Gjetë Doda: Domethënia e 7 Gushtit dhe e 17 Gushtit të 1949 për Mirditën
Faqja 1 e 1

Domethënia e 7 Gushtit dhe e 17 Gushtit të 1949 për Mirditën
Nga Gjetë Doda
Shumë nga studiuesit, gazetarë e persona të ndryshëm që kanë shkruar për Mirditën, mbas viteve ’90 , ndër të tjera kanë theksuar se në këtë krahinë, lufta klasore është aplikuar në shkallën më të lartë të mundshme gjatë regjimit komunist. Kjo ka disa arsye specifike në fakt. Mirdita ka qenë një krahinë autonome dhe e vetëqeverisur duke pranuar si të parin e saj Kapidanët e Mirditës, që rridhnin nga fisi Gjomarkajve, dhe si ligj Kanunin e Lek Dukagjinit. Edhe gjatë okupacionit turk që zgjati me shekuj, Mirdita, me kundërshtitë e saj ushtarake e diplomatike, mundi të fitoj një autonomi substanciale.
Mirdita ka vënë në lëvizje diplomacitë evropiane me kërkesat e saj për njohje pavarësie, për bashkime e njohje sanxhaqesh, e kjo ndodhte atëherë kur nuk kishte një shtet shqiptar. Miditasit ishin dhe janë të një besimi të vetëm fetar, atë katolik, krejtësisht homogjen. Këto që përmendëm, dhe të tjera, i kanë dhënë Mirditës autoritetin për të qenë faktor në analet e politikave shtetërore. Kjo ishte arsyeja kryesore që regjimi komunist e përqëndroi goditjen e vet kundër Mirditës, kryesisht kundër Kapidanit e fisit te Gjomarkajve, shtëpive te para dhe drejtuesve te deri-atëhershëm, siç ishin kryepleqtë, oficerët e njerëzit e shkolluar. Ai regjim kishte në rendin e tij të ditës përmbysjen e zhdukjen e kujdo që nuk pajtohej me programin e tij të qeverisjes, me komunizmin. Kështu, për klasën që deri atëherë ishte në fuqi, kishte tri rrugë: 1) Të bashkëpunonte me komunizmin.., 2) të luftonte kundër komunizmit duke qenë në arrati, dhe 3) të kërkonin azil politik jashtë shtetit me qëllim riorganizimi.
Përsa i përket bashkëpunimit, ashtu siç edhe pritej, kjo nuk ndodhi, kështu që i mbeti rendit fitues që të përleshej me të gjitha format me rendin që kishte humbur. Këtë përplasje e acaroi më tepër mënyra e qeverisjes dhe reagimi i popullatës. U vendosën tatimet, detyrimet për prodhimet në natyrë, të atyre bujqësore e blegtorale, gjë kjo që në të gjithë historinë e popullit të Mirditës, nuk kishte ndodhur. Madje as në kohën e turkut as në atë të mbretit Ahmet Zog, Mirdita nuk pagoi detyrime financiare, kjo për arsye të vobektësisë së skajshme që kishte kjo krahinë.
Regjimi komunist kishte caktuar Bardhok Bibën (fis i Gjomarkajve), në drejtimin e punës së partisë dhe të shtetit për rrethin e Mirditës. Kjo ndoshta ishte një rastësi, por edhe mundet që udhëheqja e lartë të kishte menduar që ta kundërgodiste me një nga Gjomarkajt. Shteti e kishte bërë çarmatimin e përgjithshëm, por disa lëvizje e kundërshti jepnin të kuptohej se kishte akoma rezistencë. Në këto kushte u lëshua një urdhër nga Enver Hoxha që në esencë përmbante: “...Në Shkodër, Koplik, Dukagjin, Vermosh, Mirditë, Kukës, Pukë, Burrel e Dibër, pushteti ynë është i pabazë dhe nuk simpatizohet... të bëhet çarmatimi total... të shkelet çdo pëllëmbë në këto rrethe, në çdo rezistencë të ushtrohet forcë e dhunë deri në pushkatim (Gjeneral Kolonel Enver Hoxha – A.K.Q.- fondi i shtabit të përgjithshëm, dosja Nr. 1 e 13.) Prej kësaj shkrese mësojmë se ishte një urdhër i rreptë i dhënë nga udhëheqësi suprem, zbatimi i të cilit solli dëme të pa llogaritshme dhe, jo vetëm në rrethet që u përmendën. Filluan pushkatimet nëpër katunde pa asnjë lloj gjyqi, kryesisht ndër persona që i mendonin se nuk do ti kishin me vehte. Ndërsa nëpër qytete goditja ishte ndaj tregëtarve dhe shtresës intelektuale. Në Prosek të Mirditës vritet Mark Gjomarku, deri atëherë udhëheqës i luftës antikomuniste në Mirditë dhe në krejt zonën e veriut. Pak kohë më vonë vritet edhe i vëllai, Lleshi, duke pësuar kështu një goditje të rëndë lufta antikomuniste në zonë. Lufta dhe aktiviteti i forcave antikomuniste filloj të venitej. Vrasjet dhe burgosjet përhapen në një gamë të gjërë në të gjithë territorin e Mirditës. Arrihet të vriten në një famije 4-5 veta, siç është rasti i Ded Vilës në Kaqinar me vrasjen e 5 vetave, Ded Përvuka në Orosh me 4 veta të vrarë, kështu me Përbrungajt e Përbibajt e zonës së Rubikut, e të tjera raste.
Ardhja e një operacioni ushtarak në rrethin e Mirditës nën kryesimin e një oficeri me emërin Hodo Habibi (i njohur edhe si Toger Baba), ngriti në zenit egërsinë mbi popullsinë e pafajshme të zonave të Mirditës, duke rrahur, torturuar, vrarë, në mënyrën më çnjerëzore, deri edhe gra e vajza, pleq e plaka. Kur erdhi një moment që duhej të përgjigjej për këto masakra, ai thoshte: “...për këto që më akuzoni ju, unë kam marrë lëvdata të fuqishme nga eprorët e mi, Zoi Themeli dhe Mehmet Shehu...” Në këto kushte, Kapidan Gjon Markagjoni (tashmë emigrant), dërgon në Mirditë Ndue Pjetër Gjomarkun së bashku me Ndue Gjon Melyshin, të shoqëruar me një letër të tij, me të cilën ndër të tjera, jepte këto porosi: “... e porosis në mënyrë të veçantë që të formoj sa ma parë Komitetin Ekzekutiv të Mirditës..., e nëpërmjet të tij me ba lidhje me të gjithë liridashësit e zonës së Veriut e me themelue nji Komitet Qendror, i cili të ketë për qëllim luftën kundër komunizmit e lirinë e Shqipnisë e të popullit shqiptar.... ...Pasi nuk mundem me hjek dorë prej luftës së fillueme e pasi nuk mundem me trathtue gjakun e idealin e djemve të mij, Markut edhe Lleshit, po e dërgoj kushrinin tim Ndue Pjetër Gjomarkaj, që të kryesoj lëvizjen antikomuniste në Mirditë...”
Riorganizimi i forcave antikomuniste kulmoi me vrasjen e sekretarit të parë të PKSH të rrethit të Mirditës, deputetin Bardhok Biba, që ishte zbatim i një vendimi të marrë nga Komiteti i Maleve, vrasje kjo që u krye më 7 Gusht 1949. Për organet e shtetit dhe të partisë duket se ky ishte rasti i volitshëm për të goditur Mirditën “mu në lule të ballit”, duke arrestuar mbi 30 veta, duke dënuar me vdekje 14 veta, nga këto 4 veta me varje, dhe diferencën me burgime të zgjatura deri në 25 vjet e deri burgim të përjetshëm. Ndërsa u internuan gra e fëmij, pleq e plaka rreth 300 frymë.
Vlen të përmendet se në asnjë rast ajo gjykatë nuk mundi të vërtetojë se ndonjë nga personat që u dënuan për vrasjen e Bardhok Bibës, kishin marrë pjesë, kishin ndihmuar apo pasur dijeni, për këtë vrasje. Megjithate ata burra u dënuan, u ekzekutuan dhe u varrosën në vendin ku ishte vra B. Biba, çka kuptohet qartë se veprimi qeveritar ishte plotësisht në hakmarrje për vrasjen e deputetit, paçka se në bazë të procesit gjyqësor nuk u vërtetua asgjë e tillë. Ndërkohë, i arratisuri Ndue Gjon Melyshi, në një shkrim të tij shprehet: “...ditën që u vra deputeti, ishim tue ba ditë diku në Shqopë të Munellës. Vjen nji informatë se deputeti do të kalonte nga Kaqinari për në Shpal. Dy djem të ri kanë dalë vullnetarë dhe kanë krye aksionin e vrasjes, në zbatim të vendimit të Komitetit të Maleve.
Reprezaljet e bëra në Mirditë, në rastin që përmendëm, barazohen me shtypjen e pa mëshirshme të kryengritjes së Postrribës në Shkodër, me pushkatimet për një incident të ndodhur në Legatën Sovjetike në Tiranë. Veprimet shtetërore ndaj tyre treguan se në Shqipëri po vendosej një nga diktaturat e egra që ka njohur njerzimi.
Autori i letrës është përfaqësues i degës së Mirditës, të Shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë - Gazeta 55

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi