i Riu shkruante:”Udhëtimi i tij i fundit ndriçonte me ndonjë episod për legjendat më të bukura të etërve të shenjtë”.Toka bujare e lindjes,duke e pritur në gji trupin e tij pa jetë,përshëndeste birin e saj të madh me buzëqeshjen e pranverës që po vinte dhe shumë njerëz,në episodin tokësor deshën ta shihnin shenjën e përqafimit qiellor me shpirtin tepër fetar të poetit”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi