Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”

Shko poshtë

Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë” Empty Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 1:14 am

Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë” U1_HalitBogajShemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”

Nga Halit Bogaj

Novelisti, romansieri dhe gazetari shumëvejaçr Shemsi Mehmeti kësaj radhe na e dhuroi një libër interesant dhe me vlera të shumta për popullin tonë në përgjithësi dhe për trevën e Llapit në veçanti.

Në libron për të cilin flasim këtu ai në mënyrë autentike përshkruan jetën , zakonet, traditat dhe mbijetesën e bashkëvendasve të vetë në një periudhë gjysmëshekullore, duke qenë edhe vetë aktor i asaj periudhe.Ai bën një historik të shkurtër të trevës së Llapit e të llapjanëve, duke e përshkruar autoktoninë e tyre të hershme. Në këtë rrafsh ndeshim qendresën stoike të njerëzve të asaj treve në një kohë shumë të vështirë kur armiku ynë përcillte në mënyrë vigjilente çdo lëvizje përparimtare të njerëzve tanë të cilët i pengonte në realizimin e qëllimeve të tyre progresive. Autori i librit është shumë real në përshkrimin e ngjarjeve, objekteve popullore, traditave tona të trashëguara dhe disa dukurive të tjera të pranishme jo vetëm në Trevën e Llapit por edhe në viset e tjera të Kosovës.Krahas këtyre që u theksuan këtu në pika të shkurtlra autori i mirënjohur me krenari të madhe përshkruan edhe karakterin, mentalitetin, trimërinë, burrërinë dhe virtytet e tjera pozitive që e karakterizonin njeriun tonë gjatë asaj periudhe historike të cilën e portretizon autori i nderuar në librin e tij.

Gjithsesi duhet të theksohet se Llapi dhe llapjanët kishin një pozitë të vështirë gjeografike në kufijtë me armikun tonë shekullor me të cilin ndesheshin shpeshherë gjatë turbulencave tona kombëtare.Siç thuhet edhe në parathënien e librit ndoshta vetë pozita e tyre në kufi i ka bërë të këtillë por patjetër do të ketë diçka edhe në vetë natyrën e mentalitetin e tyre.Një vend meritor zë vend edhe konstatimi i kritikut Vehap Shita i cili thotë ‘’se Shemsiu shkruan me pasion por nuk rrëmbehet nga emocionet’’.

Me librin e tij të dobishëm ai na bën të gjykojmë vetë dhe t’i analizohjmë të gjitha ato që na i prezanton.Libri na bën përshtypje të fuqishme ngase pikturon gjëra dhe ngjarje reale, duke vënë në spikamë edhe përjetimet e bashkëkohësve të tij të cilëve u përket edhe vetë. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e librit, i cili është një Monografi vërtet universale e vendlindjes - Trevës së autorit.Pra realiteti objektiv na bën edhe më kurreshtarë që libri të lexohet me vullnet të madh nga i cili mësojmë shumçka që në ditët e sotme mund të duken edhe gjëra relikte ose arkaike.

Këtë vepër mund ta konsiderojmë si të përsosur edhe në pikëpamje të kompozicionit të saj.Na duket se njëmend përshkruhet gjithçka që duhet të përshkruhet, pa zënë ndonjë vend të tepruar.

Në vijim duhet përmendur edhe një mendim tjetër të kritikut Vehap Shita i cili shprehet’’se ky libër do të shërbejë edhe si literature e vlefshme për kërikme të mëtejme’’ ngase autori ua ka hapur shtigjet studjuesve të tjerë të rinj për të gjurmuar dhe për të ecur përpara në drejtimin në të cilin është nisur veterani Shemsi Mehmeti, punën e të cilit duhet ta çmojmë dhe ta adhurojmë si një ogur të bardhë për çështjen e trajtuar në këtë libër.

Në fillim përshkruhet e kaluara më e hershme e Llapit dhe e llapjanëve duke u vënë në dukje se Podjeva ishte një vend shumë i vogël/as fshat as qytet/ së cilës qysh atëherë nuk iu nda zullumi nga të huajtë, por vendësit u rezistonin stuhive të shumta dhe të gjitha pengesave që u dilnin përpara.Vazhdon të evidecohet edhe zezona e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga: Nishi, Prokupla, Kushumlia dhe rrethina. Ndjekja e shqiptarëve nga vatrat e tyre shekullore përshkruhet në mënyrë të dhembshme , ashtu siç ishte me të vërtetë. Autori i përmend emrat e fshatrave të atjeshme të cilat të ndjekurit i ruanin si mbiemra, siç ishin: Vërshevci, Tullari, Lushaku, Stublla dhe shumë e shumë të tjera.

Mëtej tregohet se nga ajo që kishte dëgjuar edhe vetë nga fëmijëria e tij /se ata përjetuan ndjekjen dhe egzodin më të temrrshëm që e kishte parë ndonjëherë njerëzimi /.Ato akte vandaliste mund t’i bënte vetëm një armik i tillë i pashpirtë siç ishte Serbia nëpër shekuj./.Gjithashtu me mallëngjim të madh përshkruhen evokimet e të shpërngulurve me dhunë të cilët i mbanin në mend në detajet më të vogla vendet, shtëpitë dhe oborret e tyre.

Në libër një vend i dukshëm i përket edhe rezistencës kundër okupatorit turk me ç’rast kemi edhe një këngë kushtuar një luftëtari shqiptar me emrin Haxhi Sadria .

Krahas rezistencës së parreshtur të llapjanëve kundër armiqve tanë, përshkruhen edhe vuajtjet e popullit nga sëmundjet e ndryshme që e kaplonin trevën dhe merrnin shumë viktima. Edhe këtu shquhet mjekësia popullore dhe dituria për t’u përballuar atyre sëmindjeve, natyrisht atëherë kur ishte e mundur.

Një vend tjetër në këtë libër i përket edhe veshmbathjes së banorëve e cila i dallonte nga popujt e tjerë përreth me orientime armiqësore ndaj nesh.Në libër trajtohen edhe martesat dhe fejesat tradicionale llapjane, duke u përshkruar deri në hollësitë më të mëdha.

Një problem tjetër i vështirë i popullit ishte edhe skamja që i rrëmbente në ato kohra viset shqiptare.Ato gjëra ushqimore që i kishin, njerëzit i ruanin për mysafirët sepse ata ishin shumë të çmuar.

Gjithashtu vehet në spikamë edhe koha e korrjeshirjeve dhe e mbledhjes së drithrave e cila ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të fshatrave ngase sigurohej buka njëvjeçare. Këtu evidencohen familjet që ishin më të pasura se ato tjerat që ishin në numër më të madh, ngase skamja i kishte pllakosur në mënyrë të njejtë të gjitha viset shqiptare.

Një kapitull tjetër i veçantë i librit’’Të huaj në tokë të vetë’’është edhe kolonizimi i Kosovës me serbë dhe malazezë të cilëve u jepeshin tokat më të mira të vendit tone, i cili e vështirësonte edhe mëtej jetën e njerëzve tanë , edhe ashtu të varfër dhe të paduruar. Ardhja e tyre në Llap dhe në trevat e tjera të Kosovës ishte bërë në mënyrë të planifikuar dhe elaboruar nga mendjet kryesore serbe siç ishte edhe Vasa Çubrilloviqi, një gjakpirës i njohur antishqiptar.Numri i tyre shtohej vazhdimisht dhe e prishte strukturën e popillatës shqiptare, duke u formuar edhe fshatrat e tyre: si Livadica, Dumnica, Radujevci etj/është fjala vetëm për territorin e Llapit/.Ndër ngjarjet e kobshme që përshkruhen në këtë libër është edhe e ashtuquajtura’’Yrrëfia’’e cila ishte një terror apokaliptik kundër popullit tonë.Në atë aksion të çmedur dhe kriminel përshkruhet edhe vrasja e afro tremijë e pesëqind njerëzve vetëm në periudhën 1920-1921 në tërë Kosovën , e cila kishte filluar në Drenicë pastaj ishte përhapur edhe në viset tjera si në: Vushtrri, Llap, Gollak etj.Çetnikët e tërbuar vrisnin shqiptarë të të gjitha moshave: gra, fëmijë, pleq dhe të rinj.

Në vijim shohim edhe faktin se Dumnica e poshtme ishte e para që përballej me të gjitha katrahurat çmendurake serbe.

Në këtë shkrim u munduam sadopak t’i përmbledhim kapitujt kryesorë që përshkruhen në këtë libër me rëndësi të madhe për traditën tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi