Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama, shantazhe dhe para për t'u rizgjedhur kryetar

Shko poshtë

Rama, shantazhe dhe para për t'u rizgjedhur kryetar Empty Rama, shantazhe dhe para për t'u rizgjedhur kryetar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:04 pm

Rama, shantazhe dhe para për t'u rizgjedhur kryetar

Anashkalohet Komisioni Zgjedhor i PS në përgatitjen e zgjedhjeve. Si në vitin 2005, kryetari në detyrë i PS-së do zgjidhet me parimin 'Një pallat, një votë'.

Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka intensifikuar përpjekjet për blerjen e mbështetjes brenda strukturave socialiste për të siguruar rizgjedhjen e tij në krye të selisë rozë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit. Ai ka urdhëruar vartësit e tij në Bashkinë e Tiranës, të cilët mbajnë funksione kyçe në Partinë Socialiste, që të nisin një evidentim të të gjithë komisionerëve dhe delegatëve që do të marrin pjesë në Kongresin e Jashtëzakonshëm, në mënyrë që të nisin tratativat për blerjen e votave apo për përjashtimin e atyre që nuk pranojnë një gjë të tillë. Duke shkelur në mënyrë flagrante procedurat që përcakton statuti i Partisë Socialiste, Rama ka vënë në punë mekanizmat korruptive që përdori në vitin 2005 për të uzurpuar postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Nëpërmjet kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Partinë Socialiste, Genc Gjonçaj, Rama u ka dërguar sekretarëve të PS-së në rrethe kërkesa për listën e anëtarësisë, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë. Burime nga selia rozë bënë të ditur se kampi i rivalëve të Ramës, Malaj dhe Blushi, e kanë konsideruar këtë veprim si një shkelje të rëndë të kushtetutës së PS-së, duke hedhur dyshime të forta për përjashtimin e anëtarëve që janë kundër rikandidimit të Ramës. Shkresa, e cila duhej të nisej në emër të Komisionit Zgjedhor të PS-së, mban vetëm firmën e kryetarit pasi komisioni nuk është mbledhur për të shmangur kundërshtimet që mund të lindnin gjatë diskutimit për këtë çështje. Kodi Zgjedhor i PS-së e përcakton qartë nisjen e shkresave të tilla, vetëm pasi mblidhet ky komision, përndryshe nuk mund të nisë puna për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ky anashkalim i procedurave përbën një dëshmi të qartë të aktivizimit të instrumenteve korruptivë e manipulativë nga ana e Ramës për t`u rizgjedhur me çdo kusht në krye të PS-së në Kongresin e 29 gushtit. Ajo çka e thellon më shumë këtë skandal është fakti që kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve për PS, Gjonçaj, i cili është caktuar për administrimin e zgjedhjeve brenda PS-së, ngarkohet me këtë detyrë në konflikt të hapur interesi, pasi Gjonçaj rezulton të jetë njëkohësisht edhe punonjës i Bashkisë së Tiranës. Kjo është një tjetër dëshmi e trafikut të influencave që lëvizin mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Socialiste, influenca që burojnë nga afera korruptive me leje e sheshe ndërtimi që pritet të përdoren sërish si metodat më efikase për ndryshimin e rezultatit të votimit në Kongres. Është mëse e qartë se Rama po përdor metoda identike me ato të vitit 2005 për të rimarrë kreun e PS-së, të cilin e humbi pas disfatës në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Në atë kohë ai u denoncua gjerësisht nga eksponentë brenda Partisë Socialiste, por edhe nga aleatët e PS-së për aplikimin e parimit "një pallat një votë", për të ardhur në krye të selisë rozë. Nga ky parim përfituan disa elementë të rëndësishëm në vendimmarrjen e PS-së, një ndër të cilët ishte Gramoz Ruçi, i cili vazhdon ndërtimin e një pallati shumëkatësh në zonën e ndaluar për ndërtime pranë Liqenit Artificial.
Genc Gjonçaj konfirmon keqpërdorimin e vet dhe marrjen e misionit për manipulimin e kongresit
– Genc Gjonçaj, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka pohuar dje ndërmarrjen e tij për manipulimin e procesit të votimit për kreun e kësaj partie, sipas parimit “një anëtar-një votë”. Këtë veprim të tij, ai nuk ka lënë në harresë ta etiketojë si “një moment procedural në bazë të statutit”. Më tej, Gjonçaj ka vijuar shfajësimin për veprimin e tij individual, si një veprim që “i paraprin çdo date të mundshme që kongresi do të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve në parti”. Pa dhënë asnjë shpjegim se sipas kujt vendimi, udhëzimi, apo urdhri ai po kryen këto veprime në emër të komisionit që drejton dhe pa dijeninë e anëtarëve ët tjerë, Gjonçaj ka shpjeguar se, “komisionerët edhe para edhe pas kongresit zgjidhen po nga strukturat e Partisë Socialiste. Aktualisht po mblidhen emrat dhe konstituimi bëhet pas kongresit”, ka sqaruar Gjonçaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi