Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Hasan Dashi

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Hasan Dashi Empty Mexhid Yvejsi: Hasan Dashi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 1:00 am

HASAN EFENDI DASHI (1892-1962)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Myderriz Hasan Efendi Dashi ishte njëri prej hoxhallarëve më atdhetarë, më të ditur, më të ndritur që ka nxjerr Gjakova, Kosova. Është i biri i Osman Efendiut. Lindi në Gjakovë, më 25 mars 1892.
Në Gjakovë i kreu mësimet fillestare, vazhdoi shkollimin në “Ruzhdie” dhe në Medresën e Madhe. Meqë ishte nxënës i zgjuar, i dalluar, i etshëm për dituri, i vazhdoi stutimet e larta në Turqi….
Hasan Efendi Dashi i vazhdoi studimet e larta në Stamboll, ku e kishte axhën në shërbim diplomatik, i cili ishte i angazhuar edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Hasan Efendi Dashi, përveç studimeve, ku ishte i student dalluar, merrej edhe me veprimtari kombëtare, si një atdhetar i shquar…
Menjëherë, pas diplomimit në Stamboll, u kthye në vendlindje, në Gjakovë, ku shërbeu si mësues, edukator, nëpër shkollat e mejtepet e qytetit për shumë vite, ku dha lëndën e mësim - besimit, ndërmjet viteve 1919-1932.
Ka shërbyer si imam e predikues në xhamitë kryesore të Gjakovës, në Xhaminë e Mahmud Pashës, të Fetah Agës, të Sefës, në Xhaminë e Mulla Jusufit, etj.
Në vitin 1931 emërohet anëtar i Drejtoratit të Vakufit të Gjakovës, ndërsa në shtator 1943, e përfaqësoi Gjakovën në Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ku ishte ndër veprimtarët më të dalluar, më të shquar…
Në vitin 1945, posa Kosova u ripushtua nga forcat partizane-komuniste-çetnike, Hasan Efendi Dashi, për shkak të veprimtarisë atdhetare-nacionaliste e arrestuan forcat partizane-komuniste dhe menjëherë e burgosën, duke lënë në shtëpi djalin, foshnje, tre muajsh, Fetiun, i cili, po ashtu u burgos në vitin 1993…
Në kohën e komunizmit, Hasan Efendi Dashi kaloi një jetë të vështirë, me shumë vuejtje, një jetë të mjerë, e kishin burgosur disa herë…
Burgjet nuk e ligështuen, nuk e dobësuen as nuk e dorëzuen, përkundrazi e forcuen, sepse kishte ndjenja të pastra fetare, kishte ndjenja të fuqishme atdhetare…
Hasan Efendi Dashi ishte hoxhë i ditur, i ndritur, trim, shumë i drejtë, guximtar dhe si ai atdhetar e nacionalist, por gjithnjë nënmbikqyrje të pushtetit partizan-çetnik-komunist…
Po, për këtë veprimtari, populli ende e kujton, e çmon, e vlerëson e nderon me simpati, me dashuri…
Për shërbimet që i bëri fesë, kombit dhe atdheut, sot një rrugë e Gjakovës quhet rruga Hasan Efendi Dashi.
Hasan Efendi Dashi ndërroi jetë më 20 maj 1962, në Gjakovë, ku edhe u varros me nderime të mëdha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi