EULEX-i ka marrë nga UNMIK-u dosjet e krimeve të rënda

Zyrtarë të misionit EULEX thonë se dosjet e marra nga misioni i UNMIK-ut nuk kanë qenë në gjendje të mirë dhe të kompletuara si duhet për të ngritur aktakuzë, apo edhe për të arrestuar dikë.
Misioni i BE për Polici dhe Drejtësi, EULEX ka marrë në dorëzim nga UNMIK-u qindra dosje, për krime lufte, terrorizëm dhe krime të tjera të rënda. Zyrtarë të EULEX thonë se janë hapur vetëm disa dosje.Që nga vendosja në Kosovë e misionit të BE-së për polici dhe drejtësi EULEX, të gjitha rastet që kanë të bëjnë me krime lufte dhe rastet e krimeve të rënda trajtohen nga prokurorë dhe gjykatës të misionit EULEX. Këto raste në të kaluarën janë trajtuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe asnjëherë nga institucionet e Kosovës. Zyrtarë të misionit EULEX, thonë se ata kanë pranuar nga UNMIK-u dosjet e 200 rasteve, ndërsa presin të marrin edhe qindra dosje të tjera.
Kryetarja e gjykatësve të misionit EULEX, Maria Giuliana Civinini, më herët ka bërë të ditur se këto dosje kanë të bëjnë kryesisht me krime të luftës, krim të organizuar, terrorizëm, por edhe raste të tjera të cilësuara si krime të rënda. Shumica nga dosjet që kanë të bëjnë me krime të ndryshme akoma nuk janë hapur në tërësi nga zyrtarët e misionit EULEX, sepse siç thotë zëdhënësi i këtij misioni, Kristof Lamfalusi akoma nuk janë përmbushur disa kritere.
“Ajo që po bëjnë prokurorët e misionit EULEX është shikimi i të gjitha rasteve, i rasteve të krimit dhe hetimet një nga një. E gjithë kjo për të parë se a ka akoma të dhëna, dëshmitarë të tjerë dhe se a mund të punohet me faktet ekzistuese në këto raste. Pra, misioni EULEX është në procesin e seleksionimit edhe të disa rasteve që tashmë janë marrë nga UNMIK-u”, thotë Kristof Lamfalusi.

Rastet e krimeve të rënda udhëhiqen nga gjykatës dhe prokurorë të misionit EULEX, në bashkëveprim edhe me gjykatës dhe prokurorë të Kosovës. Mirëpo këta të fundit nuk kanë të drejtë vendimmarrjeje. Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj, thotë se ata nuk kanë ndonjë problem pse rastet e krimeve të luftës dhe krimeve të rënda udhëhiqen nga gjykatës të misionit EULEX.
“Puna është e kënaqshme, organizimi, mobilizimi i gjyqtarëve të EULEX-it është shumë në nivel. I kanë marrë ato raste që me ligj bien në kompetencën e tyre, por ka qenë gatishmëria e tyre që të ndihmohen edhe rastet sipas kërkesës sonë. Nuk them se i kanë pranuar të gjitha, por kryesisht na kanë ndihmuar”, thotë Anton Nokaj.
Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj thotë se ai nuk ka vërejtur ndonjë tentativë nga ana e gjykatësve të misionit EULEX për të penguar procedura rastesh të cilat janë inicuar nga gjykatës vendorë.
Misioni evropian për polici dhe drejtësi, EULEX u vendos në Kosovë në dhjetorin e vitit të shkuar. Iu deshën disa muaj që të kompletohet stafi dhe misioni të jetë funksional. Por ka vetëm pak muaj që prokurorët e misionit EULEX, kanë filluar të veprojnë. Veprimi i tyre i fundit është urdhër-arresti për një serb të Kosovës, të akuzuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999. 33 vjeçari, Goran Vuckoviç u arrestua nga policia në afërsi të qytetit të Prizrenit dhe procedurat për gjykimin e tij janë duke vazhduar.
Sidoqoftë gjyqësia kosovare që nga përfundimi i luftës është kritikuar shumë për jofunksionalitet nga shumë organizata ndërkombëtare. Institucionet e Kosovës gjithmonë fajin e kanë hedhur tek misioni i UNMIK-ut, i cili deri me vendosjen e misionit evropian EULEX-ka qenë përgjegjës për drejtësinë e Ksooves.(DW)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi