Ministria e Kulturës: Dorëheqja e Arjan Krasniqit e nxituar
Faqja 1 e 1

Bruna Merko
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Arjan Krasniqi dha dorëheqjen për “ndërhyrje dhe presion nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës”, kjo e fundit hedh poshtë arsyet e Krasniqit.
Arian Krasniqi
Jep dorëheqjen drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arjan Krasniqi në mënyrë të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të TKK-së. Ndërsa arsyet e largimit nga ky post, të cilin nuk ka bërë asnjë përvjetor, ia mvesh ndërhyrjes së politikës në “punët” e kulturës. “Për shkak të ngushtimit të hapësirës për veprim të mëtutjeshëm konform kompetencave që jep Ligji për Teatër, për shkak të fillimit të ndërhyrjeve politike në punët e menaxhmentit të TKK-së. Si dhe për shkak të shtimit të presionit burokratik të zyrtarëve të MKRS-së, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të TKK-së’ ka njoftuar z. Krasniqi. Ndërsa në një prononcim për “Botën sot” Arjan Krasniqi ka pohuar se që në momentin e parë që mori këtë post ka bërë me dije se do të punonte deri sa “t’i kishte të lira duart për të bërë më të mirën për teatrin, dhe në kohën që do të ndodhte e kundërta do të largohej menjëherë nga ky post”.
Nga ana tjetër ka reaguar Ministria e Kulturës, e cila nëpërmjet këshilltares, Arbërore Riza, shprehu keqardhjen për këtë veprim. “Ministria e Kulturës e konsideron aktin e dorëheqjes së Arian Krasniqit nga ky post si një veprim të nxituar dhe në shpërputhje me veprimet dhe përpjekjet e përbashkëta të ministrisë dhe të menxhmentit të teatrit për të krijuar rend profesional në teatër”, u shpreh znj. Riza. Ndërkaq u deklarua publikisht se ministria me asnjë veprim nuk ka ndërhyrë politikisht në politikat repertoreske apo menaxhuese të teatrit. Ndërsa këshilltari Bekim Lumi u shpreh se akt nga ana e Arjan Krasniqit ka qenë i papritur në një kohë që bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. “Dorëheqja e drejtorit Krasniqi është e papranueshme, e papritur”, tha z.Lumi duke shtuar se Ministria e Kulturës në një afat kohor të përshpejtuar do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të mos lejuar vakum institucional në teatër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi