Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Stabiliteti’ dehumanizues

Shko poshtë

‘Stabiliteti’ dehumanizues Empty ‘Stabiliteti’ dehumanizues

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:18 pm

Stabiliteti’ dehumanizues

Tashmë është dalë përfare e qartë: lufta në emër të “konceptit” politik, në realitet është luftë e klaneve të sponzoruara nga ndërkombëtarët për të promovuar shoqërinë civile në një vend që bëri luftë politike (Rugova) dhe luftë të armatosur (UÇK-ja) për shtetformimin, e jo për vend-shoqërorizimin eksperimental. Konflikti (i ashtuquajtur) i interesit më në fund mori fund, me vetë përçarjen që po bëhet në publikacione mediale, midis klaneve dikur (mbase edhe sot) të sponzoruara nga ndërkombëtarët. Ndarja e punës midis tyre ende nuk është bërë (për shkak se ata përsëri e bëjnë së bashku të njëjtën punë, i shërbejnë BE-së ta shndërrojë kombin shqiptar në shoqëri civile), por ndarja e fitimeve të punës tashmë është bërë. Dhe përçarja dhe ndarja në klane e këtyre strukturave “të shoqërisë civile” (tashmë të postuar pjesërisht edhe në institucionet e shtetit dhe pushtetit) ka ndodhur pikërisht për shkak se “nuk është ndarë puna”, por “janë ndarë fitimet”, (kush më i zoti i ka rrëmbyer aksionet në emër të vetin) dhe kjo ndarje (e mjeteve materiale) nuk është bërë në bazë të ndonjë parimi politik apo afarist, po në bazë të aftësive për konspiracion, për “lojë” prapa shpine, dhe me këto shkathtësi janë përjashtuar nga “hisja” ata të cilëve u është premtuar, përveç mëditjeve honorareske të majme, edhe kapital milionerësh, si kontribut i punës së tyre dhjetëvjeçare në shërbim të UNMIK-ut, përkatësisht 1244, përkatësisht sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën. Shul shqip janë rrëmbyer nga njëri tjetri të vjelat e donacioneve evropiane, të grumbulluara për dhjetë vjet kontribute në shoqërinë civile. Denonciada “politike” që ka filluar në Kosovë, para 18 muajve, më saktë menjëherë pasi që “shoqëria civile” u nda në dy pjesë, në atë që pranoi t’i bashkohet pushtetit dhe të asaj që mbeti pa dëshirë në “opozitë”, në realitet bëhet pikërisht për qërim hesapesh midis “të humburve” (jo politikisht, po materialisht) dhe “fitimtarëve” që fituan edhe politikisht edhe materialisht. Punëdhënësi “gjeneral” tipik si te Orvelli (romani me titull “1984”), me “kamerat” e tij të padukshme, përcjell këtë gladiatorizëm të kleptomanisë marramendëse dhe pangopësisë në kohë armëpushimi 1244. Kjo “klimë politike” i konvenon atyre që e kanë projektuar statusin e “status quo”-s në Kosovë. Gjithë ky far panagjyri parapolitik, opinionit i shitet si luftë politike pikëpamjesh konceptuale mbi ndërtimin e shtetit të Kosovës, klanet akuzojnë reciprokisht njëri tjetrin për si të “korruptuar”, por “temat” dhe “polemikat” ngushtohen jo në çështje kruciale shtetërore, por në anatemimet sadiste publike reciproke zhglyese denoncuese të emër mbiemrave rivalitetesh, që mund të jenë gjithëçfare, por jo politike. Vet fakti se Kosova, sipas konkluzave zyrtare botërore është në një situatë stabile politike, stabilitet (paqe pa liri) që bëhet roje e status quos, është një dëshmi se askush më nuk angazhohet që Kosova të del nga kjo apati politike, të prishet ky “stabilitet” dehumanizues, të dilet nga kjo katastrofë shëndetësore dhe kulturore, nga kjo papunësi kolektive, nga kjo varfëri që Kosovën e vë në krye të listave botërore si vend me situatë katastrofale në çdo aspekt, përveç atij politik që quhet “stabilitet i Kosovës”. Askush nga këta “polemizues” të ndarë në klane, nuk flet për faktin se si Serbia e ka kolonizuar Kosovën, jo pse nuk e dinë, por pse kolonizimi ka stimuluar “krimin e organizuar” që është tezga e krijimit të pasurisë, për të cilën bëmë fjalë në këtë editorial. Përçarja e klaneve “politike” është aq e thellë, sepse e kanë modeluar konstruktorë ndërkombëtarë 10 vjet me radhë, sa që po të fillonte sot një përpjekje për ta rehabilituar opinionin nga indoktrinimi që kanë ushtruar mbi të, do të duhej edhe dhjetë vjet tjera të arrihet deri te një pikë, nga do të bëhej hapi i parë i punës dhe aktivitetit konstruktiv politik shteformues. Mirëpo ekziston një shpresë: nëse arrijnë të merren vesh për ndarjen e parave, atëherë do të arrijnë edhe mirëkuptime në “konceptet” “politike” “shtetformuese” të tyre, të këtyre pasanikëve të luftës dhe paqes (pa liri).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi