Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viti i Ri me IPKO

Shko poshtë

Viti i Ri me IPKO Empty Viti i Ri me IPKO

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 10:57 pm

Viti i Ri me IPKO 253825 Kryqendra e Kosovës sivjet është stolisur nga IPKO. Foto: Jetmir Idrizi.


Viti i Ri me IPKO

Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë duket më bukur se çdo herë më parë falë kompanisë IPKO. Shumë dhurata, shpërblime dhe befasi po ndahen në tendën që gjendet në këtë shesh. Ndërsa në natën e ndërrimit të mot-moteve kjo kompani organizon edhe një koncert të madh me dhjetëra artistë. Bëhuni edhe ju pjesë e koncertit!
Nga Milot Hasimja më 25.12.2008 18:13 CET

Si kurrë më parë deri sot, sheshi “Nëna Terezë” duket për bukuri. Ecja në shesh është plot kënaqësi, e mbuluar me drita festive nga varianti i bardhë e deri te ai i kuq, ngjyra këto identifikuese të kompanisë “IPKO”.
Por, kompania IPKO nuk ka menduar vetëm për drita dhe dekorime. Në afërsi të hotel “Iliria” gjendet edhe një tendë e vendosur nga IPKO, ndërsa brenda saj do gjeni plot befasi që sjell kjo kompani.
Brenda tendës zhvillohet një kuis interesant, ndërsa shpërblimet nuk janë të pakta. Pyetjet që parashtrohen në këtë kuis janë krejtësisht të lidhura me produktet e kompanisë. Nëse i qëlloni të 15 pyetjet, atëherë shpërblimi nuk është i vogël. Njëra prej dhuratave është telefon celular, pastaj mund të fitoni kuponë me zbritje për produkte të IPKO’s e shumë e shumë dhurata tjera.
Brenda tendës mund të gjeni informata për telefoninë fikse të kësaj kompanie, ku parapagimi për një vit është 10 euro, ndërsa mbushja me kredi bëhet përmes kartelës gërvishtëse ose zgjidhni mënyrën elektronike. Fol shlirë! Ndërsa atyre që shpejt e shpejt u duhet të shikojnë nëse kanë marrë ndonjë urim për festat e fundvitit përmes emailit, atëherë këtë mund ta bëjnë brenda tendës.
15 minuta internet për ju është falas. Por, brenda tendës ka edhe diçka. Nëse nuk keni telefon apo kredi dhe dëshironi të bëni ndonjë thirrje që ju kryen punë, atëherë atë mund ta bëni brenda tendës. Thirrjet mund të bëhen jashtë vendit dhe në rrjetin e IPKO’s në një kohëzgjatje prej 2 minutave.
Koncerti i fund vitit
Befasitë e IPKO për këtë fundvit nuk përfundojnë me kaq. Në natën e Vitit të Ri kjo kompani në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, që nga mesdita e deri në mbrëmje do të organizojë një koncert të madh për qytetarët e Kosovës.
IPKO ka menduar së pari për fëmijë. Nga ora 13:00-e deri në orën 16:00 ka përgatitur një programi për fëmijë. Nga ora 16:00 deri në 20:50 përgatituni për Dj Vibes. Ndërsa në orën 20:45 fillon seriozisht koncerti i cili do të moderohet nga dy prezantuesit e njohur Xuxi dhe Berati. Nëse e pini alkoolin, atëherë një rekomandim i vockël për natën e Vitit të Ri. Blini një shishe shampanjë, drejtojuni sheshit dhe hapeni atë me më të dashurit e juaj në ndërrimin e viteve.
Orari i koncertit:
13:00-16:00 Program për fëmijë
16:00-20:50 Dj Vibes
21:00-21:10 Glasses band
21:13-21:30 Jericho band
21:33-22:00 Latino Band
22:00-22:07 Moderators and sound setup for folk music
22:07-22:50 Kadenca dhe Naser Maqedonci
22:55-23:10 Kthjellu band
23:13-23:20 Adelina Thaqi
23:20-23:30 Teuta Kurti
23:30-23:40 Flaka Krelani
23:40-23:50 Yllka Kuqi
23:50-23:58 Xuxi and Band
00:00-00:05 Fishekzjarrët
00:05-00:15 Xuxi, Adelina Thaqi, Teuta Kurti, Flaka Krelani dhe Yllka Kuqi – Kënga Festive
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi