Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit

Shko poshtë

Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit Empty Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 12:55 am

Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit U1_DemakuNJËQIND VJETORI I VDEKJES
DITA E RILINDJES SË XHEMAJLIT

- PARATHËNIA E LIBRIT -

Shkruan Daut DEMAKU

Të gjithë e dinë se Sokrati nuk ka shkruar asgjë. E, ma gjeni dikush ndonjë libër të urtësive botërore, ku nuk përmendet emri i Sokratit! Pse? Sepse Sokrati e kishte nxënës Platonin, e Platoni i madh e bëri Sokratin – Sokrat. Platoni e shpalosi gjenialitetin e Sokratit, por e ngriti edhe veten duke e ngritur Mësuesin e vet. Kështu ndodhi me armeniasin Gjurgjiev.

Në përvojen time të gjatë, veçmas në veprimtarinë botuese, rrallë herë më ka ndodhur të gëzohem me gjithë zemër për botimin e ndonjë titulli të ri, sikur tash që kisha dorëshkrimin e Xhemajl Bajramit, monografinë “Xhemajl Abria – pleqnar i Kosovës .”
Gëzimi im bazohet në disa arsye.
Kur ka folë në kullë Xhemajl Abria, sa ishte gjallë, njëqind burra të kenë qenë aty – e kanë dëgjuar pa asnjë fjalë. Pas vdekjes, Xhemajli ka folë përmes gojës së urtakëve të shqiptarisë: njëqind vjet nga varri, ju ka dhënë porosi të mençura brezave të mëvonshëm. Dhe të gjithë, që i kanë dëgjuar fjalët e tij – kanë marrë mësime të mira. Tash Xhemajli po hyn në libër: do të flet me heshtje, i heshtur, por fjala e tij nuk do të harrohet KURRË MË.
Ky dorëshkrim, që po formësohet në libër, në njëqind vjetorin e vdekjes së Xhemajl Abrisë, në fakt është një rizbulim i fuqisë dhe mençurisë së këtij burri të madh dhe të mençur të Kosovës, dhe, prandaj, me plot gojën e them se Xhemajl Abria po rilindët një shekull pas vdekjes. Kjo rilindje tepër e vonë, pas një shekulli, i ka disa shkaktarë që, në qoftë se mësojmë diçka prej tyre – në asnjë rast të ngjajshëm nuk do të na ndodhin vonesa të këtilla.
Mësimi kryesor, që del nga kjo vonesë, është ky: në qoftë se një figurë të ndritshme kombëtare e ngrisim në qiell, athua ka ndokush që do të pësojë HUMBJE? Në qiellin e mençurisë kombëtare ka vend për miliarda e miliarda yje të ndritshme që, sa më shumë të jenë, sa më të ndritshëm të jenë, sa më lartë të ngritën – aq më shumë e më bukur do të na bëjnë dritë të gjithëve dhe do të na dhurojnë kënaqësinë e krenarinë, që përjeton njeriu kur e kupton se është pjesë e fisit, të gjuhës e të gjakut, që prodhon dije e mençuri! (Le të bindën fëmijët tonë dhe fëmijët e fëmijëve tonë se nuk kemi dalë nga shpellat dhe thesari i traditës kulturore kombëtare është jashtzakonisht i thellë dhe i pasur! Vetëm duhet ta rizbulojmë dhe ta rinjohim. Bota shqiptare nuk fillon me ne. E ndonjëri prej nesh, që mburret për largpamësi, le ta dijë se atë mundësi e ka fituar ngase ka qëndruar mbi supet e kolosëve të kombit). Tejtra, të urtit kanë thënë: edhe më i mirë se i miri është ai që e lavdëron të mirin. Sepse e afirmon të mirën, e ngritë të mirën e të mirin. Ngritja e njeriut të mençur e të mirë është pikë për pikë sikur ngritja e diellit në qiell: sa më lartë të ngritet dielli në qiell – aq më shumë dritë e ngrohtësi do t’i dhurojë gjithësisë. E Xhemajli (dhe shumë e shumë të tjerë) e ka MERITUAR ( në kuptimin e plotë të fjalës) këtë shpalosje të personalitetit, këtë shpalosje të mençurisë.
Mësimi tjetër, që del poashtu nga kjo vonesë shekullore, duket kështu: I di disa gjeni të mendimit botëror, tre prej të cilëve do t’i përmendi në këtë shkrim që, me dorën e vet, sikur Xhemajl Abria, (disa prej tyre) në jetën e vet nuk e kanë shkruar ASNJË GERMË e, në anën tjetër, nuk mund të gjesh enciklopedi, libër të aforizmave, apo botim tjetër të urtësisë, që formësohen pa emrat e tyre. Kah dhe si hynë në BIBLIOTEKA këta njerëz, që gjatë jetës së tyre nuk e kanë shkruar asnjë germë? Ata hynë në kujtesën e mendimit të zgjedhur botëror, sepse PATËN NXËNËS.
Të gjithë e dinë se Sokrati nuk ka shkruar asgjë. E, ma gjeni dikush ndonjë libër të urtësive botërore, ku nuk përmendet emri i Sokratit! Pse? Sepse Sokrati e kishte nxënës Platonin, e Platoni i madh e bëri Sokratin – Sokrat. Platoni e shpalosi gjenialitetin e Sokratit, por e ngriti edhe veten duke e ngritur Mësuesin e vet. Kështu ndodhi me armeniasin Gjurgjiev. Të mos ishte nxënësi i tij, Uspenski, kush do ta dinte se ka jetuar një kokë gjeniale e quajtur Gjurgjiev? Dhe, më në fund, por tash në formë më të organizuar, pikërisht kështu ndodhi me mendjen kosmike të quajtur Osho. Në 600 libra do ta gjeni autor këtë emër, këtë mendje me dije e fuqi njemënd kosmike, por që të gjitha ligjëratat janë shndërruar në libra dhe - që të gjitha i kanë bërë nxënësit e tij. Kalimthi po e përmendi se vetëm “Alkimia supreme” e Osho-s i ka mbi njëmijë faqe. E ku janë edhe 599 tituj të tjerë, autor i të cilave është Osho? Sepse: Sokrati, Gjurgjievi, Osho e sa e sa të tjerë – PATËN NXËNËS, që duke e ngritur Mësuesin e tyre – e bënë vetveten të pavdekshëm.
Merrnie me mendë sot, si do të dukej harta e mençurisë shqiptare sikur pleqnarët e mençur të shqiptarisë të kishin pasë NXËNËS, që t’i shpalosin gjetjet e tyre gjeniale dhe t’i ngrisin e t’i vendosin në vendin e merituar. Të mendojmë të gjithë së bashku se po të kishin pasë nxënës Ali Binaku e Binak Alia, Tahirahasnët e në mesin e tyre në mënyrë të veçantë, Ramadan Shabani, Xhemajl Abria, Tahir Berisha e Dërvish Goxhuli, deri te Sokol Bajraktari e Mujë Loshi – qysh do të dukeshin vëllimet me librat që përmbajnë mendimet e zgjidhjet e mrekullueshme që i kanë dhënë këta pleqë të urtë për tërësinë e jetës njerëzore.
Mua personalisht nuk më bën nder kjo që thashë për nxënësit e urtakëve, sepse familja ime – gjithnjë e ka pasë derën çelë në familjen e Xhemajl Abrisë dhe unë, “shumë i mençuri”, pretendoja të bëhem shkrimtar i madh e nuk e dija sa i madh do të bëhesha, sikur para gjysëm shekulli, të mirresha me tregimet e Xhemajlit, t’i kisha shënuar, të paktën, vetëm ato që m’i ka thënë baba im dhe Hazir Alija – krejt ndryshe do të dukej portreti i Xhemajl Abrisë, por edhe emri im pranë tij. Këtë po e them që ta dëgjojnë të rinjtë, që të mos thonë pastaj sikur unë: Eh, sa mirë i mësojmë gjërat – kur nuk na duhen!
Tha latini plak: fola dhe e shlirova shpirtin.
Por, do të them edhe diçka: kjo monografi është e shkruar me aq korrektësi sa secilit lexues do t’i shkaktojë kënaqësi të vërtetë, prandaj e përgëzoi autorin. E përgëzojë edhe për shkakun se përherë po bindem se kurrë Abria nuk do të mbetet pa një XHEMAJL TË MENÇUR. Por as vendet e tjera, sepse të mençurit e kujdesshëm, me mbamendjen e tyre njëshekullore, bën që Xhemajl Abria të rilindët përsëri dhe përsëri t’iu flet brezeve të reja. Madje t’iu flet me mençuri të thellë. Hasan Prishtina ka thënë: kur e ke përpara njeriun e mençur – e ke hartën e botës përpara dhe asnjë rrugë e gabueshme nuk mund të të mashtrojë.
Për librin nuk fola . Le të flet libri vet.

“Qendra e Mendimit Pozitiv”
dautdemaku@yahoo.com
mendimipozitiv@yahoo.com
tel: 038 225 800
044 679 009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi