Apostol Duka:Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë-Masakra e Tivarit
Faqja 1 e 1
Apostol Duka:Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë-Masakra e Tivarit
Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë
Masakra e Tivarit
Nga Apostol Duka
Qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, por sidomos në muajt dhe ditët e fundit të saj, një nga shqetësimet më të mëdha të Josif Broz Titos ishte se si do të zgjidhej problemi i Kosovës, pas kësaj lufte. Ai iu kishte premtuar me kohë shqiptarëve, këtej e andej kufirit, se, pas kësaj lufte, Kosova do të kishte të drejtë të vetëvendoste, se ajo mund të bashkohej natyrshëm edhe me Shqipërinë, por a e kishte me gjithë mend këtë premtim' Në asnjë mënyrë! Shenjat për këtë ishin dhënë që gjatë luftës. Dihet roli kryesor i jugosllavëve, në prishjen dhe mosnjohjen e marrëveshjeve historike të Mukjes dhe Bujanit, dihet se sa shumë ndikuan ata në acarimin dhe prishjen përfundimtare të marrëdhënieve midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Ballit Kombëtar e Legalitetit, aq sa ata t'i kthenin armët njëri-tjetrit, në përleshje absurde vëllavrasëse. Por, sipas Titos dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Rankoviçit, Kardelit, Vukmanoviç Tempos etj., vetëm kaq nuk mjaftonte për të përligjur qëndrimet e mëvonshme ndaj Kosovës. Duhej diçka më e madhe dhe më "bindëse", duheshin argumente më të gjetura për të justifikuar përpara aleatëve faktin se përse ata nuk po silleshin si internacionalistë në zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Ata e dinin se kjo gjë nuk ishte fort e vështirë. Mjafton të hapnin sirtarët e pluhurosur dhe të nxirrnin prej tyre Traktatin famëkeq të Vassa Çubriloviçit. Aty ishte zgjidhja: Do t'i akuzonin të gjithë kosovarët si bashkëpunëtorë të nazist-fashizmit, do të gjenin ose sajonin fakte, do të zhvillonin, madje, dhe ca gjyqe formale të luftës dhe do të fillonin menjëherë nga spastrimi masiv i popullsisë së Kosovës. Aq më tepër, kur ata e dinin se, për këtë, do të kishin edhe bekimin e heshtur të të Mëdhenjve, ndaj të cilëve nuk ishin thjesht e vetëm bashkëluftëtarë, por edhe spiunë të rëndomtë, me siglat dhe pseudonimet përkatëse. Dhe ashtu u bë. Në ditët e fundit të marsit të vitit 1945, një kolonë e madhe me më se dy mijë kosovarë, e shoqëruar nga partizanë serbë dhe malazez të armatosur gjer në dhëmbë, kaloi Morinën e Kukësit dhe u drejtua për në thellësi të vendit, drejt Shkodrës e, më tej, drejt Tivarit e Ulqinit. Vetëm pak ditë më vonë, më 1 prill 1945, shqiptarët do të dëgjonin të lemerisur për masakrën e tmerrshme të Tivarit. Pikërisht për këtë ngjarje nga më të përgjakshmet në fundin e Luftës së Dytë Botërore, përmes dëshmish e dokumentesh autentike, bëjnë fjalë shënimet e mëposhtme:
Ç'është Tivari'
'shtë jeta e shuar, zemra e vrarë, shpirti i madh i plagosur i Kosovës. 'shtë besa e prerë në mes, ideali i tradhtuar. 'shtë mallkimi i madh i nënave kosovare, klithma e tokës shqiptare të vaditur me gjak të pafajshëm martirësh, është dëshmia dhe gënjeshtra e madhe (Si për ironi të fatit, ngjarja datohet pikërisht më 1 prill, në Ditën e Gënjeshtrave !...), është akuza e drejtpërdrejtë kundër Makbeth-ëve të shekullit XX, është fakti i pamohueshëm se barbarët e dikurshëm të stepave ishin ngulur të bashkëjetonin mu në zemër të Ballkanit për të masakruar dhe shfarosur qytetërimin dhe ekzistencën e njërit prej popujve më të lashtë të Europës. 'shtë edhe një Bukenvald, një Mat'hauzen dhe një Osvenicim, më tepër në vargun e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, por këtë radhë autorë gjakftohtë të tij janë pikërisht disa nga ata njerëz që koha dhe historia i kishin thirrur në skenë për të luftuar me armë në dorë krimin dhe terrorizmin e organizuar, padrejtësinë dhe shtypjen njerëzore dhe të vendosin rendin e së ardhmes së njerëzimit.
E pra, që na çastin që në themelet e brishta të kësaj të ardhmeje të ëndërruar aq shumë, "vëllai" sadist vrau "vëllanë" bashkëluftëtar, derdhi gjakun e pafajshëm të bashkëluftëtarit dhe shokut të vet të fëmijërisë e të llogores; që në momentin që e ardhmja ende foshnjë do të mëkohej me shovinizmin më të tërbuar, - ajo do të ishte e minuar dhe e dështuar keqas. Duke vrarë njerëz kaq të bukur dhe kaq të pafajshëm në emër gjoja të ruajtjes së pastërtisë së idealeve komuniste e internacionaliste, e ardhmja vriste vetveten me mijëra herë. Do të mjaftonte vetëm masakra e Tivarit, që Titoja dhe të gjithë frymëzuesit e pasuesit e tij të damkoseshin përjetë me vulën e turpit dhe të tradhtisë.
Më tej akoma, ç'është Tivari?
Le të flasim për të me gjuhën e dëshmitarëve të asaj kohe. Njëri prej tyre është shqiptari Bajram Gola, ish-oficer i aradheve speciale të korparmatës së ministrisë së Mbrojtjes të ish-Jugosllavisë, me shërbim në qytetin dhe vendin ku ngjau kjo tragjedi. 'shtë njëri nga ata që u ngarkuan të hetonin dhe të ndriçonin të vërtetën e krimit dhe që autorët dhe regjisorët e tij të vërtetë i vunë nën betim dhe i detyruan të heshtnin. Më 30 maj 1990, plot dyzetepesë vjet pas ngjarjes, ai do të dëshmonte me shkrim:
" ... Dyzetepesë vjet e disa ditë po e mbaj këtë peshë të rëndë shpirtërore, i detyruar të heshti deri tash jo si shqiptar, por si ushtar me kuptimin e plotë të fjalës... Pse deri tash kam heshtur, nuk është faji im, por i atyre që më kanë detyruar të heshti...
... Nuk ka rast të tillë në botë që ushtria t'i masakrojë shokët bashkëluftëtarë në atë mënyrë mizore, pa kurrë një faj e arsye! Këtë krim ndaj ushtarëve-rekrutë shqiptarë e bëri Brigada X malazeze dhe komandanti i saj Gasha Markoviq. Ky krim lufte u bë pa preçedencë në analet ushtarake të botës dhe askush nuk u përgjigj për të... Vetëm shqiptarët ishin në pyetje, kurse protagonistët e këtij krimi të tmerrshëm e të turpit njerëzor, mendonin se kishin rastin të ngopeshin me gjak të të rinjve shqiptarë edhe pse realisht ishte fjala për ushtarë të nisur në luftë kundër okupatorit...
Asokohe, kishte filluar mobilizimi i rregullt në pjesën e çliruar të Jugosllavisë. Komiteti Nacional i Jugosllavisë, ishte tepër i ngarkuar, përveç me detyrat e veta për çlirimin definitiv të vendit edhe me obligime të rënda ndaj koalicionit antihitlerian. Marrëveshja Tito - felmarshalli Aleksandër (1944), kishte përcaktuar planin strategjik për operacion në pjesën veriperëndimore të territorit jugosllav, me rëndësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe politike. Ishte në pyetje çlirimi i bregut të Adriatikut dhe depërtimi sa më i shpejtë në hapësirën Istër - Trieste. Armatës së Katërt të Jugosllavisë i duheshin efektiva të konsiderueshme për zbatimin dhe realizimin e këtij operacioni, prandaj Shtabi Suprem kishte vendosur që aradhet e ushtrive të Armatës së Katërt të plotësoheshin me ushtarë të sapo mobilizuar në Kosovë, të cilët duhej të përballonin një marrshutë shumë të gjatë dhe jashtëzakonisht të rëndë: Prizren - Kukës - Shkodër - Ulqin - Tivar dhe, prej aty, me vapora deri në vendin e caktuar, përtej Dubrovnikut.
Shumica e trupave në eshalonin e parë, ishin nga viset e Vitisë. Ata u dërguan në Prizren dhe aty, sipas rregullave ushtarake, iu dorëzuan njësive malazeze. Porsa u dorëzuan në duar të këtyre përcjellësve, ushtarët shqiptarë u gjetën në një situatë të rëndë dhe në fillim nuk mund ta kuptonin se ç'po ndodhte, janë ushtar, apo janë pengje të luftës. Mirëpo shpejt u detyruan ta kuptojnë se gjenden në duar të armiqve të përbetuar. Atë bindje, ua solli sjellja arrogante-gjakatare, kur pas disa dhjetra kilometrave (të udhëtimit), ranë viktimat e para. Ushtarët malazez, që kishin ardhur "për t'i përcjellë", rrugës filluan t'i vrisnin rekrutët shqiptarë, që me vështirësi e përballonin atë marrshutë...
... Më 1 prill 1945, në orën 9.00, arritën në Tivar. Aty i vendosën në plazh, në mes të detit dhe të mitralozave të "trimave" ushtarë të Brigadës së Dhjetë Malazeze, ... i mbajtën deri në orën 15.00 pasdite dhe, prej plazhës, i sollën në oborrin e Monopolit të Duhanit, të cilin e rrethon një mur bukur i lartë. Shqiptarët e rinj, posa iu afruan Monopolit, kishin vërejtur se në mure të oborrit dhe nëpër dritare të ndërtesës ishin vendosur mitralozë të rëndë. Posa hynë ushtarët e fundit, ua mbyllën derën e oborrit dhe hapën zjarr ... dhe brenda dy-tri minutave, i vranë e i masakruan 1700 shqiptarë dhe 38 serbë...
Një numër rekrutësh shqiptarë, në valën e masakrimit, siç ngjan gjithmonë në këto raste, kishin kaluar muret dhe ishin shtrirë bregut. Unë, në hetimet e mia, kam konstatuar se 18 vetë që kanë shpëtuar, kanë hasur në një grup peshkatarësh dhe ata i kanë fshehur në kolibet e tyre dhe disa ditë i kanë ushqyer me bukë e me ujë, por një numër tjetër s'e ka gjetur atë fat, sepse të nesërmen, përveç "trimave" të Brigadës së Dhjetë malazeze, janë organizuar të gjithë komunistët dhe skojistët prej Ulqini e deri në Kotorr, në aksion për të zënë ata që kishin shpëtuar. Të gjithë ata që ishin angazhuar në këtë aksion të turpshëm njerëzor, kishin vetëm një urdhër: ku t'i gjenin, aty për aty t'i vrisnin..."
Përse vallë, gjithë kjo egërsi, gjithë ky mobilizim "prej Ulqini e deri në Kotorr"' Thjesht për të vrarë "aty për aty" dhe disa shqiptarë më shumë, kur etje e gjakatarëve duhej të ishte shuar me plot 1700 jetë njerëzisht dhe me plot të tjerë që ishin asgjësuar në rrugë e sipër' Thjesht për të kapur disa të mjerë, që, në fund të fundit edhe sipas disa "ligjesh" të pashkruara të botës së krimit, meritonin të jetonin, sepse i kishte falur plumbi, se kishin arritur të shpëtonin me guxim nga ferri i tmerrshëm i vdekjes tradhtare' Jo, pesë apo dhjetë të vrarë më shumë ose më pak, nuk ngrinin asnjë lloj peshe në tërë atë krim aq të organizuar njerëzor. Jo, jo, qëllimi ishte tjetër, shumë më i menduar e më djallëzor: Të kishte sa më pak dëshmitarë, mundësisht të mos kishte asnjë! Rëndësi kishte të vriteshin ata mijëra shqiptarë, p pastaj do të gjendej me lehtësi edhe arsyeja e moskthimit të tyre në Kosovë. Mund të konsideroheshin fare mirë si të humbur në luftë, si dezertorë etj. Por kjo ishte e pamundur. Në fund të fundit, asgjë nuk shpëton pa u parë dhe pa u ndëshkuar në këtë botë. Vetë dëshmia e Bajram Golës e vërteton më së miri këtë gjë.
Shtrohet pyetja:
Çfarë qëndrimi mbajtën komunistët dhe partizanët shqiptarë dhe, sidomos komisarët dhe komandantët e tyre ndaj masakrës së Tivarit dhe, në përgjithësi, ndja gjithë atij gjenocidi të egër që nisi në Kosovë' Ishin pjesëmarrës në krim, dëshmitarë të heshtur, apo e kundërshtuan atë, qoftë me fjalë ose me veprime të caktuara luftarake'
Partizanët shqiptarë shkuan në Jugosllavi në emër të një qëllimi të lartë e fisnik: të ndihmonin luftën internacionaliste, por edhe të çlironin trojet e vëllezërve të tyre të një gjaku. Atyre, as që iu shkonte ndër mend se dikush synonte t'i përdorte dhe po bënte me ta një lojë shumë të ndyrë, se halli nuk ishte aq shumë tek lufta e tyre, por gjetkë, pse jo edhe për t'i pasur dikur si mbrojtës, dëshmitarë të imponuar dhe bashkëpjesëmarrës në të gjitha punët, qofshin ato edhe krime. Partizanët shqiptarë ishin burra trima, ata kishin mësuar të luftonin armikun ballë për ballë dhe këtë gjë e bënë me seriozitetin më të madh, madje edhe më mirë se në Shqipëri, por ata kishin një defekt të madh: Nuk e njihnin mirë historinë, nuk dinin asgjë për Traktatin e fshehtë të Çubriloviçit. Ata besonin shumë, deri në një naivitet absurd, koka e tyre ishte e mbushur me përrallat e bukura të bashkim-vëllazërimit, internacionalizmit proletar, të faktit se pas fitores të gjithë do të hanin me lugë të artë, se do të ishin të lirë e të lumtur, se Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe me plot ëndrra të tjera, që nuk u realizuan kurrë.
" ... Luftimet, deri më 22 shkurt 1945, ishin shumë më të ashpra në Jugosllavi, se në Shqipëri, - kujton Lame Çekani, ish-komisar kompanie në Brigadën e Gjashtë Sulmuese. ' Edhe kushtet, shumë më të vështira. Mjafton të kujtosh Verushën, për të cilën kënga labe thotë: Moj Verusha me patate, / Njëzet ditë luftë mbajte, / Mos Verush' e Malit Zi, / Dit' e natë, bor' e shi..."Populli na donte shumë, tmerrësisht shumë, po kështu edhe serbët e malazezët e thjeshtë të zonave ku luftuam. Po kishte edhe mjaft gjëra që na vinin në dyshime. Për shembull, një natë, në Lipjan u zhdukën në mënyrë misterioze katër partizanë kosovarë, që kishin ardhur vullnetarisht në kompaninë tonë. I kërkuam me këmbëngulje për tri ditë me radhë, ku nuk u futëm, deri edhe në radhët e kundërshtarëve, por pa rezultat. Pas disa ditësh, morëm vesh se ishin pushkatuar gjoja si dezertorë nga OZNA, shërbimi i sigurimit të ushtrisë së atëhershme jugosllave.
Akte të tilla ngjallnin zemërim dhe shtonin edhe më tepër mosbesimin e kosovarëve, i cili edhe pa to, nuk ishte i paktë dhe i papërligjur. Më kujtohet kur kaluam përtej Hanit të Hotit, për në zonën e Trepçes. Mendo një V të madhe natyrore. Poshtë është lumi Cem, që shkumëzon, nga të dyja anët e V-së ngrihen shkëmbej madhështorë, më tej është kalaja e famshme, ku Dedë Gjo Luli ngriti për herë të parë flamurin kuq e zi, në vitin 1911. Kalojmë Cemin dhe, sa bëjmë të ngjisim të përpjetën, befas shfaqen që prapa shkëmbejve dhe drejtohen kërcënuese nga ne me qindra tyta armësh. U ngjethëm, ishim në rrezik të madh. Komandanti i brigadës, xha Jaho Gjoliku i lavdishëm, që ishte një luftëtar i sprovuar, e mblodhi shumë shpejt veten dhe nisi të na jepte urdhra me zë të lartë. Kur, ç'të shohim' Sapo zëri i trashë i komandantit u përhap me jehonë nëpër grykë, sapo ai tha:"Ngrini lart flamujt luftarakë!" dhe ata u ngritën, sapo nisi kënga "Për mëmëdhenë" para sulmit, tytat matanë shkëmbejve u tërhoqën si me magji dhe mbi ta u ngritën jo një e dy, por me dhjetëra flamuj kombëtarë. Dhe, me qindra shqiptarë të Kosovës, si të çartur nga gëzimi, u sulën drejt nesh krahëhapur, me fjalët: "Vëllezërit tanë, bre! ... Vëllezër, bre!..."
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Apostol Duka:Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë-Masakra e Tivarit
Ç'ishin ata' Shqiptarë të atyre viseve, të gjithë të lidhur me luftën antifashiste sipas mënyrës së tyre, por që nuk pranonin të luftonin në krah të serbëve e malazezëve, sepse nuk ua kishin besën..."
Pra, shqiptarët e Kosovës ishin deri në fund dyshimtarë, mosbesues. Ata e parandienin të keqen, ata mendonin jo pa shkak se Titoja dhe banda e tij, sipas fjalës së urtë "Një udhë e dy punë", duke i akuzuar, ashtu siç kishte këshilluar me kohë Vassa Çubriloviç, si bashkëpunëtorë të fashizmit, si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në vrasjen e afro një milion jugosllavëve që kishin rënë deri atëherë në luftë, do të kërkonte t'i zhbënte një herë e mirë, bashkë me gjermanët. Dhe, ky mosbesim, nuk mund të mos përcillej edhe tek partizanët shqiptarë, shqiptarët e Kosovës nuk mund të mos e qanin këtë hall të madh me vëllezërit e tyre. 'shtë fakt se partizanët tanë u munduan të bënin diçka, për t'i dalë të keqes përpara, ose të paktën për ta zbutur e zvogëluar atë. Për shembull, brigadat partizane u mbushën plot me partizanë shqiptarë vendas, pushteti nacionalçlirimtar (në zonat ku vepronin tanët) u ngrit rishtas kryesisht prej shqiptarësh.
Por, vetëm kaq... Titoja e lejoi, madje e nxiti këtë fasadë vëllazërore, internacionaliste, por të tjera ujëra rridhnin nën dhe. OZNA ishte e errët dhe e fuqishme, Titoja vetë - akoma edhe më i fuqishëm. I veshur me aureolën e një udhëheqësi, luftëtari dhe komandanti të madh të Luftës Patriotike, zëri i tij ishte më autoritari në të gjithë Ballkanin. Të tjerët ishin thjesht liliputë, zëri i të cilëve dëgjohej a nuk dëgjohej deri tek pragu i derës... Titoja ishte një zot i vërtetë jo vetëm i Jugosllavisë në çlirim e sipër. Kur e ndjeu se loja e tij e dyfishtë po bëhej disi e lexueshme dhe se partizanët shqiptarë po e shihnin realitetin e hidhur me sytë e tyre, ai nuk nguroi që, pas një falënderimi cinik për "ndihmesën e paçmuar në luftën kundër armikut të përbashkët", pas ca frazave e premtimeve boshe për vëllazërimin e popujve dhe internacionalizmin proletar, t'i hipte brigadat partizane nëpër trena dhe t'i niste me ngut drejt Strugës, për t'u kthyer sa më parë në Shqipëri.
Gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri, kujton Shefqet Peçi, u ndodha në Prizren. Ishte fundi i marsit të vitit 1945. Më thonëq se, me porosi "nga lart", duhej të shkoja e t'iu flisja disa rekrutëve kosovarë, të mobilizuar në ushtrinë jugosllave. T'u flisja për bashkim-vëllazërimin, t'iu thoshja se më në fund edhe çyshtja e Kosovës do të zgjidhej në mënyrë "internacionaliste" e kështu me radhë. Mua, përherë se si më janë dukur këto porositë "nga lart", kur nuk të thonë se kush i ka dhënë, kur unë i merrja urdhrat vetëm nga komanda dhe udhëheqja ime. Nuk shkoj, thashë, ata s'e kuptojnë labçen time, le të flasë më mirë Esat Ndreu, që është nga Dibra. Dhe vajti e foli Esati. Se kesh hiç hallin tek labçja uu, që kosovarët e kuptonin që ç'ke me të, po kesh dëgjuar se kosovarët e kishnë mobilizuar me zor, me gënjeshtra dhe opo i keqtrajtonin, naj nuk doja të bëja lojën e të tjerëve. Dhe dolli ashtu siç e menoja, ata u pushkatuan të gjithë në Tivar pas disa ditësh. I bëra njëmbëdhjetë faqe informacion Komitetit Qënëror, që në Tiranë ta mësonin si qe puna dhe të ankoheshin te Titua. Kur u ktheva në Tiranë, u poqa me Koçi Xoxen dhe e pyeta se ç'ishte bërë me atë informacionin tim dhe ai më tha qetësisht: "E mo, Shefqet, ç'bëhesh merak për ca të vrarë të Kosovës'!..." Po ata nuk ishin ca, po mijëra të rinj, o shoku Koçi, iu ktheva me zemërim. Mijëra, mijëra, por të gjithë ishin bashkëpunëtorë të Rexhep Mitrovicës dhe Xhemë Gostivarit, që i kishin lyer duart me gjak partizanësh jugosllavë dhe e patën me hak gjysmën e lekut, e mbylli bisedën Koçi, që në atë kohë ishte edhe më i fuqishëm se Enveri...
Këto të thëna, provohen edhe nga një raport që Shefqet Peçi, komandant i Shtabit Operativ, i dërgonte Hysni Kapos, i cili në atë kohë ishte komisar i Korparmatës së Parë, që në nëntor 1944: "Ushtria jonë Nacionalçlirimtare, shkruhet aty ndër të tjera,së bashku me ato (forcat - A.D.), po i jep grushte të rënda okupatorit dhe reaksionit. Ushtarakisht, shkohet përpara, por fatkeqësisht punët nuk shkojnë kështu edhe politikisht... Në ushtri (në ushtrinë jugosllave, shënimi ynë) mungon një vijë politike për vëllazërimin e popujve. Gjendja këtu është bërë kaotike, ambiciet kanë filluar të ringjallen dhe hakmarrja (nga ana e serbë dhe malazezëve, shënimi ynë) të ndjekë rrugën e saj. Arrestohen e burgosen të pafajshëm. Familjet nxirren me zor prej shtëpive, me pretekst se dikur i kanë rrëmbyer. Kontrollet dhe arrestimet bëhen pa asnjë autorizim. Dhe të gjitha këto bëhen me familjet muhamedane (nënkutpo: kosovare, shënimi ynë). Pjesa më e madhe e malazezëve janë prepotenta. Ndër vende ku janë partizanët (shqiptarë, shënimi ynë), punët nuk shkojnë keq, sepse çdo veprim bëhet prej të dyja palëve. Po të mos merren masa të prera në mënyrë bolshevike, punët do të shkojnë keq e më keq..." (AQP. Fondi 210, dosja 9, faqe 52-53, "Korparmata e Parë Sulmuese", datë 27.11.1944.)
Ndërsa Arif Hasko, në atë kohë komisar i Divizionit të Dytë Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pohon me shumë përgjegjësi:
"Në ditët e fundit të marsit të vitit 1945, ndodhesha rastësisht në Shkodër në Shkodër, ku më ndodhi edhe një incident me partizanët e Brigadës së 22-të Sulmuese, të cilët nuk më njihnin dhe më arrestuan, nga që më panë të veshur bukur dhe menduan se mund të isha ndonjë ballist ose kolaboracionist i maskuar. Në ato çaste mërzie, më2 lajmëruan nga Tirana me fonogram se aty do të vinin ca kosovarë (vullnetarë), të cilëve ishte mirë t'iu flisja për luftën kundër fashizmit, për vëllazërimin midis shqiptarëve dhe popujve të Jugosllavisë etj. Interesohem dhe mësoj se një kolonë të madhe kosovarësh e kishin rrasur në Tebojë, në ca kazerma të braktisura. Ishte paraditja e 31 marsit. Shkoj dhe i gjej të rrahur, të masakruar, disa edhe të lidhur nga duart. Sa hyra mes tyre, ata ulën kokat, asnjëri nuk deshi të më shihte në sy. Rrethoheshin nga shoqërues malazez, të armatosur mirë, anash ishin ngritur mitralozët. I pyes shoqëruesit se ku po i çonin dhe më thonë se janë rekrutë që do të plotësojnë formacionet e Armatës së Katërt Jugosllave. Pyes se përse nuk kanë armë, përderisa janë rekrutë dhe më thonë se do t'i marrin kur të shkojnë në vend, kërkoj shpjegime se përse shumë prej tyre janë të keqtrajtuar dhe më thonë se ata kanë dashur të arratisen, se disa janë ngritur në revoltë, duke mos pranuar të marshonin e të luftonin kundër gjermanëve etj. Në këto kushte, nuk kam ç'të flas, thashë dhe u largova i revoltuar. Pasdite, ata i nisën me ngut për në Malin e Zi, ndërsa të nesërmen a të pasnesërmen, u përhap me shpejtësi lajmi se i kishin vrarë e masakruar të gjithë në qytetin e Tivarit. Kur u ktheva në Tiranë, ia tregova ndodhinë Koçi Xoxes dhe ai nuk shfaqi asnjë shenjë shqetësimi. "Mirë t'iu bëhet! - më tha. - Janë të gjithë pasues të Xhemë Gostivarit e Rexhep Mitrovicës... E di mirë këtë problem, më ka shkruar edhe Shefqet Peçi..."
Një komandant shtabi operativ dhe një komisar divizioni (dhe sigurisht që këta nuk janë të vetmit), që revoltohen dhe nuk pranojnë të flasin për "vëllazërimin e popujve", sepse po ndesheshin me një realitet tjetër, që nuk kishte asgjë të përbashkët me vëllazërimin. I pari dërgon informacion në Shtabin e Përgjithshëm e në Komitetin Qëndror, ndërsa i dyti i raporton me shqetësim Koçi Xoxes dhe përgjigjja për të dy është e njëjtë: "Mos u merakosni për ca të vrarë kolaboracionistë! Pse, pak bashkëpunëtorë të fashizmit po pushkatojmë neve këtu'!..." Dhe kështu, qarku mbyllet, përgjegjësia dhe bashkëfajësia gati pranohen zyrtarisht.
Po Enver Hoxha, po Komiteti Qendror' A u përpoqën ata të merrnin "masa të prera, në mënyrë bolshevike", siç propozonte Shefqet Peçi' Duam s'duam, duhet pranuar se ata nuk lëvizën as gishtin e vogël të këmbës a të dorës. Jo se nuk deshën, por se nuk mundnin. Mendojmë se opinioni sot, i ndikuar ndoshta edhe nga ngjarjet e mëvonshme dhe nga kulti i ngritur për Enver Hoxhën gjatë dyzet e më shumë viteve, kërkon shumë më tepër nga ç'mund të bënin ata dje, i konsideron shumë më të fuqishëm nga ç'ishin realisht. Ata kishin problemet e tyre të mëdha, pushteti i tyre nuk ishte vendosur ende mirë në Shqipëri dhe jo të kishte ndikim tek Jugosllavia e madhe, si-ç mund të mendohet. 'shtë fakt se, deri në atë kohë, Titoja nuk i kishte begenisur kushedi çfarë "vëllezërit" e tij të vegjël. Çapi i tyre, më së shumti, shkonte deri tek Miladin Popoviçi, por dihej se edhe ai, duke qenë sa një kuadër i rëndësishëm partie, aq dhe njeri i rëndësishëm i OZNA-s, në çështjen e Kosovës nuk bënte asnjë lëshim, për të mos thënë më shumë, po të kujtojmë hollësitë e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Ka dëshmitarë që thonë se, sapo e mori në dorë tekstin përfundimtar të Marrëveshjes, Miladini doli nga çadra me vrap i alarmuar, duke thirrur: "Enver, Enver!... Tradhti, tradhti e madhe!..." Le që edhe në atë kohë edhe vetë Miladini nuk jetonte më, i vrarë nga një dorë misterioze, ndoshta si një njeri që dinte shumë dhe mund të fliste dikur... Në këto kushte, shumë-shumë "vëllezërit e vegjël" mund t'i dërgonin edhe ata një informacion kryebolshevikut Tito, ku t'i propozonin të merreshin "masa të prera, në mënyrë bolshevike..." dhe pastaj të mjaftoheshin me përgjigjen më të ftohtë e më të rëndomtë "zyrtare": "Ishin kolaboracionistë!..." Dhe, të besonin ose të bënin sikur besonin...
Kështu edhe del se ka ndodhur, nga analiza e fakteve dhe ngjarjeve. Për shqiptarët, çelësat e portës së komunizmit i mbante fort në dorën e tij vetëm Titoja. "Atëherë, nuk dinim se ç'qe Stalini, ç'ishte Bashkimi Sovjetik. Titon njihnim. Dhe askush nuk dyshonte se ai ishte një nga udhëheqësit më të shquar komunistë, një internacionalist i madh, që i dëgjohej zëri dhe që na kishte premtuar, se çështja e Kosovës do të zgjidhet në kuadrin e gjithë luftës çlirimtare të popujve", thotë me sinqeritetin më të madh Arif Haskoja.
Megjithatë, sot ka njerëz që këmbëngulin se Tivari dhe masakrat e tjera e gjenocidi në Kosovë ishin pasojë e një plani të përbashkët kriminal midis shovinistëve jugosllavë dhe udhëheqësve të atëhershëm shqiptarë. Kjo, vështirë të besohet. Përse i duhej Titos t'i zbulonte letrat para kohe dhe ta zgjeronte rrethin e bashkëpunëtorëve dhe dëshmitarëve të punëve të tij më të errëta, kur këta dikur mund të rebeloheshin e ta denonconin, siç edhe ndodhi në fakt'!... Dhe, në fund të fundit, a mund të shesë ose të tradhëtojë dikush, diçka që nuk e zotëron...
G. Ndryshe, 29 Shtator 2006
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi