Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dajti, zhduket dëshmitari i masakrës. E ëma e merr me forcë nga spitali

Shko poshtë

Dajti, zhduket dëshmitari i masakrës. E ëma e merr me forcë nga spitali Empty Dajti, zhduket dëshmitari i masakrës. E ëma e merr me forcë nga spitali

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 7:57 pm

Dajti, zhduket dëshmitari i masakrës. E ëma e merr me forcë nga spitali




Dajti, zhduket dëshmitari i masakrës. E ëma e merr me forcë nga spitali Policia%20
I vetmi deshmitar zyrtar okular i masakres që nuk i përket asnjerës "palë", pra as policisë, as grupit të Dajtit, nuk gjendet.
Adoleshenti me inicialet F. S ndodhej në vendin e krimit dhe madje është plagosur nga një prej plumbave të pistoletës së Dajtit. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit por e ëma e ka hequr menjëherë prej aty dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij. Policia ka kërkuar në adresën e lënë nga mamaja e adoleshentit por ai nuk ndodhej aty. E vetmja gjë që ka mbetur në duart e hetuesve është kartela e tij mjekësore ku tregohen dëmtimet që ka marrë nga plumbi dhe mjekimet që i janë dhënë në spital.
E premtja e shtatë gushtit ka qenë një ditë e tmerrshme për të gjithë pushuesit që për fatin e tyre të keq ndodheshin në zonën ku u krye operacioni për arrestimin e Dritan Dajtit. Një ndër personat që me plot gojën mund të thuhet se "ndodhej në vendin e gabuar, në kohën dhe momentin e gabuar" është adoleshenti me inicialet F.S. me banim në kryeqytet. Mesditën e të premtes së kaluar ai po kalonte pranë makinave të agjentëve dhe të shumëkërkuarit Dajti kur filloi shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri, adoleshenti mori një plagë në këmbë, pasi plumbi e kishte gërvishur në pjesën anësore por pa i hyrë brenda në trup.
Menjëherë pas arrestimit të Dajtit dhe në kohën që agjentët e vrarë po transportoheshin drejt Spitalit të Durrësit, një makinë e rastit me kërkesë të nënës së fëmijës e mori dhe dërgoi në qendrën mjekësore adoleshentin e plagosur. Ky i fundit ka qëndruar vetëm rreth 30 minuta në Spitalin e Durrësi. Sapo mjekët kanë mbaruar kontrollin e parë duke ndaluar gjakderdhjen dhe pastruar plagën nëna e tij e ka hequr me dhunë nga spitali, duke u larguar drejt kryeqytetit.
"Pasi bëmë ekzaminimin e plagës, ku predha e plumbit ka përshkuar anash muskulit të këmbës duke shkaktuar gërvishtjen e thellë dhe heqjen e një cope të tulit të këmbës së djathtë, nëna e adoleshentit me inicialet F.S. në kundërshtim me kërkesën e bluzave të bardha, ka marrë fëmijën dhe është larguar pa lënë një adresë. E vetmja e dhënë që ka mbetur në Spitalin e Durrësit dhe që është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është kartela e tij mjekësore, e cila është marrë nga një infermiere e turnit",- thanë burimet pranë bluzave të bardha në Durrës.
Po ky version konfirmohet edhe nga zyrtarët e institucionit të akuzës dhe policisë së shtetit, të cilët nënvizuan se adoleshenti nuk është gjetur në adresën e lënë në Spital.
"Është urdhëruar marrja e adoleshentit F.S. në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por, efektivët e policisë, konkretisht inspektori i zonës ku adoleshenti banon, ka raportuar tek eprorët e tij se fëmija nuk është në adresën që ndodhet në kartelën mjekësore",- thuhet nga policia.
Mos gjetja e tij në adresë, ka ngritur dyshime në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se familjarët e tij kanë frikë që fëmija i tyre të jap dëshminë e kërkuar nga prokuroria për atë që ka parë dhe përjetuar mesditën e së premtes në plazhin e Durrësit, konkretisht në afërsi të pistës "Iliria". Sipas këtyre burimeve, konfirmohet se ditën e ngjarjes adoleshenti bashkë me familjen kishte shkuar nga Tirana në Durrës për të bërë plazh, pikërisht në zonën ku ndodhi ngjarja. Në kohën që agjentët e policisë ishin afruar makinës së Dajtit duke tentuar që ta arrestonin, fëmija ka kaluar aty pranë pa ditur se çfarë po ndodhte, ku dhe më pas është qëlluar nga plumbi i pistoletës së Dajtit, në kohën që ky i fundit po tentonte të hynte në zonën e plazhit duke i ikur agjentëve të policisë.
Mësohet se plumbi i fundit që ka dalë nga gryka e pistoletës "Glock" që mbante në duar Dritan Dajti ka përshkruar këmbën e djathtë të adoleshentit F.S. Pak sekonda më pas, Dajti po përpiqej që të ndërronte karikatorin e armës por është qëlluar me tre plumba nga agjentët e policisë që po e ndiqnin nga mbrapa.
Mësohet se një plumb Dajti e ka marr në krahun e majtë pak centimetra poshtë bërrylit që ka qenë tejshpues, një tjetër në brinjë poshtë shpatullës së majtë që ia ka prekur mushkërinë dhe një tjetër në legen të këmbës së majtë, ku ende ndodhet plumbi i pa hequr. (sh)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi