S'ka komuna paralele serbe në Kosovë
S'ka komuna paralele serbe në Kosovë
S'ka komuna paralele serbe në Kosovë
Analistët: Duhet t’i jepet fundi kësaj loje apo këtyre ekzibicioneve që Qeveria e Serbisë po i bën në Kosovë që një kohë të gjatë.
Zgjedhjet serbe, të mbajtura në dy komuna të Kosovës, nuk do të prodhojnë efekte juridike e as formim të komunave paralele, thonë në Qeverinë e Kosovës.
Zgjedhjet serbe, të mbajtura në dy komuna të Kosovës, nuk do të prodhojnë efekte juridike e as formim të komunave paralele, thonë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, opozita kritikon tolerimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.Qeveria e Kosovës thotë se nuk do të ketë implementim të rezultatit të zgjedhjeve serbe në Kosovë. Duke i cilësuar si ilegale zgjedhjet komunale të Serbisë në Kosovë, Qeveria në Prishtinë thotë se këto zgjedhje nuk do të mund të prodhojnë efekte dhe formim të komunave paralele.
Në anën tjetër, opozita kritikon tolerimin që institucionet ua kanë bërë zgjedhjeve të djeshme serbe, të mbajtura për Komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës.Marrë parasysh dëmet që po shkakton pushteti paralel për disa vite, opozita thotë se ky tolerim vetëm sa sforcon ambiciet dhe apetitet e këtyre strukturave për shtrirje më masive në Kosovë.
Por, sipas zëvendëskryeministrit Ramë Manaj, zgjedhjet serbe ishin ilegale dhe si të tilla ato nuk do të mund të implementohen.
Janë zgjedhje ilegale, jovalide, janë të papranueshme dhe si të tilla nuk prodhojnë asnjë efekt juridik.“Janë zgjedhje ilegale, jovalide, janë të papranueshme dhe si të tilla nuk prodhojnë asnjë efekt juridik. Para së gjithash dhe mbi të gjitha, janë të paimplementueshme rezultatet e zgjedhjeve të tilla. Përderisa është kështu, atëherë është një veprim, një lojë me vetveten, që merret një pjesë e komunitetit serb, e instrumentalizuar nga politika zyrtare e Beogradit”, thotë Manaj.
Ndërkohë, Avni Arifi, anëtar i kryesisë së partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se duhet dhënë fund ndërhyrjeve të Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës, që si rezultat sjellin shtrirjen e vazhdueshme të strukturave paralele-ilegale. “Duhet t’i jepet fundi kësaj loje apo këtyre ekzibicioneve që Qeveria e Serbisë po i bën në Kosovë që një kohë të gjatë”. Duhet t’i jepet fundi kësaj loje apo këtyre ekzibicioneve që Qeveria e Serbisë po i bën në Kosovë që një kohë të gjatë...“Institucionet e Kosovës kanë një retorikë shumë të theksuar, por kur vjen deri te praktika, bëhet se nuk është palë fare në proceset në Kosovë dhe toleron e shkakton edhe konfuzion pikërisht tek minoriteti serb, por njëkohësisht edhe e vazhdon agoninë e stabilitetit të përgjithshëm në Kosovë”, thekson Arifi.
Avni Arifi thotë po ashtu se duhet të identifikohen se cilat janë veprimet që integrojnë dhe ato që dezintegrojnë komunitetin serb në jetën institucionale e legale të Kosovës.Lejimi i organizimit të institucioneve paralele, sipas tij, bie ndesh me politikat kosovare për integrimin e plotë të komunitetit serb.Ndërkaq, kryetarja e Këshillit Nacional Serb për pjesën qendrore të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se serbët duhet të kenë kompetenca në fushat e pushtetit lokal, që ndërlidhen me arsimin, shëndetësinë dhe trashëgiminë kulturore e fetare.Por, zgjedhjet komunale serbe në Kosovë, ajo i sheh më shumë si imitim pushteti, sesa si vendosje të një pushteti faktik të Serbisë në komunat e Kosovës. Beogradi me këto zgjedhje përpiqet të stimulojë pushtetin...“Beogradi me këto zgjedhje përpiqet të stimulojë pushtetin dhe fatkeqësisht të ndërtojë një lloj platforme politike, sipas së cilës, përpiqet të dëshmojë se ka një lloj pushteti në Kosovë”, thotë Trajkoviq.Kurse, zëvendëskryeministri Ramë Manaj thotë se kjo është një lojë e Beogradit me serbët e Kosovës, pasi që, sipas tij, dita-ditës një pjesë e këtij komuniteti po integrohet në kuadër të institucioneve kosovare. Manaj beson në një pjesëmarrje më të madhe të serbëve në zgjedhjet e ardhshme komunale të Kosovës, më 15 nëntor.Qeveria e Kosovës“Komuniteti serb në Kosovë, ndonëse ngadalë, po integrohet në realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Ne kemi fakte tashmë, që subjekte partiake serbe kanë aplikuar dhe janë certifikuar tek KQZ-ja e Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, që janë zgjedhje legale”, thotë Manaj.Zgjedhjet e djeshme serbe, të quajtura si të parakohshme, u organizuan për Komunën e Prishtinës dhe u mbajtën në Graçanicë, si dhe për Komunën e Pejës, të mbajtura në Gorazhdec.Strukturat paralele serbe konsiderohet se janë më të fuqishme në pjesën veriore të Kosovës, për shkak të përqindjes më të madhe të popullatës së këtij komuniteti në atë pjesë dhe afërsisë kufitare me Serbinë, përderisa në pjesët tjera të Kosovës, përkundër ekzistimit, strukturat e tilla paralele tashmë konsiderohen si më të dobëta.(EL)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» TAHIRI: INSTITUCIONET SERBE NË VERI NUK JANË PARALELE
» Tadiq thotë se nuk do t'i shuajnë strukturat paralele në Kosovë
» “Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë
» Në Kosovë gjuha turke do të përdoret në 38 komuna si gjuhë zyrtare!
» Qeveria i konsideron zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi