Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin

Shko poshtë

Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin Empty Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:58 pm

Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin

Gruaja e Dajtit ka qëndruar 15 minuta në organin e akuzës, por prokurorët refuzojnë që ta takojnë dhe i mohojnë lejen.


Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin Dora
Pas këtij refuzimi, bashkëshortja e Dajtit, shtetasja Dorela Dajti, depozitoi në protokollin e këtij institucioni një prokurë përfaqësimi, pasi familja e të dënuarit me 25 vite burg kishte zgjedhur si avokat Arben Qeleshin, për mbrojtjen e interesave ligjore të të arrestuarit


TIRANË- Bashkëshortja e Dritan Dajtit, Dorela (Xhoxhi) Dajti, është paraqitur dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke kërkuar një leje të veçantë për të takuar bashkëshortin e saj. Ajo ka hyrë në organin e akuzës rreth orës 12 e 20 minuta dhe ka kërkuar që të takohet me prokurorët e çështjes. Por dy prokurorët e çështjes kanë refuzuar takimin me bashkëshorten e të arrestuarit duke i kërkuar asaj që të komunikojë vetëm me sekretarinë dhe të paraqiste aty çdo ankesë që kishte. Asnjë prej punonjësve të organit të hetimit nuk ka pranuar që të komunikojë me gruan dhe ajo është detyruar që të largohet sërish pasi kishte depozituar disa dokumente në protokoll.
Pas këtij refuzimi, bashkëshortja e Dajtit, shtetasja Dorela Dajti, depozitoi në protokollin e këtij institucioni një prokurë përfaqësimi, pasi familja e të dënuarit me 25 vite burg kishte zgjedhur si avokat Arben Qeleshin, për mbrojtjen e interesave ligjore të të arrestuarit. Gjithashtu, ajo depozitoi një kërkesë për leje, ku kërkonte që institucioni i akuzës ta lejonte që ajo ta takonte babanë e vajzës së saj 10 vjeç dhe fëmijës që po rritet në barkun e saj. Një kërkesë e ngjashme i ishte refuzuar edhe pak ditë më parë por gruaja e Dritan Dajtit ka insistuar sërish.
Përveç këtyre, bashkëshortja e Dajtit kërkoi që familjarëve të saj t'i lejohet që t'i dërgojnë disa rroba e ushqime të dënuarit me 25 vite burg, si dhe u ankua për trajtimin jo të mirë shëndetësor e njerëzor që i bëjnë Dajtit në Spital të Burgut. Pas depozitimit të këtyre kërkesave dhe ankesës, bashkëshortja e 32 vjeçarit ka dalë aty rreth orës 12:35 minuta nga dera kryesore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke marr rrugën për në qendër. Sipas burimeve pranë këtij institucioni, mësohet se bashkëshortja e Dajtit në kërkesën e saj, përveç se njoftoi organin e akuzës se mbrojtësi ligjor i interesave të Dritan Dajtit është avokat Arben Qeleshi, pretendon se ndaj bashkëshortit të saj po ushtrohet një dhunë psikike nga punonjësit e Spitalit të Burgut.
"Personeli i burgut përveç se e kanë mbyllur në një dhomë më vetë, pa frigorifer, pa televizor e pa asnjë kusht minimal për jetesën, duke mos e trajtuar njësoj si të tjerët, Dajti mbahet i lidhur 24 orë për krevati, duke mbajtur të shtrirë në krevat. Nuk lejohet që ai të vizitohet nga familja, nuk lejohet të marrë ushqime nga familja siç marrin të tjerët, nuk lejohet që të marrë rrobat dhe as brisqe për tu rrojtur që ia dërgon familja. Ai trajtohet në mënyrë çnjerëzore dhe jo si të tjerët",- thuhet ndër të tjera në letrën e bashkëshortes së Dajtit që është dorëzuar dje në prokurori.
Prokurorët: "Dajti nuk do lejohet të takojë njeri pa dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e shtatë gushtit ku u vranë katër agjentët e policisë në tentim për ta arrestuar atë". Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, ishte po ky institucion i cili refuzoi kërkesën e babait të Dritan Dajtit, Hasanit për vizitë në dhomën e Spitalit të Burgut për ta parë djalin e tyre të plagosur në operacionin e policisë për arrestimin e tij në zonën e plazhit në Durrës këtu e 11 ditë më parë. Edhe kërkesat e mëparshme të bashkëshortes së Dajtit për takim me këtë të fundit, institucioni i akuzës i ka hedhur poshtë po me të njëjtin arsyetim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin Empty Prokuroria, heton pasurinë e familjes Dajti

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:38 pm

Prokuroria, heton pasurinë e familjes Dajti




Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin DAJT
Makina e bllokuar e bashkëshortes së Dajtit është një "BMW" e modeleve të reja, e cila është bllokuar menjëherë pas "masakrës" së vrasjes së katër agjentëve të policisë.


TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, e cila prej dy javësh po heton dosjen e penale të vrasjes së katër agjentëve të policisë nga dora e të dënuarit me 25 vite burg Dritan Dajti, ka kërkuar verifikimin e pasurisë së tij dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes. Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit qendror të akuzës, të cilët shtuan se po verifikohet pasuria e ngritur gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, kohë kjo që përkon me kohën e shpalljes së tij në kërkim. "Pas kontrollit të ushtruar në banesat e familjarëve të ngushtë të shtetasit Dritan Dajti, është konstatuar se ata disponojnë disa prona dhe hyrje në kryeqytet. Për këtë qëllim, është urdhëruar verifikimi i pasurisë së tyre, sidomos për pasurinë e vendosur këto gjashtë vitet e fundit kur Dajti ndodhej në arrati. Është kërkuar nga Zyra Qendror e Regjistrimeve të Pasurisë së Paluajtshme që të evidentoi dhe t'i vë në dispozicion të hetimit pasurit e paluajtshme të regjistruar në emër të familjarëve të ngushtë të Dritan Dajti apo vetë atij. Si dhe është kërkuar nga të gjitha filialet e bankave të nivelit të parë, dytë dhe tretë në vend, që të analizojnë dhe përshkruajnë me imtësi llogaritw bankare që figurojnë të hapura në emrin e Dajtit apo familjarëve të ngushtë të tij"-thuhet nga burimet hetimore.
Sipas tyre, arsye e verifikimit të kësaj pasuri bëhet për të evidentuar se gjatë kohës së arratisë së Dajtit çfarë pasuri është vendosur dhe me të çfarë të ardhura. Deri më tani, sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme mësohet se kanë ardhur vetëm disa përgjigja nga Hipoteka e Tiranës, e cila ka evidentuar hyrjet ku banojnë prej vitesh prindërit e Dajtit dhe vëllai i tij si dhe banesa ku banonte prej kohësh bashkëshortja e Dajtit. "Këto dy prona të evidentuara figurojnë të regjistruara se ndodhen, një banesë në rrugën "Mine Peza" ku banojnë prindërit dhe një hyrje në rrugën "Myslym Shyri" ku banonte bashkëshortja Dajtit me vajzën 10 vjeçe dhe vëllanë e saj tashmë të arrestuar Ergest Xhoxhi. Ndërkohë, ende asnjë nga filialet e bankave të niveleve të ndryshme që janë të akredituara në vend, nuk ka sjell pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndonjë të dhënë mbi llogarit bankare të regjistruar në emër të vetë Dritan Dajtit, bashkëshortes së tij apo prindërve dhe vëllait. Gjithashtu, përveç këtyre dy hyrjeve që tashmë janë provuara, prokuroria ka në duar edhe dokumentet e sekuestruara të dy makinave që përdoreshin nga bashkëshortja e Dajtit, Dorela (Xhoxhi) Dajti dhe nga kunati i Dajtit tashmë i arrestuar Ergest Xhoxhi.Makina e bllokuar e bashkëshortes së Dajtit është një "BMW" e modeleve të reja, e cila është bllokuar menjëherë pas "masakrës" së vrasjes së katër agjentëve të policisë. Si dhe automjeti tjetër që është i bllokuar dhe shërben si provë materiale në procesin hetimore dhe më pas gjyqësor, është makina e tipit "Volkswagen Tuareg" me ngjyrë blu të errët dhe me xhama të errëta mbrapa, që mbante targa italiane "CR 535 FR" që përdorej për lëvizje nga Dajti dhe që ditën e ngjarjes nga brenda saj ka vrarë dy nga katër efektivwt e policisë. Të dy këto automjete rezultojnë, në bazë të informacioneve të prokurorisë, se janë blerë nga Dritan Dajti por që janë regjistruar në emër të bashkëshortes dhe kunatit të tij tashmë i arrestuar Xhoxhi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi