Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Bashkim të kombit, zhdukje kufijsh Shqipëri-Kosovë

Shko poshtë

Berisha: Bashkim të kombit, zhdukje kufijsh Shqipëri-Kosovë Empty Berisha: Bashkim të kombit, zhdukje kufijsh Shqipëri-Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:48 pm

Berisha: Bashkim të kombit, zhdukje kufijsh Shqipëri-Kosovë

“Pas pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO, projekti i dy qeverive tona është bashkimi i kombit, në kuptimin e zhdukjes së kufijve dhe lehtësimit të bashkëpunimit mes bizneseve të të dyja vendeve”, theksoi Berisha.



Berisha: Bashkim të kombit, zhdukje kufijsh Shqipëri-Kosovë TRIMI
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, kërkon që mes Shqipërisë dhe Kosovës të realizohet bashkimi i kombit, duke nënkuptuar me këtë, edhe zhdukjen e kufijve.


Shefi i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, pohoi në një intervistë për mediat e Kosovës se shqiptarët duhet të jetojnë të lirë në trojet e veta etnike. Berisha, gjithashtu ka folur për lidhjet tradicionale(etnike) mes dy vendeve, Kosovë-Shqipëri, duke prekur edhe jeësimin e bashkimit fizik të shqiptarëve. Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha këmbëngul se asgjë nuk mund ta prishë këtë projekt madhor të të dyja vendeve. “Kurrë rotacionet e pushtetit nuk mund të rrezikojnë këtë projekt në të cilin shqiptarët kanë shumë punë për të bërë. Mendoj se janë fare primitive interpretimet jashtë këtij konteksti”, thekson Berisha.
Ruajtja e partneritetit
Kryeministri shqiptar duke folur për raportet e tij me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka theksuar se marrëdhëniet e mia me z.Thaçi janë të shkëlqyera.“Unë kam përuruar tunelin me Kryeministrin e Kosovës dhe gëzimi ynë atë ditë ka qenë i papërshkrueshëm, pasi ajo ditë përbënte një simbolikë të jashtëzakonshme për kombin”, - ka sjellë ndër mend Berisha, ditën e para pak muajve kur u shemb tuneli që ndante dy vendet. Berisha foli edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe projektet mes dy vendeve: “Pas pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO, projekti i dy qeverive tona është bashkimi i kombit, në kuptimin e zhdukjes së kufijve dhe lehtësimit të bashkëpunimit mes bizneseve të të dyja vendeve”, -theksoi Berisha. Kurse vijoi: “Ne do të punojmë, sapo të krijohet Qeveria e re, që t’i zhdukim të gjitha dallimet që i mundojnë qytetarët shqiptarë kur vijnë në Shqipëri apo kur të shkojnë në Kosovë. Në këtë kontekst, me Thaçi ne kemi një projekt dhe ky projekt është që t’i bëjmë shqiptarët të ndjejnë bashkimin në çdo gjë”, citon Berisha. Ndërkaq, pas replikave të fundit, Berisha ka deklaruar se ka por edhe dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha partitë kryesore në shtetin më të ri në botë-shtetin e Kosovës. Kryeministri Berisha edhe njëherë theksoi se ka raporte tradicionale me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Kam raporte të shkëlqyera me Partinë Demokratike dhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe me parti të tjera”.Nga ana tjetër, nuk ka fshehur dhe preferencën për kreun e PDK, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin theksoi se kanë një projekt të veçantë, që shqiptarët ta ndjejnë bashkimin në çdo gjë. “Unë mbaj kontakte të mira me çdo forcë politike dhe çmoj rolin e secilës prej tyre, në arritjen e madhe, pavarësinë e Kosovës”, tha Berisha. Ai thotë se Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie tradicionale me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse ato ishin dy forcat kryesore. Por kjo, shton Berisha, nuk përbën asnjë lloj pengese për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike të Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me të gjitha forcat tjera, duke shtuar se vlerëson rolin e secilit për të evidentuar se të gjitha kanë kontribute të mëdha. Sipas Berishës, këto forca politike, kanë kontribute në lartësimin e çështjes së Kosovës, kanë kontribute të mëdha në Ekipin e Unitetit, kanë kontribute të jashtëzakonshme në procesin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Si nisi debati
Deklaratat e dhëna nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, erdhën pas debatit që u hap për “ndërhyrjet e tij në skenën politike të Kosovës”. Gjithçka erdhi pasi Berisha takoi përfaqësues të LDK në Tiranë dhe u shprehu mbështetje duke u dëshiruar fitoren në zgjedhjet e pritshme të Kosovës, çka u transmetua dhe nga komunikata zyrtare e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe selisë së LDK në Kosovë. Kurse Kryesia e LDK-së kishte lëshuar një komunikatë për media ku thuhej se kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij pa rezerva për zhvillimin e mëtejshëm të LDK-së dhe interesimin e tij të thellë që LDK, si parti lider e djathtë në Kosovë, t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”.
Ruajtja e transparencës
Citimet e mësipërme, u interpretuan si anim i mirëfilltë politik i Kryeministrit shqiptar, Berisha si dhe nga disa analistë të Kosovës, është paraparë dhe si një deklaratë që mund të kishte pasoja në bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy qeverive në Prishtinë dhe Tiranë. “Raporti im me faktorin politik në Kosovë është i shkëlqyer. Unë kam raporte të mira, vëllazërore, si me koalicionin qeveritar, ashtu edhe me opozitën. Jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet të funksionojë edhe për autoritetet zyrtare dhe spektrin politik të Kosovës. Në të gjithë qëndrimet tona, gjykoj se ne nuk duhet të bëjmë dallime për sa i përket përkatësive partiake”, ishte deklarata më se sqaruese e kryeministrit shqiptar Berisha, në intervistën dhënë televizionit Klan Kosova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi