Procesi në GJND vonon njohjet
Faqja 1 e 1
Procesi në GJND vonon njohjet
Procesi në GJND vonon njohjet
Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme zotohen se procesi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në GJND do të jetë në favor të Kosovës, përderisa pranojnë se kjo çështje po vonon njohjet e reja të shtetësisë së vendit.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, thotë se Kosova ka fituar një numër të konsiderueshëm të njohjeve. Sipas saj, ky numër do të rritet edhe më shumë pas dhënies së opinionit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ata të partive opozitare në Kosovë thonë së procesi i interpretimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po ndikon në njohjet e reja të shtetësisë së vendit. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, thotë se pavarësisht kësaj, Kosova ka fituar një numër të konsiderueshëm të njohjeve. Sipas saj, ky numër do të rritet edhe më shumë pas dhënies së opinionit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës. “Të thuhet se procesi në GJND nuk ka pasur ndikim, do të ishte joserioze. Gjithsesi, edhe pas kalimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njohjet kanë vazhduar”. “Ne, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur shumë njohje të fuqishme nga vende të ndryshme anekënd botës. Ka edhe shtete, të cilat duan t’i respektojnë procedurat në GJND dhe kanë rezervuar qëndrimin e tyre në raport me Kosovën, derisa të përmbyllet ky proces”, thotë Çitaku. Nga ana tjetër, Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh bindjen se Kosovës i duhet një angazhim më i madh në lidhje me këtë çështje. Procesi në GJND, thotë Isufi, Kosovës po i kushton me vonesë të njohjeve të reja. “Bazuar në disa veprime që i ka bërë Serbia, qoftë në qarqet diplomatike, por po ashtu edhe në Gjykatën e Hagës, dhe elemente që shpeshherë i kanë përdorur, kanë ndikuar që Kosova të ecë me një ritëm më të ngadalshëm”, shprehet Isufi, duke kritikuar institucionet vendore për mosangazhim të të gjitha kapaciteteve relevante që do të mund të ndihmonin në këtë rast.
Ahmet Isufi“Nuk kemi dyshim që GJND do të veprojë drejt. Por, e meta jonë është se nuk po i mbledhim kapacitetet e mjaftueshme për ta bindur botën në kuptimin e një vendimi të asaj se çka ka ndodhur në Kosovë”, thotë Isufi. Procesi i interpretimit të pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, zëvendësministrja Çitaku beson se shpallja e pavarësisë ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe pret që ky të jetë edhe konkluzion i GJND-së në Hagë.
“Ju e dini që institucionet e Kosovës e kanë marrë shumë seriozisht çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndonëse ne kemi deklaruar shumë herë që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe GJND-ja nuk do të marrë një vendim, por një opinion këshillëdhënës dhe ne i kemi dhënë rendësi maksimale këtij procesi”.“Kemi angazhuar një ekip të jashtëzakonshëm këshilltarësh ndërkombëtarë, njohës dhe profesionistë shumë të denjë të kësaj çështjeje, të cilët kanë punuar në koordinim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe me grupet e ekspertëve këtu. Besojmë që kemi arritur të argumentojmë fuqishëm ligjshmërinë e Kosovës”, thotë Çitaku. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tashmë ka përfunduar me dy fazat e proceduarave të deponimit të deklaratave të palëve për Kosovën. Faza e parë është përmbyllur më 17 prill, kur palët kanë deponuar qëndrimet e tyre, e po ashtu edhe shtetet tjera të interesuara.
Ndërsa, 17 korriku ka qenë afati i dytë, kur shtetet që kanë deponuar deklarata, kanë mundur të bëjnë reagime në deklaratat e shteteve të tjera. Sipas zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tashmë ka konfirmuar se do të mbajë dëgjime publike, për t’i dëgjuar mendimet e të gjitha palëve të interesuara rreth asaj se a ishte apo jo shpallja e pavarësisë së Kosovës në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Ne besojmë që verdikti, gjegjësisht opinioni këshillëdhënës i GJND-së, do të jepet në pranverën e hershme të vitit të ardhshmen. “GJND tashmë ka marrë vendim që të ketë edhe seanca gojore, seanca këto që do të fillojnë në fund të vjeshtës. Ne besojmë që verdikti, gjegjësisht opinioni këshillëdhënës i GJND-së, do të jepet në pranverën e hershme të vitit të ardhshmen”, shpreh bindjen Çitaku. Sipas GJND-së, deri tash, 36 vende kanë paraqitur deklarata me shkrim lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla kanë paraqitur edhe Kosova dhe Serbia - si dy palët kryesore në proces. Shtetet që duan të marrin pjesë në këtë fazë përfundimtare të procesit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Drejtësisë deri më 15 shtator.(el)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi