Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKK kërkon shkarkimin e gjashtë zyrtarëve

Shko poshtë

AKK kërkon shkarkimin e gjashtë zyrtarëve Empty AKK kërkon shkarkimin e gjashtë zyrtarëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:45 pm

AKK kërkon shkarkimin e gjashtë zyrtarëve

Nga 800 zyrtarë të lartë sa kanë pas për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre sipas LKK, në vitin 2009 kanë deklaruar pasurinë e tyre 794 apo 99.2%.


AKK kërkon shkarkimin e gjashtë zyrtarëve AGJK
Duke u bazuar ne nenin 39 të Ligjit Kundër Korrupsionit (LKK) 200/34, Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit (AKK) mbikëqyrë Pasurinë e zyrtarëve të lartë sikur janë cekur në nenin 2 të LKK – së, në një formularë të posaçëm që është përcaktuar nga AKK–ja.

Përmes një komunikatë për opinion Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), njofton se ka kërkuar sot (e hënë) nga gjashtë institucione që të fillojnë procedurën e shkarkimit të gjashtë zyrtarëve të lartë për mos- deklarimin e pasurisë së tyre, gjë të cilën e parasheh ligji kundër korrupsionit.
Kjo kërkesë vjen si rrjedhojë që zyrtarët e poshtë shënuar edhe pas kalimit të afatit të shqiptimit të masës administrative për 3 muaj, që ka qenë datë 13 gusht 2009, nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Emrat e zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve kërkohet procedura e shkarkimit për mos –deklarim të pasurisë, janë:
- Zlatica Vukasinoviq – Kryetare e Gjykatës Komunale – Leposaviq,
- Snezhana Kostiq – Gjyqtare e Gjykatës Komunale – Leposaviq,
- Sudan Gorani – Gjyqtar i Gjykatës se Qarkut – Pejë,
- Demush Krasniqi – Gjyqtar i Gjykatës Komunale – Malishevë,
- Slobodan Stefanoviq – Prokuror në Prokurorin Komunale –Gjilan,
- Mahmud Lilaj – drejtori i SH.SH.M.B, Gjakovë – Ministria e Shëndetësisë
Duke u bazuar ne nenin 39 të Ligjit Kundër Korrupsionit (LKK) 200/34, Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit (AKK) mbikëqyrë Pasurinë e zyrtarëve të lartë sikur janë cekur në nenin 2 të LKK – së, në një formularë të posaçëm që është përcaktuar nga AKK–ja.
Sipas dispozitave ligjore të Ligjit Kundër Korrupsionit (LKK) formularët e plotësuar duhet të dorëzohen në AKK deri me 31 mars për vitin paraprak.Deri me këtë datë në vitin 2009, këtij obligimi ligjor ju kanë përgjigjur 78.3 % e zyrtarëve të lartë publik, nga 800 sish që kanë qenë të obliguar për deklarimin e pasurisë sipas LKK. Në pajtim me paragrafin 1 të nenit 43 të LKK, nëse zyrtari i lartë nuk dorëzon informacionin e referuar në nenin 41 dhe 42 të LKK brenda afatit të përcaktuar në këtë Ligj, AKK– ja nxjerr një paralajmërim dhe vendos një afat të ri, i cili nuk mund te jetë më i shkurt se 15 ditë nga dita e nxjerrjes së paralajmërimit.Bazuar në këtë AKK– ja pas verifikimit të listave të zyrtarëve të lartë të cilët nuk kishin dorëzuar formularët me datë 03 prill 2009, nxori një paralajmërim dhe vendosi një afat të ri për dorëzimin e formularëve.
Afati i ri i vendosur nga AKK– ja përcaktonte datën 30 prill 2009, si afat i fundit ligjor për dorëzimin e formularëve të deklarimit të gjendjes së pasurisë, ku numri i zyrtar ëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë deri me këtë datë arrin në 778, apo 97.2 %.Në rastet kur zyrtari i lartë nuk ka dorëzuar informacionin lidhur me gjendjen e pasurisë së tij brenda afatit të përcaktuar me ligj, konform paragrafit 3 të nenit 43 të LKK, AKK–ja ka informuar institucionet ku ata zyrtarë të lartë ushtrojnë detyrën e tyre për mos-deklarim të pasurisë dhe njëherit kemi kërkuar që të merret masa administrative për zvogëlimin e pagës për 1/5 apo 20 % për çdo muaj (kjo masë ka zgjatë 3 muaj). Numri i zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve është kërkuar të merret kjo masë administrative ka qenë 22 sish. Pas kalimit të afatit të shqiptimit të masës administrative për 3 muaj që ka qenë datë 13 gusht 2009, numri i zyrtarëve të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 6 sish. Në pajtim me paragrafët 4 dhe 5 të nenin 43 të LKK, nga institucionet ku punojnë këta zyrtarë të lartë, me datë 17 gusht 2009, kemi kërkuar që të fillojë procedura e shkarkimit për mos-deklarim të pasurisë.
Nga 800 zyrtarë të lartë sa kanë pas për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre sipas LKK, në vitin 2009 kanë deklaruar pasurinë e tyre 794 apo 99.2%, thuhet në komunikatën e lëshuar sot (17 gusht ’09) nga AKK-ja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi