Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova pjesë e konferencave ndërkombëtare për Gripin A H1N1

Shko poshtë

Kosova pjesë e konferencave ndërkombëtare për Gripin A H1N1 Empty Kosova pjesë e konferencave ndërkombëtare për Gripin A H1N1

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:56 pm

Kosova pjesë e konferencave ndërkombëtare për Gripin A H1N1

Kosova do të jetë pjesëmarrëse e konferencave ndërkombëtare në kuadër të aktiviteteve globale për ballafaqimin me gripin A H1N1.


Kosova do të jetë pjesëmarrëse e konferencave ndërkombëtare në kuadër të aktiviteteve globale për ballafaqimin me gripin A H1N1. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një delegacion i saj do të marrë pjesë në fund të muajit, në takimin disaditorë, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve në nivelin global për përballimin e pandemisë së Gripit të ri A H1N1, delegacione nga Kosova, do të jenë pjesëmarrëse në takime e konferenca të ndryshme ndërkombëtare, në të cilat do të diskutohen modalitetet e ballafaqimit me pandeminë në sezonin e vjeshtës dhe më tej, kur parashikohet që mund të ketë fluks të ri më të madh të rasteve të gripit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një delegacion i saj do të marrë pjesë në fund të muajit, në takimin disaditorë, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës. Në këtë kuadër–siç bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës - më 27 gusht në Kopenhagë të Danimarkës, një delegacion nga Kosova, në përbërje të zëvendësministres së Shëndetësisë, Mybera Mustafa, u. d. të sekretarit permanent Haxhi Kamberi, drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani, dhe shefit të Zyrës së OBSh-së në Kosovë Skënder Syla, do të marrë pjesë në një takim pune disaditor, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me pandeminë e gripit të derrave si akcesi te vaksinat, kapacitetet laboratorike për trajtimin e rasteve, modalitetet e mbështetjes së OBSh-së, sistemi i mbikëqyrjes së pandemisë, komunikimi i rasteve, kontrolli i infeksioneve spitalore gjatë pandemisë, etj. Gjatë kësaj konference, do të organizohet një Uork-shop i veçantë i ekspertëve të OBSh-së me delegacionin nga Kosova, në të cilin do të diskutohen temat e lartpërmendura. Ndërkaq, nga data 6-8 shtator në Durrës, OBSh organizon një takim tjetër pune me ekspertët klinik që merren me trajtimin e Gripit A H1N1. Ministria e Shëndetësisë dhe OBSh në Kosovë kanë vendosur që në këtë takim të dërgojë drejtorin e Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, infektologun e kësaj klinike, Sali Ahmeti dhe drejtorin e Qendrës Emergjente, Basri Lenjani. Ndërkohë, situata epidemiologjike rreth gripit A H1N1 në Kosovë, sipas komunikatës së MSH-së, deri në ditën e sotme ka reflektuar e qetë dhe sikur është njoftuar edhe ditëve të kaluara, që prej 15 korrikut 2009, në Kosovë ka pasur të regjistruara gjithsej 10 raste të dyshimta të Gripit A H1N1, prej të cilave: 6 kanë qenë të konfirmuara pozitive, 3 klinikisht negative dhe 1 laborator negative. MSH, po mban në fuqi dhe po zbaton masat e rekomanduara nga OBSH dhe ato të dala nga Plani i Veprimit i IKSHP-së për menaxhimin e gripit, thuhet në fund të komunikatës. Në mbrojtje nga ky grip, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës rekomandon që në pikat kufitare dhe në aeroport të kujdestarojnë inspektorët sanitarë, derisa zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht drejtori për informimin Faik Hoti, kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të sillen sipas rekomandimeve të mjekëve. “Ministria e Shëndetësisë në kontakt me institucionet vartëse po mbikëqyrë çdo ditë situatën dhe ka raporte kthyese nga tereni për situatën epidemiologjike. Tash për tash, përkundër këtyre rasteve të dyshimta, nuk ka vend për panik dhe ekspertët rekomandojnë që qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekin rekomandimet e mjekëve”, ka thënë Hoti.

Deri tash në Republikën e Kosovës janë konfirmuar 6 raste të prekura nga ky virus
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi