Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë

Dritan Dajti
Tiranë, 7 gusht NOA – Dritan Dajti cilësohej si njeriu më i rrezikshëm dhe më i kërkuari nga Policia e Shtetit.
Duket se cilësitë e Dajtit u treguan qartë mesditën e sotme kur vetëm për t’i mbërthyer prangat atij, u deshën të vriteshin katër punonjës policie, një civil dhe të plagoseshin disa të tjerë.
Po kush ishte Dritan Dajti?
Para vitit 1999 emri i tij lakohej vetëm prej atyre që e njihnin nga afër Dajtin, dhe pas këtij viti emri i tij dihej edhe nga njerëz që nuk e kishin parë kurrë fytyrën e tij.
Kjo pasi ishte vrasja e biznesmenit Beqir Beqaj, që ndodhi më 17 shkurt të vitit 1999 te “Zogu i Zi” në Tiranë, që çoi policinë në adresën e Dritan Dajtit.
Vetëm pak kohë më vonë Dritan Dajti u arrestua nga policia pasi akuzohej për vrasjen e këtij biznesmeni.
Vrasje të cilën Dajti mohonte ta kishte kryer duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.
Mirëpo kjo pak rëndësi kishte për akuzën e cila kërkoi 25 vite burgim për Dajtin.
Dritan Dajti ishte një nga shumë të pandehurit e tjerë që akuzoheshin për vrasje të ndryshme.
Por emri i tij do të lakohej dhe madje frikshëm nga policia vetëm atëherë kur Dajti arriti të kryente arratisjen më spektakolare jo vetëm në sy të policisë por edhe të prokurorisë gjykatësve dhe civilëve.
Ka qenë data 17 nëntor i vitit 2003, kur Dajti u transportua në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë për tu paraqitur në seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të tij.
Askush nuk dyshonte se pikërisht në këtë moment Dajti do të arratisej megjithëse ndodhej nën masa të rrepta sigurie, madje diçka të tillë ai do e realizonte edhe i lidhur me pranga.
I ndihmuar nga persona të tjerë Dajti është futur në banjën e gjykatës ku atje ka gjetur një pistoletë, e lënë kjo nga të njohur të tij, dhe pasi ka kërcënuar policët dhe prokurorin ka hipur në një motor që e priste pak metra larg dhe sa hap e mbyll sytë Dajti u zhduk.
Qysh atëherë emri i Dritan Dajtit u rendit i pari në listën e personave të kërkuan nga policia e Shtetit.
Më parë Dajti nuk njihej madje thuhej se ai ishte një student i Juridikut i devotshëm dhe kurrë nuk provokonte i pari konflikte.
Por tashmë i bindur brenda vetes se ishte i pafajshëm ai donte t’i mbushte mendjen edhe drejtësisë por ajo sidoqoftë e dënoi.
Madje policët kishin siguruar disa fjalë të Dajtit se nuk do të binte më i gjallë në duart e policisë duke shtuar rrezikun për kapjen e tij.
Prej më se gjashtë vjetësh policia organizoi me dhjetëra operacione për kapjen e Dritan Dajtit pas informacioneve për vendndodhjen e tij, por asnjëherë nuk mundi ta mbërthente atë.
Ata e dinin që ai ishte i zgjuar kur bëhej fjalë për t’i shpëtuar mobilizimit të policisë ndaj dhe oficerët e kishin quajtur atë “dhelpra”.
Shumë herë policët ishin të sigurt se ai ndodhej jashtë shtetit, ndërsa kohët e fundit kishin mundur të lokalizonin vendndodhjen e tij.
Ndërkohë që gjatë këtyre gjashtë viteve që ai ndodhej në kërkim, policia ishte lajmëruar disa herë për sasi tritoli të vendosura sa në banesën e Dajtit dhe sa në banesën e familjes së biznesmenit Beqir Beqja.
Por sërish Dajti ishte i lirë.
I lirë deri në mesditën e sotme kur liria e tij do të merrte fund falë një plumbi që e goditi atë në gjymtyrë.
Por më parë kishin vdekur katër policë dhe miku i Dajtit.
Tashmë Dritan Dajti ndodhet në duart e mjekëve të cilët po e mjekojnë për ta shpëtuar nga vdekja.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
Flasin Prinderit E Dritan Dajtit.
"I themi djalit tonë të dorëzohet"
Letra nga burgu që paralajmëroi arratisjen e djeshme
--------------------------------------------------------------------------------
Në rast se do të më telefonojë, do t'i them që të dorëzohet dhe të shpjegojë arsyet që detyruan të bëjë këtë veprim". Këto kanë qenë fjalët e babait dhe nënës të Dritan Dajtit, të cilët të vetmuar prisnin nga momenti në moment ndonjë lajm nga djali i tyre. Të bindur në pafajësinë e Dritanit, dy prindërit e kanë argumentuar vprimin e arratisjes, si pasojë e mungesës së drejtësisë dhe manipulimeve të të gjitha llojeve për ta shpallur fajtor për një krim që se ka kryer. "Nëse kanë prova për djalin tim le ta kishin dënuar, por jo të ma mbajnë tre vjet peng", thotë Hasani babai i Dritanit. Alibitë dhe e vërteta e kësaj ngjarje, tregohen nga prindërit e Dritanit në një intervistë për Gazetën.
Pse jeni të bindur në pafajësinë e djalit tuaj?
E para nuk kishte asnjë arsye për të vrarë biznesmenin Agim Beqaj, për të cilin gjykohet, pasi ne nuk kemi patur asnjë konflikt me të. Ndërsa fakti tjetër është mungesa e provave, të cilat janë zëvendësuar me dëshmi të manipuluara të vëllait të viktimës, Besnikut, i cili sa herë që pyetet, nxjerr variante të ndryshme mbi vrasjen. Plus kësaj dëshmitarët thonë se Agimi është vrarë nga tre persona me maska dhe me armë automatike, ndërsa ekspertiza thotë se është vrarë me pistoletë. Në kurrë në shtëpi nuk kemi patur armë të tilla.
Përse viktima ka qenë pranë banesës suaj ditën e vrasjes?
Agim Beqaj kishte filluar të bënte një ndërtim pranë nesh dhe paraprakisht kishte folur me Dritanin, i cili i kishte thënë që ndërtimi nuk i prishte punë familjes sonë. Ndërkohë dimë që Agimi ka patur konflikte me persona të tjerë për këtë ndërtim dhe jo me ne.
Keni biseduar me Dritanin pas eksplozivit në banesën ku tashmë jeton gruaja e Agimit?
Po kemi folur dhe e kam pyetur se si është kjo punë. Ai mu përgjigj se e kanë bërë enkas që të më rëndojnë pozitën dhe të bëhet e besueshme që e kam vrarë unë Agimin.
Kur keni folur për herë të fundit?
Javën që kaloi. Por nuk na tha gjë se do të bënte një veprim të tillë. Ndoshta tani po e kuptoj -vazhdon i ati, Hasani - edhe kuptimin e asaj letre të shkruar nga burgu ku thoshte se prokurori nuk pranon që të vijë ekspertiza për vrasjen e biznesmënit Beqaj në sallë të gjyqit dhe në këto kushte ai do ta mbronte vetë veten e tij.
A kishit dijeni për arratisjen e sotme të tij?
Apsolutisht jo. Shkuam edhe në gjyq. Po ta dija më parë, të jeni të sigurt që do ta ndaloja të bënte një veprim të tillë. Flitet që e ka ndihmuar një shok i tij i ardhur nga Greqia. Por më tej nuk dimë gjë.
Nëse kontaktoni me djalin tuaj, çfarë do t'i këshillonit?
Deri tani nuk dimë gjë se ku ndodhet, por po të më marrë në telefon do t'i them të dorëzohet dhe të shpjegojë arsyet që pse e bëri një veprim të tillë, pasi jam i bindur që drejtësia një ditë do të fitojë.
Policia merr në mbrojtje gruan e viktimës së Dajtit
TIRANE - Ndërsa forca të shumta të policisë së Tiranës ishin instaluar në postblloqe në pikat kryesore të hyrjeve dhe daljeve në kryeqytet, agjentë të veshur civilë morën detyrën për të siguruar familjen e Agim Beqajt. Sipas burimeve policore, arratisja e Dritan Dajtit e ka bërë shqetësues problemin e mbrojtjes së familjes të personit që ai vrau më 17 shkurt 1999. Dhe është pikërisht vrasja e pronarit të "Besa Konstruktion", pranë "Zogut të Zi", ajo që e dënoi dhe e mbajti në burg të fortin e Rrugës së Kavajës. Në formë hakmarrje, sipas policisë, Dajti kishte porositur pakon bombë, e cila u gjet nga djali i Beqajt më 20 mars të këtij viti. Disa muaj më pas policia vuri në pranga Skënder Kullën, mik i Dajtit, i cili kishte vendosur bombën e maskuar si pako dhe kishte kërcënuar në telefon familjen Beqaj.

Ju lutem të derdh pak ujët e hollë në banjë", kështu kanë filluar të paktën gjysma e arratisjeve të të burgosurve apo të të ndaluarve të Botës. Kështu kishte filluar dje edhe arratisja spektakolare nga Gjykata e Tiranës e Dritan Dajtit, vrasësit të biznesmenit Agim Beqaj, pronar i firmës "Besa Construction". Pas dënimit të Dajtit me 21 vjet burg për këtë krim, Gjykata e Lartë e kishte parë të arsyeshme që të kthente çështjen për rigjykim. Për çudi dy seancat paraardhëse nuk ishin zhvilluar. Ndërsa dje i pandehuri u arratis i ndihmuar nga disa shokë të tij, të gjithë të armatosur. Nxitimi të kryente një veprim të tillë, sipas njërit prej krerëve të ministrisë së Rendit, mund të ketë ardhur pas njohjes më faktin se ekspertiza e gjurmëve të gishtave e kishte gjetur fajtor edhe për dy vrasje të tjera të bëra kundrejt pagesës. Akuza që do të hidhin në det përfundimisht çelësat e qelisë së tij. Pas ngjarjes një nga krerët e ministrisë së Rendit tha se kishin dyshime se arratisja është bërë me ndihmën e të paktën një punonjësi të tyre. Ndërkohë që sipas variantit zyrtar, Dajti e kishte marrë pistoletën në banjon e dhomës së izolimit në gjykatën e Tiranës, ndërsa pritej të çelej seanca.
Arratisja spektakolare
Sipas të dhënave të policisë Dritan Dajti u kishte kërkuar policëve që e shoqëronin të shkonte për një çast për nevoja personale në banjë. Ishte ora rreth 10.30 dhe në sallën e gjyqit kishte mbërritur vetëm kryegjyqtari. Policët kishin aprovuar. Njëri prej tyre kishte futur dorën në xhep, nxjerrë çelësin dhe hapur prangat nga njëra dorë, duke i lënë të varura në dorën tjetër të të pandehurit. Dajti ishte futur në banjë dhe pas pak sekondash ishte dhënë që andej me një pistoletë të formatit të vogël "Makarov" të prodhimit rus, në dorë. Me tu dhënë në derë, ai kishte ulëritur që policët të mos lëviznin shoqëruar kjo me një të shtënë në tavan të katit të dytë të gjykatës. Më tej ishte hedhur me vrap mes njerëzve duke u drejtuar për te shkallët e duke vazhduar të qëllonte. Të shtënat kishin bërë që të gjithë të shtriheshin përtokë. Ndërsa në katin e parë ai ishte rrëzuar përtokë duket në nxitim e sipër, apo nga ndonjë stërkëmbësh polici.
Shokët që e shoqëruan
Me të dalë në sheshin para gjykatës, Dajti ka qëlluar sërish në ajër. Njëkohësisht në anën e majtë të gjykatës dikush tjetër ka qëlluar me pistoletë në ajër për të tërhequr vëmendjen e policëve, të cilët duke u vënë në ndjekje të Dajtit, kishin nxjerrë edhe armët. Por të shtënat në ajër (sipas një dëshmie është qëlluar edhe nga ana tjetër e Lanës) i kanë trembur policët, të cilët janë frenuar. Sekonda të vlefshme këto që i kanë mjaftaur Dajtit të kërcejë mbi një motocikletë që e priste me motor ndezur. Drejtuesi, një pilot i njohur në Tiranë për bëmat e tij me mjetin dyrrotësh, është nisur me urgjencë në drejtim të kundërt të lëvizjes së makinave dhe para se të mbërrinte te ish-ekspozita "Shqiparia Sot", është futur majtas në lagje.
Prangosja e fajtorëve
Ngjarja e konsideruar e rëndë, mobilizoi pothuaj gjithë policinë e Tiranës. Por megjithë kontrollet e banesave dhe postblloqet e shumta, Dajti kishte lënë pendët. Në duar të policisë kishte rënë vetëm një pistoletë tip "Beretta" e hedhur përtokë nga personi që qëllonte në ajër në të majtë të gjykatës. Paskësaj në orët e paskdrekës drejtuesit e policisë dhe prokurororisë së Tiranës ishin marrë me përcaktimin e fajtorëve. Ishin ndaluar policët e togës së shoqërimit dhe më pas tre prej tyre ishin arrestuar. Sipas një zyrtari të ministrisë së Rendit, arma kishte mbërritrur në duart e të arratisurit ose e fshehur më parë në banjë, ose e sjellë aty që prej burgut 313. Ndërkohë ka një variant tjetër, për të cilin është duke u punuar maksimalisht. Sipas këtij varianti, të paktën një nga policët kishte bashkëpunuar për arratisjen.
Prokurori i çështjes: Dajti më drejtoi pistoletën
TIRANE - Prokurori Dritan Nushi, i cili përfaqësonte mbrojtjen e akuzës ndaj të pandehurit Dritan Dajti, ka qenë një nga personat që është përballuar rastësisht me të burgosurin rebel. "Isha duke zbritur nga kati i tretë në të dytin ku do të zhvillohej gjyqi, kur papritur shoh të pandehurin i cili në ecje e sipër më drejton psitoletën. Menjëherë u ktheva mbrapsht dhe kam dëgjuar një të shtënë. Më vonë pashë që plumbi kishte goditur tavanin e katit të dytë". Për hetuesin Nushi përballja me Dajtin ka qenë fare e papritur dhe reagimi i tij më shumë se një vetëmbrojtje kishte qenë një reagim instiktiv. "Besoj se qëllimi i Dajtit që më drejtoi pistoletën nuk ishte për të më vrarë, por për të më frikësuar, pasi po të donte mund të më kishte qëlluar në atë moment befasie. ga.ja
Dajti shok qelie i të dënuarit të "Kokaina", Sokol Koçiu
"I arratisuri i djeshëm ishte shok qelie me të dënuarin e "Kokaina", Sokol Koçiu". Ky është një konfirmim i njërit prej drejtuesve të hetimit të çështjes. Sipas të njëjtit burim Dritan Dajti, i njohur edhe si një nga personat më problematikë për policinë e Tiranës, prej disa muajësh ndante një qeli me ish-drejtuesin e policisë gjyqësore Sokol Koçiu në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë. Një çift i habitshëm të dënuarish, Koçiu ish-oficer i lartë policie dhe ish-drejtues i policisë gjyqësore i dënuar për një vepër penale, të cilën ende nuk e kishte kryer, ndërsa Dajti ish-anëtar i bandës së rrugës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, dy prej të cilave me pagesë.

Dritan Dajti, në një qeli me Sokol Koçiun. Ndryshe nga herët e tjera, ai nuk ka veshur kostum por rroba sportive
TIRANË –Dritan Dajti, 32- vjeçari i akuzuar për vrasjen e pronarit të një firme ndërtimi, Agim Beqes i është nënshtruar një kontrolli të imtë, para se të dërgohej në gjykatën e Tiranës. Këtë e pohon drejtori i burgut 313, Xhemal Qefalia, i cili thotë për “Shekullin” se i pandehuri mendohet të jetë pajisur me pistoletë, kur ka mbërritur në gjykatë. Sipas drejtorit të burgut 313, mësohet se mëngjesin e së hënës, Dajti ka dalë nga dhoma e tij e burgut, ku vuan dënimin edhe Sokol Koçiu , i veshur me rroba sportive dhe jo si herët e tjera që vishej me kostum.
Xhemal Qefalia tha dje se institucioni që ai drejton, nuk ka asnjë përgjegjësi për arratisjen e Dajtit. Ai shtoi se arma me të cilën ai bëri terror në gjykatë, është fshehur pak minuta para mbërritjes ,në tualetin e katit të parë, atje ku i pandehuri kërkoi të futej menjëherë. Sipas Qefalisë, Dajti nuk kishte pse të futej në tualet sapo zbriti nga makina, pasi ai kishte vetëm pesë minuta, që kishte dalë nga dhoma e tij e izolimit.
Toga e shoqërimit
Punonjësit e togës së shoqërimit, të cilët janë ndaluar nga kolegët e tyre pritet të dërgohen për masë arresti. Hetimet për zbardhjen e “skenarit” të arratisjes spektakolare të Dritan Dajtit, kanë nxjerrë në pah se policët e togës së shoqërimit janë përgjegjës vetëm për pakujdesinë ndaj të pandehurit. Policët janë të vetëdijshëm që nuk e kanë kontrolluar të pandehurin, kur ai ka dalë nga tualeti. Ndërkohë mësohet se Dajti nuk është kontrolluar as para se të futej në banjën e katit të parë të gjykatës së Tiranës. Tre policët e togës , që mbahen të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës , kanë shpjeguar pozicionin e tyre para prokurorëve të kësaj çështjeje. Ndërsa sot pritet që ata të paraqiten në gjykatë, ku edhe do të njihen me masën e tyre të sigurisë. Tre policët janë marrë në pyetje nga prokuroria ushtarake, ndërsa masa e arrestit do të vendoset nga një gjyqtar, i cili bën pjesë në kolegjin penal ushtarak.
Kërkesa
Burime nga drejtoria e Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se kryepolici i Tiranës, Pjerin Ndreu, ka urdhëruar kalimin e menjëhershëm të togës së shoqërimit, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky kalim ishte parashikuar të bëhej brenda pak ditësh, por Ndreu mësohet të ketë kërkuar fillimin e procedurave. Ndërsa zyrtarët e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë shprehur se do të marrin në varësi togën e shoqërimit, vetëm atëherë kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Toga e shoqërimit të të pandehurve, aktualisht ka mangësi të theksuara. Asaj i mungojnë makinat për shoqërimin e të pandehurve, të cilat duhet të jenë të blinduara dhe me kafaz. Është kërkuar edhe rritja e numrit të policëve, të cilët merren me shoqërimin e të pandehurve.
Arratisja
Dritan Dajti ka mundur të arratiset nga gjykata vetëm në 10 minuta. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se pasi ka zbritur nga makina e togës së shoqërimit, ai ka kërkuar të shkojë në tualetin e katit të parë. Pasi ka dalë nga tualeti, Dajti nuk është kontrolluar nga policët, të cilët e shoqëruan më pas në dhomën e izolimit të gjykatës. Pak minuta para se të fillonte seanca gjyqësore, Dajti ka zbërthyer prangat nga duart, ka nxjerrë një pistoletë “Makarov” nga brezi dhe ka kërcënuar policin që e shoqëronte. Me pistoletë në dorë ai ka tmerruar njerëzit që ndodheshin në gjykatë, ndër të cilët edhe prokurorin e çështjes. Policët që ndodheshin në gjykatën e Tiranës janë munduar të neutralizojnë Dajtin, por ky i fundit ka mundur të largohet, pa rënë në duart e policisë. Tek porta e gjykatës atë e ka pritur një motor, i cili ka mundësuar edhe arratisjen e 32- vjeçarit të akuzuar për vrasje.

In Albania, four police officers were killed as they attempted to arrest the country's most-wanted criminal at a coastal resort. Dritan Dajti was sentenced to 20 years in jail for killing a businessman in 1999 but escaped from custody in 2003.
Police officers had finally managed to track Dajti down and surrounded his automobile. However, Dajti opened fire as soon as he saw the officers, killing four of them. Dajti was injured in the gun battle and is now in custody. One of his accomplices was killed.
Six bystanders were injured and eyewitnesses say the gun battle on the beach severely traumatised holidaymakers. Albanian Prime Minister Sali Berisha has declared today is a day of national mourning for the slain officers.
Police officers had finally managed to track Dajti down and surrounded his automobile. However, Dajti opened fire as soon as he saw the officers, killing four of them. Dajti was injured in the gun battle and is now in custody. One of his accomplices was killed.
Six bystanders were injured and eyewitnesses say the gun battle on the beach severely traumatised holidaymakers. Albanian Prime Minister Sali Berisha has declared today is a day of national mourning for the slain officers.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
Arrestohet vëllai i Dritan Dajtit
Patrulla e Përgjithshme parandalon një vrasje të mundshme, pas një sherri banal. 33-vjeçari Dajti, në gjendje të dehur Sokol Dajti u prangos me pistoletë në dorë, duke tentuar të vrasë një 18-vjeçar në një lokal
Klodiana Kotorri
Marte, 08 Janar 2008 09:39:00
Patrulla e Përgjithshme parandalon një vrasje të mundshme, pas një sherri banal. 33-vjeçari Dajti, në gjendje të dehur
Sokol Dajti u prangos me pistoletë në dorë, duke tentuar të vrasë një 18-vjeçar në një lokal
TIRANË- Policia arreston vëllanë e Dritan Dajtit me pistoletë në dorë, teksa po tentonte të vriste një adoleshent.Ngjarja ndodhi dy netë më parë, në ambientet e një lokali në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu" në Tiranë, kur Sokol Dajti, 33-vjeç, akuzohet se ka tentuar të vrasë 18-vjeçarin Olsi Hoxha. Punonjësit e patrullës së përgjithshme, rastësisht gjendeshin në atë zonë në momentin që po zhvillohej sherri, duke parandaluar një vrasje të mundshme. Policia ka kryer arrestimin e menjëhershëm të Dajtit, ndërsa në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar pistoletën, të cilën ai e mbante pa leje. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se mes 33-vjeçarit Dajti dhe adoleshentit Hoxha ka nisur një sherr për motive të dobëta. Të njëjtat burime thanë se Sokol Dajti, vëllai i personit të shumëkërkuar nga drejtësia, Dritan Dajti, në momentin që tentoi të vriste 18-vjeçarin, ndodhej nën efektin e alkoolit.
Tentativa e vrasjes
Prej vitesh, i akuzuari për vepra të rënda penale, Dritan Dajti, ka ditur mirë t'iu shpëtojë prangave të policisë, ndërkohë që vëllai i tij është arrestuar me pistoletë në dorë, teksa po tentonte të vriste një të ri. Ngjarja e cila ka për protagonist Sokol Dajtin ndodhi dy netë më parë në një lokal në kryeqytet. Dajti ndodhej në lokal bashkë me Olsi Hoxhën dhe disa persona të tjerë. Burime nga policia thanë se kanë mjaftuar disa konfrontime në bisedë e sipër mes tyre, që të detyrojë Dajtin të nxjerrë pistoletën. Policia nuk bën të ditur motivin e këtij sherri, duke u shprehur se bëhet fjalë për një debat për motive të dobëta, por që për pak rrezikoi jetën e një 18-vjeçari. I fyer nga adoleshenti dhe i stimuluar nga dozat e alkoolit që kishte konsumuar së tepërmi, Sokol Dajti i ka drejtuar pistoletën Hoxhës, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të policisë.
Arrestimi
Patrulla e Përgjithshme ka qenë me shërbim në atë zonë, kur ka konstatuar dhe sherrin. Uniformat blu ndërhynë menjëherë për të parandaluar vrasjen, duke i rrëmbyer Dajtit pistoletën nga dora ndërsa i kanë mbërthyer prangat. "Sokol Dajti u kap në kushtet e flagrancës, pasi po tentonte të vriste me pistoletë 18-vjeçarin Olsi Hoxha", –pohoi dje zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Mësohet se Hoxha nuk ka bërë rezistencë, i shtangur nga pistoleta që i rrezikonte jetën. Hoxha është marrë në pyetje nga policia e më pas është lënë i lirë, ndërsa ndaj Sokol Dajtit u mor masa e arrestit pasi akuzohet se ka konsumuar veprat penale të 'vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë" dhe " mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve". Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua pistoleta tip-TT dhe një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 80 copë fishekë dhe 4 shashka. Ndërkohë, policia nisi dhe hetimet për të zbardhur me saktësi shkaqet e kësaj ngjarjeje, e cila për pak i ka shpëtuar gjakderdhjes. Burime konfidenciale nga policia thanë se Sokol Dajti ndodhej në gjendje të dehur, kur ka tentuar të vrasë 18-vjeçarin. Ndërsa mendohet se 33-vjeçari mund ta ketë përdorur armën për ta kërcënuar adoleshentin dhe jo për ta vrarë, por megjithatë akuza e ngritur ndaj tij është ajo e vrasjes së nuk përjashtohet dhe një vrasje e mundshme e parandaluar në momentin e fundit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
Dritan Dajti, në hetim për gjobëvënie dhe trafik droge
TIRANË – Dritan Dajti rrezikon të akuzohet si kreu i një grupi të mirëfilltë kriminal, që u vinte gjoba marramendëse bizneseve dhe ishte i përfshirë në trafik droge. Burime të rezervuara policore thanë se po vazhdojnë hetimet intensive në lidhje me të tjerë të përfshirë në rrjet, ndërkohë që kanë dyshime
TIRANË – Dritan Dajti rrezikon të akuzohet si kreu i një grupi të mirëfilltë kriminal, që u vinte gjoba marramendëse bizneseve dhe ishte i përfshirë në trafik droge. Burime të rezervuara policore thanë se po vazhdojnë hetimet intensive në lidhje me të tjerë të përfshirë në rrjet, ndërkohë që kanë dyshime të forta në lidhje me ngjarje të pazbardhura të vitit të fundit, ku mospagesa e gjobave të vëna nga Dajti kanë dëmtuar rëndë disa biznese. Sa i përket dyshimeve për trafikun e drogës, ka të dhëna se muajt e fundit Dajti ka udhëtuar disa herë jashtë vendit, në lidhje me pazare të ndryshme në shtetet fqinje. Nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me hyrjen dhe daljen lirshëm nga vendi, ndërsa dyshohet se i shumëkërkuari kishte mbrojtjen e njerëzve të pushtetshëm. Edhe pse hetimet janë ende në fazë delikate, thuhet me bindje se njerëzit e rekrutuar nga Dajti janë të shumtë, të cilët e ndihmonin për dy veprimtaritë e tij në ilegalitet.
Grupi kriminal
I kërkuari ndërkombëtar, Dritan Dajti kishte një mori njerëzish që e ndihmonin për të lëvizur brenda dhe jashtë Shqipërisë, persona ndaj të cilëve ka tashmë informacione dhe janë të identifikuar për hetuesit e çështjes. Përveç Ledion Marës, Erges Xhorxhit dhe Elvis Karolit, policia e Tiranës ka shoqëruar dy ditët e fundit mbi dhjetëra persona që dyshoheshin si anëtarë të grupit, por që janë lënë më pas të lirë për mungesë provash. Sipas një tjetër burimi mësohet se hetimet e këtyre ditëve kanë nxjerrë në skenë ngjarje të vitit të fundit, ku dyshohet se Dajti është përgjegjësi i dëmtimit të disa bizneseve që mund të mos kenë pranuar gjobat e vëna prej të shumëkërkuarit. “Ka pasur denoncime të vazhdueshme nga biznesmenë apo informacione operative që tregojnë se Dritan Dajti vinte gjoba deri në 1 milion euro. Tani që ai është i arrestuar, denoncimet pritet të shtohen”,-bën me dije një burim nga grupi hetimor. Vetë Dajti nuk ka pranuar të japë asnjë deklarim përpara prokurorëve, duke kundërshtuar çdo tentativë për t’a marrë në pyetje.
Trafiku i drogës
Përveç gjobëvënies, trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike dyshohet se është veprimtaria tjetër e paligjshme dhe fitimprurëse për grupin kriminal. Sipas burimeve bëhet e ditur se Dritan Dajti ka shfrytëzuar lidhjet e tij për të hyrë në linjën e trafikut. Dyshimet për trafik narkotikësh përkojnë edhe me lidhjet shoqërore të Dritan Dajtit dhe Emiliano Shullazit, njërit prej të dënuarve më famëkeqë në këtë fushë, i cili u arrestua në vitin 2005. Në atë kohë u tha se së bashku me Shullazin, në automjetin me të cilin lëvizte, gjendej edhe Dritan Dajti së bashku me të tjerë anëtarë të grupit. Shullazi, i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Identikit” dyshohej se bashkëpunonte ngushtë më Dajtin, e pas arrestimit të tij, rrjeti mendohet se drejtohej prej 38-vjeçarit Dritan Dajti. Megjithatë, janë hetimet e mëtejshme ato që pritet të sigurojnë prova për grupin kriminal të Dritan Dajtit. Zyrtarë të policisë shpresojnë se me arrestimin e Dajtit, biznesmenët e gjobitur prej tij janë të lirë të denoncojnë kërcënimet e presionet, duke rënduar kështu më tej situatën juridike të autorit të masakrës së të premtes.
Të implikuarit
I katërti i masakrës në kërkim
TIRANË- Të arrestuarit e ngjarjes tragjike të së premtes në Durrës kanë dhënë deklaratat e tyre përpara hetuesve të çështjes si dhe janë marrë disa herë në pyetje nga policia. Burime të besueshme të policisë së kryeqytetit bënë të ditur se Erges Xhorxhi dhe Elvis Karoli janë pyetur në lidhje me “shoqërinë” me Dajtin, ndërsa i katërti i masakrës është në kërkim. Që të dy paraburgosurit kanë pranuar që njiheshin prej kohësh me të. Nga burimet mësohet se dëshmia e Xhorxhit ka pasur detaje të vlefshme në lidhje me ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar fajësinë në krim. Karoli ka mohuar kategorikisht akuzat se kanë qenë pjesë e grupit tëe Dajtit, duke theksuar se njohja e hershme me të nuk provonte fajësinë e ndonjë bashkëpunimi kriminal mes tyre. Ndërkohë që Xhorxhi mësohet të ketë pranuar që e ndihmonte kunatin e tij për të lëvizur në kryeqytet dhe disa favore të tjera të vogla, por nuk ka pranuar në asnjë moment fajësinë e tij në lidhje me ekzekutimin e katër policëve që mbetën të vrarë atë ditë. Por njerëzit e tjerë të përfshirë në grup duket se nuk janë i vetmi shqetësim për grupin hetimor. Dokumentet e gjetura në Tuareg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale janë një pjesë e rëndësishme e hetimeve. Katër dokumente policie, njëri prej të cilëve karta më e fundit e identifikimit të policëve mbante foton e Dritan Dajtit dhe emrin Agron Zeneli. Të gjithë elementët e sigurisë kanë qenë të vlefshëm. Në atë dokument Dajti rezultonte si Agron Zeneli dhe ishte nën-inspektor i Komisariatit të Policisë së Korçës. Ndërsa në lidhje me personin e katër që dyshohet të ketë qenë në shkëmbimin e zjarrit të premten mësohet se nuk ka ende asnjë të re. Prania e tij mësohet të jetë provuar, por ende asnjë zhvillim nuk ka për identifikimin apo kapjen e tij. E.Elezi

Dritan Dajti "Nënkomisar"
Policia gjen mënyrën se si krimineli më i kërkuar shqiptar ka arritur t'i mbante larg policët nga vetja.
Dritan Dajti nuk kishte sesi të qëndronte i fshehur për gjashtë vjet me radhë si pjesa dërrmuese e kriminelëve të rëndomtë.
Pas arrestimit të tij policia nxjerr dhe fakte të reja për mënyrën e lirisë që kishte fituar të mbante Dajti për rreth gjashtë vjet megjithëse renditej në listën e personave më të kërkuar nga policia Shqiptare.
Nga verifikimet policia ka mundur të zbardhë pjesën më të madhe të itinerareve të Dritan Dajtit në arrati.
Mësohet se për gjatë këtyre viteve kur policia rrëmonte nëpër informatorë për të zbuluar nëse Dajti ndodhej jashtë shtetit apo në Shqipëri, nëse ai qëndronte i mbyllur në ndonjë banesë të fshehtë apo gjetkë, Dritan Dajti jetonte dhe lëvizte si gjithë të tjerët madje thuhet se më lirshëm se të lirët.
Ai udhëtonte shpesh në rrugën Tiranë-Durrës dhe anasjellas.
Mirëpo si ishte e mundur që Dritan Dajti, emrin dhe bëmat e të cilit i njohin me kuç e me maç nuk po kapej nga policia e cila i ishte qepur keq nga pas.
Sidoqoftë ai kishte mundur.
Pas kapjes së tij policia ka mundur të gjej dhe mënyrën sesi ai kishte mundur të mbante larg policët.
Dritan Dajti ka mundur të mbaj larg policinë duke qenë pranë policisë.
Ai ishte në "radhët" e policisë së shtetit dhe me gradë nënkomisar madje.
Një "nënkomisar" i figuruar në të gjitha dokumentet identifikuese që posedon policia e shtetit.
Një nga kriminelët më të rrezikshëm të paktën kështu e cilëson policia, fytyra e të cilit figuronte në foton e tretë të personave të shumë kërkuar ja që ishte edhe në një dokument policie.
Por në fakt ndryshonte emri, fytyrës së tij, Dajti i kishte vënë emrin Agron Zeneli.
Nuk dihet ende sesi i ka siguruar Dritan Dajti dokumentet identike si ato të policisë të vjetrat dhe të rejat që qarkullojnë prej dy muajsh, por ai i posedonte ato.
Madje atij i gjet edhe një patentë italiane me foton e tij dhe emrin Agron Zeneli.
Dritan Dajti kishte më shumë pajisje policie se një polic i vërtetë.
Radio, armë, dokumente policie të gjitha këto Dajti i mbante gjithmonë me vete ashtu sikurse një punonjës policie i cili rrezikon ndonjë masë ndëshkimore nëse nuk i mban ato jo vetëm me kujdes por gjithmonë me vete.
Policia nuk përjashton dyshimet që Dajti të jetë ndaluar nga patrulla policie gjatë kësaj kohe dhe t'ia ketë hedhur paq falë gradës "nënkomisar" që kishte përvetësuar.
Mediat kanë bërë të ditur sot se grupi hetimor i ka sekuestruar të gjitha dokumentet e Dritan Dajtit dhe kjo ka shtuar një tjetër çështje në listën e gjatë që duhet të hetojë policia për shumë të kërkuarin që tashmë nuk është më i tillë, pas operacionit të kryer ditën e premte për arrestimin e tij që në fakt e çoi atë në pranga por kjo pasi të ishin vrarë katër policë. /NoA/

Dritan Dajti mes 8 më të kërkuarve. Historia e njeriut të botës së krimit |
Dritan Dajti mes 8 më të kërkuarve. Historia e njeriut të botës së krimit
38-vjecari Dritan Dajti, i lindur në Tiranë 17 nëntor 1971 rezulton të ketë qenë njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të vrasjes. Në fakt histori e tij u mediatizua kur Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta, para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.
Dajti mori një pistoletë në banjon e gjykatës, ku ishin vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t'ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t'u futur në sallën e gjyqit. Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës u rrëzua një herë, po policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifkuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.
Dy vjet më vonë, më 20 mars 2005 mendohet që ai ti ketë shpëtuar përsëri nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njëri i njohur i botës së krimit Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt ish-president i Federatës së Boksit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
Drejtori i Spitalit të Burgut: Dritan Dajti, mbetet i paralizuar
TIRANË- Dritan Dajti, i akuzuar si autor i vrasjes me armë zjarri të katër punonjësve të Policisë së Shtetit do të mbetet i paralizuar si pasojë e një plumbi që i përshkoi shtyllën vertebrale.
Ai u plagos me tre plumba, një në këmbë, një në ije dhe një tjetër në shpatull, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e Policisë në operacionin për arrestimin e tij në datën 7 Gusht në Durrës. Në një prononcim zyrtar, Drejtori i Spitalit të Burgut, mjeku Ylber Vata, bëri të ditur se, gjendja shëndetësore e Dritan Dajtit paraqitet e qendrueshme, por ai ka mbetur i paralizuar. "39-vjeçari Dajti i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe i është hequr një nga tre predhat e plumbave të marra në trup, konkretisht ajo që kishte në këmbë. Në ditët në vijim pritet të operohet për dy predhat e tjera të mbetura, njëra nga të cilat, i ka prekur shtyllën vertebrale, duke i paralizuar atij aktualisht njërën nga gjymtyrët, këmbën e majtë", tha Vata.
Drejtori i Spitalit të Burgut foli edhe për sjelljen e Dritan Dajtit me personelin e Spitalit duke nënvizuar se "ajo është normale". Nga ana tjetër mësohet se, autoritet policore të burgut kanë marrë masa të larta sigurie për mbikëqyrjen në Dajtit në Spitalin e Burgut në Tiranë.
Gati dy javë më parë në Durrës, 4 oficerë të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari dhe Kastriot Feskaj humbën jetën në përpjekje për të arrestuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti, i cili hapi zjarr ndaj tyre. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur dhe vetë Dajti, ndërsa u vra shoku i tij, Ledion Mara me precedent penal të mëparshëm. Forcat e Policisë së Shtetit bënë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit Dajti si dhe të dy bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar.

Implikimi i policisë me Dritan Dajtin, përplasje SHKB-prokurori
Mesazhe dhe numra telefoni te punonjesve te policise ne celularin e Dajtit i kane drejtuar hetuesit ne nje tjeter piste hetimi. Hetuesit kërkojnë marrjen në pyetje të kontakteve të kriminelit pasi dyshojne se Dritan Dajti ka patur miq tek forcat e rendit. Por, duket se një kërkesë e tillë nuk është pritur mirë nga SHKB-ja, institucion që po heton për këtë çështje

Merret në pyetje shefi i 4 policëve të vrarë
Arjan Muça dhe nëntë punonjësit e policisë që morën pjesë në operacionin “Dajti” kanë dhënë shpjegime në prokurori TIRANË - Prokuroria ka marrë në pyetje kreun e zyrës së katër policëve që u vranë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit.
Katër policët që "ndihmuan" Dritan Dajtin
Zbardhen pozicionet që mbajnë katër oficerët e Policisë së Shtetit dhe roli që ka pasur gjithsecili prej tyre në çështje TIRANË - Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë dje publike disa nga detajet e katër agjentëve të policisë që kanë komunikuar me kunatin e Dritan Dajtit përpara operacionit për arrestimin e tij. Zyrtarët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë (SHKB-së) të cilët po vëzhgojnë oficerët “spiunë” dhe ata të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që po hetojnë tashmë të arrestuarin Dritan Dajti për vrasjen e katër agjentëve të policisë, kanë zbardhur disa nga bisedat që katër oficerët kanë bërë me kunatin e Dajtit në ditët e arratisë së këtij të fundit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se oficerët e identifikuar që flisnin me kunatin e Dajtit nga numri dy shifror i dhënë nga Ministria e Brendshme 06941xxxxx janë punonjës aktivë të Komisariateve të Korçës, ish-Lushnjes tashmë në Fier, Peshkopisë dhe Durrësit

Zbardhen pozicionet që mbajnë katër oficerët e Policisë së Shtetit dhe roli që ka pasur gjithsecili prej tyre në çështje TIRANË - Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë dje publike disa nga detajet e katër agjentëve të policisë që kanë komunikuar me kunatin e Dritan Dajtit përpara operacionit për arrestimin e tij.
Policia dorezon ne prokurori dosjen kunder Dajtit
Qeleshi-prokurorëve: Merrni në pyetje Dajtin
Avokati i të arrestuarit kërkon leje për vizitë mjekësore të specializuar dhe caktimin e datës për marrjen e tij në pyetje TIRANË - Mbrojtësi ligjor i “vrasësit” të katër agjentëve të policisë, avokat Arben Qeleshi, kërkon ekzaminimin e hollësishëm mjekësor të kokës së Dritan Dajtit, pasi ditën e arrestimit pretendon se është qëlluar me shqelma dhe grusht nga efektivët blu të Policisë, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime. Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit të akuzës, të cilët konfirmuan se avokat Qeleshi me ndihmën e bashkëshortes së Dritan Dajtit, shtetases Dorela (Xhoxhi) Dajti, ka depozituar një kërkesë që mban firmën e tij dhe të saj, ku kërkon një ekzaminim të hollësishëm mjekësore ndaj të arrestuarit me tre plumba. Ndërkohë që Qeleshi ka kërkuar nga prokuroria që të caktohet edhe data e marrjes në pyetje e Dritan Dajtit, i cili ndodhet i arrestuar që nga shtatë gushti por asnjë herë nuk është pyetur
Enigmat e Dritan Dajtit
Dyshimet se persona te caktuar ne policine shqiptare kane patur dijeni per adresat ku qarkullonte Dritan Dajti pergjate gjashte viteve ne arrati zgjerojne rrethin e enigmave per te cilat do duhet kohe te hidhet drite.

Dritan Dajti rrezikon të ngelet i paralizuar
Burime pranë spitalit të burgut bëjnë të ditur se autori i masakrës së 7 gushtit në Durrës rrezikon paralizën në njërën këmbë, pas dëmtimit të shtyllës kurrizore.
Plumbat e qëlluar nga armët e policëve që u vranë në operacionin e 7 gushtit për arrestimin e Dritan Dajtit në Durrës, duket se do t’i kushtojnë këtij të fundit. Për shkak të prekjes së shtyllës kurrizore nga një prej plumbave, ai rrezikon të mbetet i paralizuar përjetë në njërën këmbë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Spitalit të Burgut, ku Dajti ndodhet që prej ditës së arrestimit të tij. Sipas burimeve, Dajti ka humbur totalisht ndjeshmërinë në këmbën e tij të majtë, ndërsa ndjeshmëria është e kufizuar edhe në këmbën tjetër.
Gjendja e përgjithshme e Dajtit mësohet të jetë e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezikshmëri për jetën e tij.
Dritan Dajti u plagos pak pas mesditës së 7 gushtit, në aksionin policor për arrestimin e tij. Pas 6 vjetësh arrati, ai shkëmbeu zjarr me katër efektivët e policisë që kishin mbërritur për ta arrestuar, ndërsa mori 3 plagë nga zjarri i armëve të tyre. /gazeta start/telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi