Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi Empty Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 12:03 am


Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi U1_Tahirhaci
Tahir ef.Thaçi (1898-1984)
Tahir ef.Thaçi (1898-1984)


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Myderriz Tahir Efendi Thaçi ishte njëri prej hoxhallarëve më të respektuar të Gjakovës. Është djali më i madh, prej katër djemëve, i Mulla Himës (Adurrahimit). Të katër djemtë e Mulla Himës ishin hoxhallarë, dy prej tyre ishin hafizë. Emrat e katër djemëve të Mulla Himës janë:
Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi(1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vëllau i tre vëllezërve, të gjithë hoxhallarë. Pra, ky është një rast i rrallë, në dy brezni - tetë hoxhallarë…!

Mulla Tahiri lindi në Gjakovë, më 1898. Mësimet e para i kreu në Gjakovë, i vazhdoi në Medresenë e Madhe, kurse i përfundoi në Medresenë “Mehmed Pasha”, në Prizren, ku diplomoi te dijetari i mirënjohur Myderriz Nysret Efendi Galibi, i cili ishte edhe Myfti i Prizrenit.
Myderriz Tahir Efendi Thaçi, mbasi diplomoi në Prizren, u kthye në Gjakovë, ku filloi detyrën si imam, hatib (predikues) dhe mualim (mësues). Shërbeu për më se gjysmë shekulli, duke filluar në Gjakovë, mandej, për një kohë të gjatë, rreth njëzet e pesë vjet në Podrimje. Shërbeu në Ratkoc të Rahovecit dhe më në fund përsëri në Gjakovë, në Xhaminë e Mahmud Pashës dhe të Haxhi Ymerit.
Mulla Tahiri ishte burrë i urtë, i ditur, shumë i matur dhe me sjellje shembullore. Për këto cilësi, të gjithë e donin, e respektonin, aq sa disa, disa burra me emër, thonin:
”Nëse ka sot evlia, n’ket dynja, ai, pa shybe, ashtë Mulla Tahir Efendija…!”
Tërë jetën e kaloi fare thjesht, si një sufi i vërtetë. Kishte një bibliotekë të pasur, vazhdimisht lexonte, shënonte, studionte me pasion. Ishte dashamirë i letërsisë, i dinte pothuejse përmendësh bejtet e Tahir Efendisë (Vehbijen) bejtet e Shejh Malës, me të cilin ka pasë edhe muhabet…
Ka pasë një shkrim shumë të bukur, vërtet artistik! Gati të gjitha diplomat (ixhazetnamet), qysh kur ishte nxënës, ishin shkruar prej Tahir Efendiut, sipas porosive të myderrizëve të medreseve të Gjakovës dhe të Prizrenit.
Në dokumentet sekrete të Beogradit, të publikuara nga historiani, Dr.Hakif Bajrami, rreth shpërnguljes së shqiptarëve, emri i mulla Tahirit është shënuar dy herë, ku shkruan se:
”Dy herë i janë kërcënuar që të shpërngulet për në Turqi. Nëse nuk shpërngulej, do ta burgosnin me familje në Nish...!”
Gjatë viteve 1950-1960, Mulla Tahir Efendiun e burgosën dy herë, ku kishte vuajtur shumë, por ai nuk fliste kurrë, më shumë fliste trupi i tij i dërmuar, i shkretë, se ai vetë…!
Edhe mbas vuajtjes së burgut, Myderriz Tahir Efendiu jetoi në Gjakovë në skamje, por nuk e lëshoi Kosovën, derisa i mbylli sytë, duke marrë abdes, për të falë namazin e sabahut, më 4 nëntor 1984, në moshën 86 vjeçare!
U varros po atë ditë në Gjakovë, ku u përcoll me nderime të mëdha për në jetën e amshueshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi