Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Rama në krizë të thellë politike

Shko poshtë

PD: Rama në krizë të thellë politike Empty PD: Rama në krizë të thellë politike

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:32 pm

PD: Rama në krizë të thellë politike

Në reagim e saj, PD shprehet se vendi nuk është në krizë ekonomike, por se kriza ndodhet në kokën e kreut pa mandat të Partisë socialiste.



PD: Rama në krizë të thellë politike ERLA
Sipas zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, kryetari mandat prerë i Partisë Socialiste, krizën e Partisë së tij dhe krizën personale u përpoq ta shpreh sot me zëdhënësit e tij si një krizë të përgjithëshme ekonomike.


Partia Demokratike reagon ndaj një prononcimi të sotëm të partisë opozitare, sipas të cilës vendi është në krizë ekonomike. Në reagim e saj, PD shprehet se vendi nuk është në krizë ekonomike, por se kriza ndodhet në kokën e kreut pa mandat të Partisë socialiste. Sipas zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, kryetari mandat prerë i Partisë Socialiste, krizën e Partisë së tij dhe krizën personale u përpoq ta shpreh sot me zëdhënësit e tij si një krizë të përgjithëshme ekonomike. Ky është një nga trillimet më bajate të këtij humbsi të madh, pra të z.Rama, i cili nga nëntori i vitit të kaluar e gjeri sot nuk flet për gjë tjetër përvecse për krizë ekonomike në Shqipëri.
"Lidhur me pretendimet e sotme i bëjmë me dije kryetarit mandat prerë:
Se prokurimet publike në 6 mujorin e dytë të vitit jo vetëm që nuk janë ndërprerë por vetëm gjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit janë tendëruar ndërtimi dhe rindërtimi i 316 shkollave në mbarë vendin, i qindra kilometrave rrugë dhe i dhjetra e dhjetar ujësjellësave e kanalizimeve si dhe janë tendëruar një sërë prokurimesh të tjera.
Shqipëria nuk është në krizë ekonomike.
Në krizë të thellë shpirtërore dhe politike është z.Rama për humbjen e mandatit të tij.
Vetëm në këtë Korrik, Shqipëria është vëndi i vetëm me rritje 36% të turizmit krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar, dhe se Korridori i Kombit, të cilin z.Rama e shpalli si korridorin e asgjekundit, ka dy fishuar kalimin nga pika e Morinës. Shqipëria nuk është në krizë por në krizë ka zhytur Rama Partinë Socialiste sepse ekonomia shqiptare ka një rritje mbi 6 %dhe të ardhurat buxhetore të këtij viti janë rreth 8% më të mëdha se të vitit të kaluar. Mund të ketë vërtet kompani të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës që z.Rama nuk i paguan por nuk ka asnjë situacion të certifikuar të papaguar nga mazhoranca aktuale. Si përfundim i themi Mr.Krizës se Shqipëria me gjithë dëshirën tënde të madhe ka lënë krizën vetëm në shpirtin e psikologjinë tënde” thuhet në këtë deklaratë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi