Politika e pret dy javë shtatorin
Faqja 1 e 1
Politika e pret dy javë shtatorin
Politika e pret dy javë shtatorin
Teki DERVISHI
Derisa Serbia dhe ndërkombëtarët nuk pushojnë aktivitetin e tyre në përpjekje për të “avancuar” “ligjësime” të politikave për copëtimin e Kosovës, ta ligjësojë “sistemin” që të mos quhet më “paralel serb” në Kosovë, por të “adoptohet” ahtisarqe, klasa politike shqiptare me “turne” (zëvendësime) vazhdon pushimet vjetore. Këta që janë këtu, fushatizojnë për zgjedhjet në nëntor.
Nuk kanë faj. Është konstatim unanim ndërkombëtar se situata në Kosovë është stabile. Hajde të angazhohemi për pushtet, se shteti u bë! Klasa sillet konform situatës stabile. Jo veç zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, spektaklet “ndërtuese” veriore, deklarimet e pareshtura qëndrimesh ndërkombëtare mbi situatën në Kosovë, etj. etj. etj. Mohim - pohimet e “misioneve” mbi marrëveshjet e tyre me Serbinë pa lejen dhe asistencën e “kosovarëve” jo serbë, por janë edhe disa sinjale alarmuese nga “unilateralet”. Përpjekja për ta legalizuar dyligjësinë (ligje për “veri”, e ligje për “jug”) ndodhë pa “ndërhyrjen” e klasës politike, (fundja s’i pyet kush nga janë), thua në Kosovë nuk po ndodhë asgjë e re. Dhe qe 19 muaj asgjë e re, as që ka ndodhur.
Deklarimet zyrtare ndaj maskarallëqeve politike janë repriza bajate sloganesh, me të cilat na kanë mbjellë “optimizmin kolektiv” këtu e 19 muaj më parë. Në fillim (ditëve të para të pavarësisë para 19 muajve) ka pasur të ngjarë të shpresojmë se do pak kohë procesi i implementimit të Pavarësisë. Jo rikonfigurimi, jo Ban Ki Moon-i, jo shtrirja e EULEX-it, jo kjo, jo ajo, status quoja i mbushi 19 muaj. Pse u dashtë Pavarësia, pos që të sovranizohet Kosova? Edhe sa “muaj” plus i duhen për këtë?
Sot në Kosovë, t’i çaje fytin sa të duash, e thuaj se misionet ndërkombëtare nuk po e pranojnë Pavarësinë e Kosovës (dhe po tallen duke thënë se janë indiferente, neutrale ndaj pavarësisë, ndaj shtetit, ndaj sovranitetit), por ne nuk “sfidojmë miqtë tanë” në punën e tyre të ligjësimit ilegal të josovranitetit territorial të Kosovës. I kemi ne punët tona të zgjedhjeve. Neve sot na interesojnë profilizimet brenda nate (revolucionare) partiake. Çështja e sovranitetit legalisht të shkelur është në rend të dytë, kamerat për zgjedhje lokale nëpër katunde - në rend të parë. Polemikat patetike mediale “mbi kamerat” në çdo lajm, në çdo analizë, në çdo trajtesë.
Sillemi e pështillemi në bërrakën tonë provinciale, e inkurajojmë për çdo ditë popullin se do të kemi njohje të reja, spektakularizojmë medialisht “probleme efemere”, triumfalizojmë (liderët andej e këndej) me parulla mbi “bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, njëherazi duke protestuar ashpër për mundësinë e hapjes së çështjes së territoreve. Do të bashkohemi për tu ndarë në disa shtete, një i yni, të tjerët të huaj dhe nën pushtetin “ballkanik” të protektorateve të pashpallur të fuqive të mëdha.
Vera, burrë! Media nuk ka “tema”, sepse nuk “ndodhë” asgjë ndryshe nga para Pavarësia e Kosovës. Jo, jo, ndodhë, por diku prapa syve tanë. Nuk shohim çka shohim, por shohim çka dëgjojmë! Çka na thonë, e jo çka shohim. Allahile, kush bën sot politikat vendimmarrëse mbi Kosovën, këso pyetje ec e bën ti, kur Kosova është e pavarur! Po pse media nuk paska “tema”, por i “mbllaçitka” ato të vjetrat, në bazë të ndonjë “lajmërimi” të ri mbi variantet njëmijë here të analizuara të Ahtisarit? S’ka tema, për shkak se “tema” është e lidhur ngushtë me konceptin politik (fizionominë qytetare të medias). Sa janë (gjysma kuturu) me pushtetin, gjysma tjetër është e opozitës në opozitë, kurse punëtorët e saj nuk janë as me pushtetin as me opozitën, por janë të shoqërisë civile, sepse vetëm kjo “shoqëri” garanton pavarësinë e medias.
Kemi konstatuar këtu se as opozita, as pushteti nuk e përballën të jenë oponencë e faktorit ndërkombëtarë në Kosovë. Madje nuk bën as të dyshojmë? Qysh mos me i besua “mikut” (ndërkombëtar)?! Qysh thotë ai, ashtu është. Çka thotë, (çka konstaton) ky faktori “ndërkombëtar” mbi situatën në Kosovë? Konstaton se situata është stabile. Pse a je gjë kundër stabilitetit, ë? Konstaton atë që e ka konstatuar që në verën e vitit 1999, burri… miku s’i luan fjalët! Asnjë lëvizje minimale nuk ka ndodhur në këto konstatime. Po të ndodhnin lëvizje në konstatime, edhe situata do të lëvizte një hap nga status quo-ja 19 muajshe. Të lëvizësh (pa lëvizje të re politike) qoftë për të mirë, qoftë për të keq, nuk do të kishe “konstatime konstante” mbi stabilitetin. Asnjë fjalë ndryshe nga ato që i kemi dëgjuar nga Hakerupi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përkujtojmë 11 shtatorin 2001
» MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin
» SHBA-ja përkujton 11 shtatorin (FOTO LAJM)
» Petraq Pali:IN MEMORIAM per 12 shtatorin 1994 pjp
» Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi