Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Shko poshtë

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:36 am

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Jeteshkrimi e veprimtaria.Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i cashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te shqipnis.

At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku me pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in.

Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Lac te Kurbinit, ne Vlone, ne Gomsiqe, ku u dallue gjithmone per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes te jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjale, fraza, kange, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsin e vendit e cila e cmoi dhe e nderoi.

Veprimtarija e Gjecovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurre se punuemi per fatet e atdheut. Sa q ene Durres mblodh rreth vehtes Shqiptare nga viset e Shqipnis se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, qi ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona.

Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e pacmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arheologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte te rralle mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne kete fushe asht per t’u theksuem ne nji menyre te posacme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” te Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e qi ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje ne keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari te vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle.

Si rremues i vjetersivet shqiptare qe cmuem dhe njoftun prej arheologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopces etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arheologjike dhe folklore neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”.

Gjecovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtuem A. Fishtes, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet cashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes se fjalvet nga goja e popullit. Pervec ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.

Por mbi te gjitha veprat e Gjecovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtype ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire te Fishtes mbi randsin e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojce parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijne titujt e leshuem falas se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese qi i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit qi i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjecovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush - thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit ne diturine e ketij kanuni, qe esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperise se Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shume pertej Kohes se Mesme”.

Pergjithesisht shkrimet e Gjecovit nuk kane vlefte te persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stylin shpesh here e ka te vrazhde per arsye te pastrimit te tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e te rrebta. Ai i ngjan Salustit.

At Gjecovi ashtu nji nder ata kreshnike, qi fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritet slaven e Prizrend, ndersa kthente ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe, qe vram prej Sebvet, te cilet shifshin ne te nji nder ma te rrezikshmit perhapes se bashkimit te Kosoves me nanen Shqini.

Per keto te gjitha atdheu e deshti dhe rinija adhuroi mbas tij.

Karl Gurakuqi

(Marre nga Shkrimtare Shqiptare – 1941)

Ca Kujtime Mbi At Gjeçovin Sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë që në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lotët t'ona për At Gjeçovin.

Faik KONICA

At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë - si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane - At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar" , domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, - se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej.

Famullia - një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë - qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobësí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit.

Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregój një dorëshkrìm nj'a dy-mij faqesh, sudiím i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme.

Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin…

Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.

Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-ritur - dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty (Marre nga Shkrimtare Shqiptare – 1941)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:40 am

(Marrë nga "Dielli" 18 Mars 1930, nr. 5156, fq. 2.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:41 am

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:42 am

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:43 am

Kanuni i Leke dukagjinit ose fjala e urte e popullit

nga Tonin Cobani

Fjalet e urta te popullit, jane quajturte urta pikerisht, pikerisht, sepse ne te gjitha rastet kane percielle mesazhe vitale qe i kane qendurar koherave. Te tilla kane qene edhe fjalet e urta qe kane rregulluar marredheniet brenda komuniteteve dhe ne kanunet e shqiptareve jane formuluar si senteca juridike. Ne kanunin e Leke Dukagjinit, mbledhur dhe sistemuar shkencerisht nga Shtjeven Gjecovi, sentencat juridike, ne format e ngurtesuara figurative te fjaleve te urta popullore, gjenden dendur thuajse ne cdo liber, kapitull e nenkapitull (kanuni i Leke Dukagjinit eshte i strukturauar ne 12 libra, 24 kapituj/krye dhe 150 nenkapituj/nyje) Fjalet e urta te Kanunit dalin si nene te vecanta (kanuni ka 1263 nene/paragrafe) , si pjese ilustruese apo percaktuese ne formulimin e nje neni ose si nentiituj permbajtesore te librave, kapitujve, nyjeve. Jane pikerisht keto formulimi qe justifikojne, ndoshta, faktin qe ai Kanun eshte ruajtur brez pas brezi ne kujtesen e popullit si letersi gojore ne menyre kaq te besueshme. Nga ana tjeter, fjalet e urta ne Kanun, perbejne trashigimine me autentike te tij, ne raport me formulimet e tjera, qe mund te jene nenshtresime te mevonshme. Pikerishtne keto fjale te urta popullore eshte i pranishem si trashigimi me i hershem kulturor, institucioni i parandalimit te mosmarrevshjeve dhe te konflikteve, institucioni i pajtimit ne raste te mosfunksionimit te parandalimit, bazuar ne konceptin me universal te lirise se individit ne nje bashkesi njerezish te lire, shprehur ne sentencen; "Je i lire me mbajte burrerine tende, je i lire me u zburrnue". & 518.1)

1. Shtrimii ceshtjes; "Fjala mort nuk ban"

A e kane ruajtur fjalet e urta te Kanunit "urtesine"e tyre universale apo "urtesia" qe karakterizon ata, duhet trajtuar e kufizuar per kohen kur Kanuni ishte aktiv?

Nese rezulton e dyta, pra, urtesia e kufizuar dhe jo universale, paraprakisht duhen te mos konsiderohen me fjale te urta popullore, gje qe do te vinte ne dyshim Kanunin, si trashegimi autentike te besueshme, ashtu sic eshte vene ne diskutim nga disa studiues lidhja e ketij Kanuni me emrin e Leke Dukagjinit dhe, pjeserisht, komtenca shkencore e grumbullimit dhe e klasifikimit te trashigimise juridike popullore prej Shtjeven Gjecovit. Ku i fundit, fjalet e urta te mbledhura nga goja e popullit, i ka vene ne thojza, i ndergjeshem plotesisht se aty kishte te bente me formulime, me ngarkesa figurative, tipike per fjalet e urta popullore, pasi ne kohen kur ai punonte per te grumbulluar materialin, Kanuni ishte aktiv dhe vete ai ishte nje bartes i tij. Te tilla jane edhe sentencat qe kane pasur diskutime qe ne fillim per universalitetin e urtesive qe mbartin, siv jane grupi i sentencave per gjkamarrjen dhe gruan, te tipeve;"Gjaku shkon per gjak"2) Fakti qe nje fjale e urte popullore mund ta humbase pjeserisht apo tersisht"urtesine" e permbajtjes se vet, nuk mund te merret si argument per te arritur ne konkluzione te pranueshme. Aq me teper kur kemi te bejme me fjale te urta popullore me vlera, pak a shume juridike, te cilat mund te zhvleftesohen ne "urtesine" e tyre dhe te zevendesohen deri m te kundertene permbajtjes se tyre, sikurnder ka ngjare me ligje te tera apo nene te vecanta te sistemeve juridike me te perkryera qe ka njohur deri me sot shoqeria njerezore. Ne duhet te verifikojme vlerat universale te fjaleve te urta popullore, te paraqitura ne sintenca juridike ne Kanunin e Leke Dukagjinit, te cilat shekuj me rralle kane rregulluar marredheniet e nje qe komuniteti perballuar kulturalisht trysni ushtarako -administrative nga me te ndryshmet. Keto trysni nuk duhen kufizuar vetem me sundimin peseshekullor te Perandorise Osmane, por edhe me regjimet e mepastajshme, shqiptaro- monarkike, diktatorialo- socialiste e deri ne ditet e sotme pasdiktatoriale. Sado qe ne periudhen e sundimit osman Kanuni i Leke Dukagjinit (dhe fjalet e urta qe perbejne kuintesencen e tij) ishte edhe rezistence patriotike, ndersa gjate regjimeve te mepastajme kufizohet ne nje trashigimi qe vepron si cdo trashigimi tjeter kulturore dhe aktivizohet here pas here me te gjithe arsenalin e vet, si kundershti ideologjike apo thjeshte pr shkak tedobesise se sistemeve juridiko-administra tive te qeverisjeve te perkohshme te qeverisjeve te perkohshme. Ne raste te tilla strukturat administrative justifikohen ne dobsite e tyre qeverisese duke deklaruar aktivizimin e Pleqesive kanunore si vetegjyqesi primitive. Por nje fjale e urte e popullit, ajo qe justifikon pikerisht institucionin e fjales se Kanunit, thote se "fjala mort (vdekje) nuk ban)" Universaliteti i kesaj fjale te rute duket sikur mbart dicka nga lashtesia biblike ("E para ishte fjala") per te mberritur deri ne kohet moderne si nje garanci e lirive dhe te drejtave te njeriut, pikerisht sepse "nuk ben mort". Me kete univesalitet parandalues konfliktesh dhe pajtimi vijne edhe fjalet e tjera te Librit VII, titulluar "Fjala e gojes";

Fjala mort s'ban. -> XVI/86;
Shtriga ne gjak nuk bjen.-> XVI/86;
Goja s'qet kend ne gjak. -> XVI/86;
Per te ben nuk shtyhet mllefi. -> XVI/88
Be, e s'ka pertej.-> XVI/88;
Beja lan gjaqe. -> XVI/88;
Gjane e djerun e gjaqet e perhapuna i ven per udhe beja->XVI/88
A ben a gjan.->XVI/88;
Ban e hup, thote Kanuja, e jo ban e merr-> &538;
Mohi ka ben', mohuesit i bjen beja.->&540;
Cubi asht me be nde krah. ->&545;
Ujku lpin mishin e vet, po te huejn e han.-> &547;
Vendin me e la me be, e s'i gjegjesh kujt.->&547;
Beja merr gjane e vet.->XVI/91;
Beja e bes' asht "sedija"(s'e dija).->&569;
Beja ta njeh dhe sedijen.->&570;
Beja s'ka skaj, por s'ban perbishtinime. ->&571;
Be mbi be Kanuja s'ban.->&577;
C'ka te mirret me be, i jet(mbetet) atij qi e muer.&584;
Permbas beje t'i veje kumbone (berrit); permbas beje ta ngase n'are (kaun).->&585.

Dhe nga Libri VI, "Te dhanunat"

E folmja asht ne fund te kuletes.->XVI/84
Fala s'ta fala, Kanuja s'e kap.-> XVI/85
Je i lir me e mbajt burrnine tande, je i lir me u zhburrnue.&518.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi