Koreja e Veriut, propaganda dhe telefonat celularë
Faqja 1 e 1

Televizioni zyrtar i Koresë së Veriut kohët e fundit transmetoi një montazh skenash të zgjedhura andej këndej nga raportimet e medias koreanojugore për të dhënë një tablo varfërie, papunësie dhe pakënaqësie të madhe në këtë vend
Koreja e Veriut ndërmori kohët e fundit një hap të pazakontë duke paraqitur pamje të televizionit jugkorean në kanalet e saj televizive të kontrolluara nga shteti. Megjithatë, Peniani i montoi pamjet me shumë kujdes për të mbështetur mitin e tij propagandistik se Koreja e Jugut është një vend ku njerëzit jetojnë në mjerim. Mirëpo, koreanoveriorët kanë sot gjithnjë e më shumë akses në burime jozyrtare informacioni të cilat flasin për një tjetër realitet.Televizioni zyrtar i Koresë së Veriut kohët e fundit transmetoi një montazh skenash të zgjedhura andej këndej nga raportimet e medias koreanojugore për të dhënë një tablo varfërie, papunësie dhe pakënaqësie të madhe në këtë vend.
"Jugu po shkatërrohet, koreanojugorët jetojnë buzë greminës, 34 njerëz bëjnë vetvrasje çdo ditë. Në Jug është më mirë të vdesësh se sa të jetosh..." thotë folësja koreanoveriore.
Yang Moo-jin është ekspert në Universitetin e Seulit për studimet mbi Korenë e Veriut. "Është diçka mjaft e rrallë për Korenë e Veriut që të përdorë programe të Koresë së Jugut si ky. Ata e venë theksin te vështirësitë politike, sociale dhe ekonomike për t’i treguar koreanoveriorëve se nuk ka pse ta kenë zili Jugun dhe për më tepër të mos presin ndonjë ndihmë nga Koreja e Jugut."
Megjithë disa vështirësi për shkak të krizës ekonomike globale, ekonomia jugkoreane karakterizohet nga energjia dhe bollëku. Të ardhurat për frymë janë 15 herë më të larta se në veri. Uria, e cila nuk ekziston në Korenë e Jugut mbetet kërcënim i përditshëm për miliona njerëz matanë kufirit në veri.
Gjithnjë e më shumë njerëz në veri po e kuptojnë një disnivel të tillë ekonomik mes dy vendeve sepse ata kanë filluar tani të kenë akses te informacione të tjera që nuk vijnë nga media zyrtare.Në Seul, Radioja e Hapur ashtu si Zëri i Amerikës, transmeton çdo ditë lajme dhe informacione në valë të shkurtra në drejtim të Koresë së Veriut. Presidenti i Radios së Hapur, Hah Tae-kyoung, thotë se një numër në rritje koreanoveriorësh përdorin tani ilegalisht telefonë celularë kinezë dhe koreanojugorë.
"Me telefonat koreanojugorë që punojnë me roaming është shumë lehtë të shkëmbesh SMS, prandaj ata pëlqehen por me celularët e Koresë së Jugut është shumë e rrezikshme sepse kuptohen që janë nga ai vend. Ndërsa me celularët kinezë ka më pak rrezik sepse shumë tregtarë në Korenë e Veriut i përdorin këta telefonë për tregti.”
Zoti Hah thotë se tregtia përgjatë kufirit me Kinën sjell mjaft informacion i cili kalohet pastaj gojë më gojë sidomos nga koreanoveriorët që kontaktojnë koreanojugorë në Kinë. Filmat e Koresë së Jugut dhe programe të tjera futen rregullisht kontrabandë në Veri nga Kina me kaseta ose me CD.
Zoti Hah thotë se edhe njerëzit që jetojnë pranë kufirit tepër të fortifikuar me Jugun kanë akses te informacionet jozyrtare.
"Në jug të vendit, shumë njerëz mund të shikojnë televizionin jugkorean. Sinjali koreanojugor mund të arrijë në pjesën jugore të Koresë së Veriut. Kështuqë ata kanë një farë informacioni për5 botën e jashtëme."
Kjo do të thotë se koreanoveriorët po arrijnë tani të krijojnë një ide për Korenë e Jugut të pafiltruar nga propaganda e veriut, çka mund ta ulë mjaft efektivitetin e videove propagandistike si kjo në të ardhmen.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet
» Koreja e Veriut gati të ndërtojë bombën bërthamore
» Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike
» Vullnet Mato:TELEFONAT SHPËTIMTARË
» Jashari: Askush s'guxon të përgjojë telefonat pa vendim të Gjykatës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi