EULEX: Marrëveshja - këmbim informacionesh në nivel policor

Institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeveria e Republikës së Kosovës është adresa e vetme legale dhe legjitime për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje me të gjitha vendet që janë të interesuara për bashkëpunim me Republikën e Kosovës.
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, siç është paralajmëruar, mund të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje me shtetin fqinj Serbinë, qe ka për synim këmbimin e informacioneve në nivelin policor.
Protokolli mbi bashkëpunimin policor me Serbinë, sikurse edhe me të tjerët që do të nënshkruhen me vendet tjera, ka për qëllim të mundësojë këmbimin e informacioneve në nivelin policor.
Kështu e kanë shpjeguar zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
EULEX-i, përmes një deklarate me shkrim, ka sqaruar:
“Nëse ndodh një vrasje në Kosovë dhe nëse i dyshuari arratiset në Serbi, duhet pasur mundësi për të këmbyer informacione dhe anasjelltas. Kjo është ajo që ne synojmë. Të gjitha informacionet do t’i ndajmë edhe me Policinë e Kosovës”.“Krimi i organizuar, kontrabandimi, kalimet e paligjshme kufitare, trafikimi i qenieve njerëzore janë çështje rajonale, që nuk kufizohen me kufijtë e ndonjë shteti dhe për t’i trajtuar me sukses, dëshmitë duhet të ndahen dhe këmbehen”.“Në këto fusha, EULEX-i aktualisht ka mandat ekzekutiv që t’i ndjekë kriminelët dhe t’i sjellë ata përpara drejtësisë në gjykatat e Kosovës. Këto çështje tashmë janë diskutuar me homologët tanë në Shkup, Tiranë dhe Podgoricë dhe është arritur marrëveshje preliminare për rrugën përpara”, thuhet në deklaratën e misionit të EULEX-it.
Mandati i EULEX-it rrjedh nga kombinimi i disa dokumenteve, siç janë Plani i Veprimit i BE-së, Rezoluta 1244 dhe letra e presidentit të Kosovës drejtuar Havier Solanës, në të cilën është thënë se mirëpritet roli i misionit të EULEX-it.Në këtë letër tashmë thirren edhe zyrtarët e EULEX-it, duke thënë: “Është e rëndësishme të rikujtohet fakti se EULEX-i mban disa fuqi ekzekutive, mbi të cilat është arritur pajtueshmëri në fillim të misionit tonë, në letrën që presidenti i Kosovës ia ka dërguar Havier Solanës, në shkurt të vitit 2008. Kjo është pjesë e mandatit tonë, edhe pse bërthama e mandatit është të monitorohen dhe këshillohen institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë kundërshtuar nismën e EULEX-it për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Serbisë. Presidenti Fatmir Sejdiu vlerëson se vetëm institucionet e Kosovës janë kompetente të nënshkruajnë çfarëdo marrëveshje për Kosovën dhe interesat e saj. Kështu deklaroi zëdhënësi Xhavit Beqiri, duke komentuar nismën EULEX-it për të nënshkruar një protokol bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Edhe Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar këtë nismë duke thënë se i takon asaj të rregullojë marrëdhëniet me shtete tjera.
Qeveria e Kosovës
Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Fisnik Rexhepi, pohon se misioni i EULEX-it në Kosovë është vetëm për t’i përkrahur institucionet e vendit, e jo, siç thotë ai, për t’i zëvendësuar ato. “Ju e dini që misioni i EULEX-it është mision teknik në fushën e sundimit të ligjit, është këtu me ftesë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të mbështetur institucionet në fushën e sundimit të ligjit përmes këshillimit dhe monitorimit”.“Misioni i EULEX-it si i tillë është duke funksionuar në Kosovë, duke u bazuar edhe në konceptin e pronësisë vendore. Pra, nuk është këtu për të zëvendësuar institucionet e Republikës së Kosovës, por vetëm për t’i mbështetur ato në fushën e sundimit të ligjit. Prandaj, çdo veprim i EULEX-it që mund të interpretohet si zëvendësim i rolit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne konsiderojmë se është tejkalim i mandatit të tyre”, tha Rexhepi.
Ai konsideron se asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës. Ai thotë se Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me vendet në rajon dhe se një gjë të tillë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
“Institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeveria e Republikës së Kosovës është adresa e vetme legale dhe legjitime për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje me të gjitha vendet që janë të interesuara për bashkëpunim me Republikën e Kosovës”, theksoi Rexhepi. Një marrëveshje e tillë ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë është kundërshtuar edhe nga analistët politikë në Kosovë. (REL)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi