Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërthim në Ingusheti - 20 të vrarë

Shko poshtë

Shpërthim në Ingusheti - 20 të vrarë Empty Shpërthim në Ingusheti - 20 të vrarë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:48 pm

Shpërthim në Ingusheti - 20 të vrarë

Zyrtarë të Ingushetisë thonë se një kamion bombë shpërtheu sot në komandën e policisë të qytetit Nazran. Sipas tyre, kamioni u përplas me portat e kompleksit policor dhe shpërtheu ndërkohë që policët po rreshtoheshin për apelin e mëngjesit.


Shpërthim në Ingusheti - 20 të vrarë Rusia16

Ingusheti - Një shpërthim i përgjakshëm ka ndodhur sot, në një stacion të policisë, në provincën ruse të Ingushetisë.
Sipas autoriteteve lokale, në këtë shpërthim janë vrarë të paktën 20 vetë dhe janë plagosur edhe 83 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në stacionin policor kryesor të qytetit Nasran.
Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për lënda shpërthyese që ishte vendosur në një automjet të policisë.
Muajt e fundit, militantët myslimanë në veri të Kaukazit kanë kryer disa sulme të përgjakshme kundër institucioneve ruse, në Ingusheti dhe në Çeçeninë fqinje. Tri ditë zie në Ingusheti
Kryeministri i republikës ruse të Ingushetisë, Rashid Gajsanov, ka shpallur zi kombëtare tri ditëshe për të nderuar viktimat e sulmit të sotëm vetëvrasës në qytetin Nasren. Në këtë sulm, në shënjestër të të cilit ishte stacioni kryesor i policisë, e humbën jetën së paku 20 persona dhe u plagosën rëndë e lehtë 83 persona.
Midis të lënduarve janë edhe dhjetë fëmijë. Autoritetet qeveritare kumtuan se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, me një kamion me 20 kg TNT. Kamioni e ka shkatërruar portën e oborrit të stacionit të policisë, në kohën e rreshtimit të pjesëtarëve të policisë. Pas shpërthimit, ndërtesa është përfshirë nga zjarri.
Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, ka kërkuar nga autoritetet qeveritare të Ingushtesisë që të ndërmarin masa shtesë për vendosjen e rendit në këtë republikë. Presidenti i Ingushetisë, Junus-Bek Jevrukov ka urdhëruar shtimin e masave të sigurisë në objektet shtetërore.
Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, forcat qeveritare kanë vazhduar luftimet me separatistët në Ingusheti, Çeçnje dhe pjesë të tjera të Rusisë jugore.
Shkëmbimet e zjarrit dhe incidente të tjera të shoqëruara me viktima janë një dukuri e zakonshme në republikat e trazuara jugore të vendit.
Shpërthim në Ingusheti - 20 të vrarë +ingu Ingusheti: 20 të vrarë nga kamioni bombë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi