Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasaportat e zakonshme, valide edhe pas atyre biometrike

Shko poshtë

Pasaportat e zakonshme, valide edhe pas atyre biometrike Empty Pasaportat e zakonshme, valide edhe pas atyre biometrike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 10:42 pm

Pasaportat e zakonshme, valide edhe pas atyre biometrike

Blendi Gashi
Nxjerrja e pasaportave biometrike nuk është automatikisht fitim i liberalizimit të vizave. Pasaportat biometrike nxirren për arsye të plotësimit të kritereve të liberalizmit të vizave.


Pasaportat e zakonshme, valide edhe pas atyre biometrike PASAP
25 euro
Duraku pohon se pasaportat e reja nuk kanë ende ndonjë çmim të definuar, por çmimi i tyre do të jetë si i pasaportave aktuale, pra 25 euro për nxjerrjen e pasaportës së re.
T’i paguaj qeveria
“Ndërrimi i këtyre pasaportave do t’iu kushtojë qytetarëve të Kosovës dhe sikur Kosova të kishte një buxhet, më e mira do të ishte që këto shpenzime t’i bartte buxheti i Kosovës dhe jo qytetarët”, thotë Keqa


Qytetarët e Republikës së Kosovës ka tashmë një vit që kanë filluar të pajisen me dokumente dhe pasaporta të Republikës së Kosovës, duke filluar nga muaji korrik i vitit 2008. Mirëpo, problemi qëndron se ata nuk kanë marr pasaporta biometrike. Ndërkaq të pyetur më herët zyrtarët nga Ministria e Punëve të Brendshme ishin shprehur se në atë kohë UNMIK-u ka qenë autoritet, i cili ka bërë lëshime të dokumenteve të udhëtimit, dhe se kanë qenë disa arsye, pse nuk janë pajisur që nga fillimi qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike, dhe një ndër arsyet ka qenë se në atë kohë UNMIK-u ka qenë autoritet, i cili ka bërë lëshime të dokumenteve të udhëtimit, dhe kishin bërë të qartë se ata do të vazhdonin të lëshonin dokumente të udhëtimit vetëm deri më 15 qershor, datë edhe kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe në këtë mënyrë problemin kryesor e kanë konsideruar mungesën e një projekti të gatshëm dhe kufizimet në aspektin kohor, gjë që ua ka pamundësuar që në atë kohë të prodhohen pasaporta biometrike. I pyetur nga gazeta “Bota sot”, se kur do të fillojë lëshimi i pasaportave të reja biometrike këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Fisnik Rexhepi thoshte se në bazë të dinamikës së punëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kjo ministri ka caktuar që mesi i vitit 2010, të jetë koha kur do të fillohet me lëshimin në qarkullim të pasaportave biometrike. Mirëpo, këshilltari tjetër në MPB Artan Duraku thotë se shifrat zyrtare të bëra më herët tregojnë se janë prodhuar 460 mijë pasaporta të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se fluksi më i madh për tu pajisur me pasaportat e Republikës së Kosovës ka qenë i kohëve të fundit, pasi që vijnë edhe njerëzit që jetojnë në diasporë, sepse shqiptarëve të Kosovës, të cilët jetojnë në perëndim nuk ju intereson se a është pasaportë biometrike apo jo. “Qytetarëve të Kosovës, të cilët jetojnë në diasporë nuk u intereson se çfarë pasaporta janë, por vetëm kohëzgjatja e tyre, dhe pasaportat me të cilat janë pajisur ata dhe po pajisen kanë vlefshmëri dhjetë vjet, dhe për aq kohë më nuk kanë probleme për të nxjerr pasaportë, dhe i largojnë mundimet e deritashme, që të vijnë çdo dy vite për të vazhduar pasaportën”, thotë Duraku. Ai daljen e pasaportave biometrike e vlerëson se njerëzit e lidhin me liberalizim të vizave. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së premte të gazetës "Bota sot").
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi