Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''

Shko poshtë

Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë'' Empty Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:11 am

Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë'' U1_HalitBogaj‘’KALORËSI PARË’’

Nga Halit Bogaj

Televizionet satelitore shqiptare janë duke shfaqur filma të afirmuar të kinematografisë botërore në përgjithësi, kurse të asaj amerikane , në veçanti.Duke i ndjekur ato programe aq të begatshme, ne vazhdimisht kemi rastin të shikojmë kryevepra të dalluara filmore me të cilat joshet mbarë njerëzimi.

Në këtë rrafsh mund t’i përmendim edhe spektaklet historike:’’Kleopatra’’, ‘’Spartaku’’, ‘’Ben Huri’’, ‘’Sodoma dhe Gomora’’, ‘’Përftoi bashkë me erën’’, ‘’Odisea’’/me Kirk Daglasin në rolin kryesor/, ‘’Helena e Trojës’’/me Zhak Sernasin dhe Rosana Podestën , në rolet kryesore/,’Troja’’/me Bred Pitin/, ‘Aleksandri’’versioni i parë me Riçard Bartonin dhe Frederik Merçin në rolet kryesore dhe versioni i dytë / me Kolin Farrelin,Val Kilmerin dhe Angjelina Gjolin dhe zhanre të tjerë të artit filmor, si:vesternë, drama, komedi, aventura , horror etj.

Programet satelitore na i paraqesin edhe filmat klasik si:’’Ura mbi lumin Kvaj’’, ‘’Gandi’’, ‘’Loresni nga Arabia’’,’’Porosia e Profetit Muhamet’’, etj., të shpërblyer me nga disa çmime oskarësh.

Në radhën e atyre filmave të shumtë bënë pjesë edhe’’Kalorësi i parë’’ me aktorët:Shon Koneri, Riçard Gir, Xhulia Ormond dhe Ben Kros në rolet kryesore.

Ky film, në dukje të parë bënë fjalë për kalorësin legjendar Lanselot, të cilin shtigjet e tij aventuristike dhe tragjike e sjellin në qytetin e bukur dhe ëndërrimtar- Kamelot ku sundon mbreti i ndershëm Artur dhe shpata e tij e pamposhtur e cila ishte trashëguar brez pas brezi me të cilën mbretërit popullorë anglezë bënin mrekullia të shumta, duke ia lënë trashëgim njëri tjetri..

Për mbretin Artur, Kamelotin dhe kryetrimin filmor Lanselot, janë realizuar dhjetra krijime filmore nga të cilat na kujtohen dhe mund t’i përmendim ato me Robert Tejllorin dhe Mel Fererin, me Riçard Harrisin dhe Franko Neron, me Klajv Ovenin dhe tani versioni i shquar me Shon Konerin, Riçard Girin dhe Xhulia Ormondin..Të gjitha ato versione kishin tituj të ndryshëm por heronjtë dhe heroinat ishin të njëjta dhe shquheshin si realizime të bukura por ky për të cilin e kemi fjalën përmban aspekte të fuqishme historike dhe artistike të cilat dalin në sipërfaqe nga aktrimi mjeshtëror i aktorëve të cilët janë dëshmuar në një varg filmash.Përballë tre aktorëve kryesorë , me mjeshtëri të madhe aktron edhe Ben Kros në rolin negativ të Maliganit, i cili përpiqet që me dhunë ta zërë vendin e Arturit të famshëm, çka nuk mundi të ndodhte kurrsesi.

Ky personazh negativ më parë kishte qenë njëri nga 12 kalorësit e Tryezes së Rrumbullaktë, i cili ishte tërhequr në saje të lakmisë së tepruar për ta zënë vendin e Mbretit Artur.Ai vend i zbrazët, duhej të zëvendësohej në mënyrë të merituar me kalorësin Lanselot i cili shpëton Mbretëreshën Gjinevra nga një tentimrrëmbimi nga armiku Maligan i cili donte ta shantazhonte mbretin që e fejuara e tij t’ ia jepte pronat e saj të trashëguara nga i jati.Laselot lufton si një luan i tërbuar për ta shpëtuar një femër nga armiqtë e saj barbarë, për çka Mbreti Artur do ta shpërblejë atë duke e futur në rendin e 12 kalorësve që ishin bërë gati legjendarë me betejat e tyre heroike ndaj sulmuesve të ndryshëm të Kështjellës së Kamelotit ku populli jetonte i lirë, në fqinjësi të mirë me të tjerët dhe në begatitë e veta të krijuara gjatë sundimit të Arturit madhështor.

Maligan i cili tentote ta shtrinte dominimi e tij me shpatë e zjarr kishte aspirata të shumta dhe jo realiste, ngase në rrugën e tij për pushtet joligjor gjendej njeriu më i dashur i masave të gjëra popullore të cilat ishin në gjendje të vdisnin për të në thelb të sundimit të vetë e kishte drejtësinë dhe dashurinë reciproke njerëzore, por që të keqen e luftonte me të gjitha mjetet dhe me shpatën e tij të lavdishme.

Pas tragjedisë së madhe që i ndodhë Gjinevrës nga banditi Maligan,duke ia shfarosur asaj familjen, Arturi fillon ta mbrojë vendin e saj, natyrisht duke përdorur strategjinë e tij të njohur luftarake, për të cilën nuk dinte Maligani i cili gjendet i rrethuar dhe i detyruar të tërhiqej me aq ushtarë sa i mbesin pas një beteje të mundimshme..Në atë luftë të përgjakshme dhe heroike, ndër të gjithë të tjerët edhe njëherë shkëlqeu Kalorësi i parë /Lanselot/ i cili bëhet i afërt dhe shumë i dashur për vetë mbretin Artur të cilit i ndihmonte në rreziqet më të mëdha duke i vrarë ata që e meritonin..Trimëritë e tij të jashtëzakonshme dhe çastin kur Lanselot e kishte shpëtuar nga ushtarët e Maliganit, nuk kishte mundur t’i harronte princesha Gjinevra e cila gjendej mes dy zjarresh, të rrinte me Mberin Artur në të cilin ishte dashuruar para disa vitesh kur kishte qenë gjallë edhe babai i saj , apo të shkonte me atë i cili e kishte shpëtuar nga dy rreziqe të mëdha nga barbarët.?!

Zemra ia donte dy trimat, por vullneti ishte më i madh, i cili i përkiste Mbretit që kishte mbetur i fyer në një rast kur Gjinevra gjendej një një pozitë të palakmuar me heroin Lanselot të cilit ia dhuron një përqafim të ngrohtë për të gjitha ato heroizma që ai i kishte bërë për të dhe nga shkaku se ai donte të largohej nga Kameloti për arsyera të njohura.Dhe të gjitha fajet qëndronin në mosdijen kur Lanselot e kishte shpëtuar Gjinevrën por nuk e dinte se kujt i përkiste ajo, por rrugët e pastajme e sjellin në Mbretërinë e Arturit ku e sheh prapë të adhuruarën e tij.

Lanselot mahnitet me Mbretin Artur dhe qeverisjen e tij të drejtë të Kamelotit, prandaj edhe vendos të bëhet njëri ndër kalorësit e Tryezës së rrumbullaktë, si pjestar i një rendi nderi dhe krenarie kombëtare.

Siç e shohim në film, Maligan nuk rresht nga pretendimet e tij të sëmura për t’u bërë sundimtar më i madh se që ishte.Kësaj radhe ai përpiqet të ngjitet lartësive shumë më të paarritshme dhe ta zinte vendin e atij që ishte i adhuruar nga të gjithë, me ç’ rast përfundon në një hiç dhe vritet nga Lanseloti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi