Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Faqja 1 e 1

Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Hija e jetës sime janë fjalët e mia. Fjalët e mia janë të njëkohshme me çdo gjë dhe kurdoherë. (Nichita Stănescu, Lufta e fjalëve)
Nga Albert Voka
Ballkani, islamizmi, krishtërimi dhe mjerimi. Çajtore të mbushura me burra dhe gra të mbyllura në kuvli. Thonë se kryeministri ka krijuar një pasuri prej miliona eurosh, ndërsa populli nuk paska bukë për të ngrënë. Ku janë ata që s’janë? Ku është Vaso Pasha që thoshte në zemër të Stambollit: Mos shikoni kisha e xhamia, ngase feja e Shqyptarit është Shqiptaria? Thonë se hipkokritët e shfrytëzojnë fenë si instrument të antishqiptarizmit. Themi se thonë, edhepse kjo u tha e u pa, që nga viti 2001 e këndej. Ata që e dinë nuk guxojnë ta thonë ndërsa ata që i krisën do luftëra minore përmes shërbimeve të fshehta të djallit, u bënë liderë partishë duke toleruar korupcionin dhe prostitucionin si instrument për turpërime nacionale dhe majmëri materiale. Jo vetëm për megafonët që ta prishin gjumin e agimit e kemi fjalën, por edhe për ata që përmes zëvendësimit të atdhetarizmit me fetarizëm e varfëruan etnosin shqiptar, jo vetëm në Maqedoni. Cilat janë pasojat e një uragani të këtillë me pasoja të kobshme? Denigrimi i figurave qëndrore të kombit nga ana e idiotëve, gjëmimi i zërit të tellallit në ambiente multikonfesionale, siç janë qytetet e Dardanisë historike, Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Shkupi, Tetova, Kumanova, etj. Organizime publike ceremonishë fetare për t’i dhënë shkas armikut të satanizojë kombin shqiptar gjoja se qenka ithtar i fesë së Been Ladenit. Papunësia, majmëria personale dhe kultivimi i bajraktarizmit politik si instrument i përçarjes dhe mosbesimit. Thonë se në Ballkan këto janë bërë do praktika origjinale që i gjen gjithandej.
Thonë se fashizmi dhe nacionalizmi shëmbëllen me një kal të egër i cili më në fund e then kokën e vet. Kështu pat ngjarë me Sulltanin, Hitlerin, Sadam Huseinin, Sllobodan Millosheviqin. Jo feja i ka fajet por ata që e shfrytëzojnë fenë për për arabizimin e kombit shqiptar. Thonë se turqit e shitën Kelemegdanin për një lavire. Thonë se në Stamboll ka aq lavire sa kanë banorë Maqedonia apo Kosova. Thonë se disa klerikë të talibanizmit elektronik i zbatojnë urdhërat e Çubrilloviqit për indoktrinimin e rinisë shqiptare me propaganda fetare. Këto vërehen edhe në këto çaste kur mesazhet talibaniste të fundrinave tona ia shurdhojnë veshët edhe kryemistrit. Një nga idetë e kobshme të akademikut famëkeq ishte hapje mektepesh në vend të shkollave kombëtare në Kosovë, ide e cila u realizua në vitet 50-të të shekullit të shkuar përmes marrëveshjes sekrete serbo/turke për dëbimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Thonë se paralelisht me turqit dhe arabët, edhe shqiptarët japin kontribut për islamizimin e Zvicrës, Gjermanisë, Italisë. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por për një pakicë të parëndësishme fanatikësh që kanë hedhur mijëra franga e marka nëpër faltore dhe asnjë sosh për një gazetë shqiptare.
Thonë e ç’nuk thonë. Disave mund t’u duken këto demaskime publike si mahnitje ballkanike. Neve na duken si mahnitje hyjnore ngase përmes deshifrimit të tyre mund të kuptojmë të vërtetën pse Sallman Rushdiu e fshikullonte ligësinë përmes Vargjeve satanike, pse u dëmtua infrastruktura ushtarake e Shqipërisë më 1997, pse u vonua pavarësia e Kosovës si pasojë e riislamizimit të saj, pse hanë dajak motrat tona në emër të Allahut, dhe pse turqit mënjanë dhe serbët në anën tjetër e likuiduan kultin katolik në Kosovë, duke e ngritur në vend të tij kultin e okupatorit të ri. Cili është ky? Lakmia dhe egoizmi, papunësia dhe nepotizmi, biznismenë të xhindosur që janë pasuruar në emër të „atdhetarizmit”, manipulime politike, manipulime fetare dhe manipulime ekonomike. Si mund të dilet nga ky qorrsokak ballkanik? Kush mund ta bëjë Kosovën Zvicër ballkanike përmes amerikanizimit të saj edhe në pikëpamje të standardit dhe mirëqenies? Stop atyre që e favorizojnë kultin islamik për të na satanizuar para botës! Feja është fe dhe Zoti është Zot. Feja është çështje personale e jo nacionale. Fjalët tona janë mendimet tona. Rinia jonë, kisha katolike dhe kombi shqiptar janë me ne. Thonë se që të mbetesh i pavdekshëm duhet të jesh gjenial. Origjinalë janë vetëm idiotët. Të na rrojë Kosova!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi