Xhemil Çeli: Ëndrra e pandalur e helenizimit të Jugut të Shqipërisë
Faqja 1 e 1
Xhemil Çeli: Ëndrra e pandalur e helenizimit të Jugut të Shqipërisë
Ëndrra e pandalur e helenizimit të Jugut të Shqipërisë
Nga Xhemil Çeli
Një kujtesë nëpër vitin e fundit
Para një viti, në fillim qershorin 2006, sikurse dihet, media bëri publike atë që u njoh me emrin "Skandali Kosinës". Realisht, ai kishte të bënte me shkuljen e gurëve të varrit (një nga nëmat më të mëdha shqiptare është "të humbtë guri i varrit"), thënë ndryshe me përdhosjen e eshtrave të të parëve tanë. E përgjithësoj "të të parëve tanë" sepse ata, pavarësisht besimit (ortodoks a mysliman), të afrisë familjare, fisnore a krahinore në gen janë të gjithë shqiptarë. Sikurse vërtetuan shkencërisht analizat e ekspertëve, një pjesë e tyre ishin eshtra fëmijësh apo grash. Dhe ajo që është më e keqja donin t?i transformonin në eshtra të "ushtarëve grekë, të rënë për lirinë e atdheut, të Greqisë" dhe t?i rivarrosnin po në tokën shqiptare. Dhe në këtë lojë të ndryrë eshtrash edhe pse si protagoniste kryesore publike delte kisha ortodokse, e ashtuquajtura autoqefale shqiptare, kisha e Kosinës dhe ish-karrocieri i kooperativës bujqësore, tashmë prifti Thomallari, faktikisht ishin përzier shumë duar e mendje.
Të shkuara e të harruara mund të thotë ndokush, ka kaluar një vit kohë. Por puna është se edhe në daçim ne apo të tregohemi të pacipë e t?i harrojmë, nuk të lënë rehat (ç?rehat zeza, duan të na heqin edhe rrënjët e ekzistencës sonë shqiptare në këto vise!) ata që jo thjesht shohin ende ëndrra, por që punojnë intensivisht e në mënyrë "bashkëkohore" për "Vorio Epirin", madje edhe duke na kujtuar, në mënyrë apo në një tjetër, në këtë apo atë rast, se integrimi ynë aq i dëshiruar për në Evropë kalon nëpërmjet Greqisë. Dhe kjo e bën politikën tonë, sidomos atë zyrtare, të ulë tonet, madje të kalojë deri në heshtje të turpshme. Para një viti, edhe pse disi me vonesë, kryeministri i vendit na qetësoi duke në thënë se: Problemin e ka marrë në dorë drejtësia dhe ajo "pa asnjë dyshim" do të thotë fjalën e saj. Dhe ne i besuam. Por çuditërisht, pikërisht në një vjetorin e ngjarjes, dëgjojmë se nga drejtësia ende nuk ka fajtorë për skandalin e bërë në mes të ditës me diell. Ndaj dhe ata, të tjerët, këtej e andej kufirit shtetëror, marrin më shumë kuraje, vijojnë edhe më këmbëngulës dhe më konkret në aspiratat e tyre. Na del Bollanua, si papritur e në mes të ditës, si një rrufe që zbret nga qielli i pastër prej reve e na lëshon, si dikur famëkeqi Spiro Milo (më 1912-1914), tullumbacen e "Autonomisë së Himarës". Ai, i pari, dihet se e kishte shitur lëkurën edhe pse shqiptar denbabaden, ndërsa ky i sotmi është i zgjedhuri ynë, me votën e shqiptarëve si kryebashkiak dhe gëzon edhe imunitet e nuk mbaka përgjegjësi për ato që thotë apo mund t?i quhen edhe "lajthitje", "keqkuptime" e "keqinterpretime", edhe pse kanë të bëjnë me çështje kapitale, me integritetin tonë territorial. Dhe përsëri në këtë linjën e keqkuptimeve e të keqintepretimeve futet edhe deklarata e ambasadorit grek në krah të Bollanos gjatë një vizite në Korçë. Po qëndrimin rracist të ushtarëve grek, po mbylljen e një shkolle të hershme shqiptare dhe hapjen e një shkolle greke, po deklaratën e fundit të ministres së jashtme greke si mund t?i vlerësojmë? Ndoshta do flasim më poshtë edhe për to. Por ajo që mund të themi këtu është se do apo nuk do, mëndja të shkon gjithnjë e më larg në kohë, të bën të mendosh janë lajthitje të çastit apo përbëjnë një linjë që pason dhjetëra vjeçar, e madje shekuj, duke ju përshtatur zhvillimeve të kohës?
E shkuara bën apel-kujdes nga helenizimi modern
Helenizimi i Shqipërisë së Jugut zanafillën e ka me hartimin e miratimin e "Megali Idesë", si platformë shtetërore, nga parlamenti i shtetit të ri grek që në vitin 1844, në të njëjtin vit kur edhe në Beograd u hartua platforma famëkeqe "Narçetanie". Qeveritë e të dy shteteve kurrë nuk hoqën dorë nga ëndrra e tyre për pushtimin e ndarjen e trojeve shqiptare, mundësisht me vijë takimi Lumin Shkumbin. Idetë apo platformat, në kuptimin më konkretet dhe më të plotë të fjalës, u përvijuan dhe morën formë pikërisht në kushtet kur në horizont dukej shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe, ende nuk kishte shtet shqiptar apo ai ishte në fillesat e tij. Janë të njohura luftërat e shqiptarëve kundër forcave greke për mbrojtjen e viseve shqiptare në vitet 1854-1878 (në Mecovë, Prevezë apo në luftën e Lëkurësit etj).
Në fillimin e shekullit të XX "Ideja e madhe" u materializua me të ashtuquajturin "Vorio Epir", thënë ndryshe përfshirja e viseve jugore shqiptare në përbërje të shtetit grek. Ndaj dhe ushtarakisht, të dyja shtetet fqinje u munduan ta realizonin ëndrrën në Luftën e Parë Ballkanike më 1912-1913. Nën petkun e luftës kundër Turqisë së mbetur në Ballkan apo edhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Serbët, në fund të nëntorit 1912 mundën të dalin me forcat e tyre ushtarake pikërisht deri në derdhjen e Lumit Shkumbin. Grekët, për një sërë vështirësish e kryesisht të zgjatjes së luftimeve për marrjen e Janinës ku nga fundi vitit 1912, me porosi të kryeministrit Ismail Qemali, shkuan edhe mbi 400 vullnetarë vetëm nga Kurveleshi e Tepelena dhe të tjerë nga gjithë Labëria, pasi pushtuan Janinën, mundën të dalin, si hap i parë, në vijën Pogradec-Tepelenë-Himarë, vetëm në fund të tremujorit të parë të vitit 1913.
Tashmë u futën në lojë Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse ato, me Protokollin e Firences (1913 ku u përcaktuan kufijtë shqiptaro-grek) vendosën largimin e forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara të Shqipërisë së mbetur (me kufijtë e caktuar), komanda e lartë greke, sa për sy e faqe, tërhoqi një pjesë të forcave ushtarake dhe i zëvendësoi ato me forca paraushtarake apo me andartë grekë, me kriminelë ordinerë e kusarë të liruar nga burgjet, duke formuar me ta reparte paraushtarake. Popullsia e Shqipërisë së Jugut ku shkeli forca ushtarake greke bëri qëndresë të armatosur, duke ngritur thuajse çdo fshat, mysliman a ortodoks, çetën e tij të armatosur. Shumë shqiptarë u vranë në luftime me forcat e rregullta apo paraushtarake greke. Por shumë më tepër u torturuan, u masakruan e deri u therën apo edhe u dogjën të gjallë në zjarr apo në shtëpitë e shkrumbuara.
Mirëkuptoj kërkesën që të kaluarën ta lëmë pas, ndjenjat e urrejtjes në mes fqinjëve t?i hedhim pas krahëve. Por deri sa problemi është i dyanshëm, këtë nuk mund ta bëjë vetëm njëra palë, pra vetëm ne shqiptarët, sikurse na kërkohet. Faktikisht ne e sidomos politikanët e shtetarët tanë e kanë bërë këtë me një përkushtim të tepruar. Por kur fqinjët protagonistë të djeshëm të hedhin përpara në fillimshekullin e XXI skandalin e Kosinës apo kërkesën për autonomi vorioepirote të trojeve safi shqiptare, në përputhje të plotë me objektivat ushtarak të fillimshekullit të XX ata në vendin tonë, sot e gjithë ditën, veprojnë sikur të ishin në një vend pa zot, kur njësi ushtarake të tyre edukohen me urrejtje ndaj kombit shqiptar (kujto videon me këngë të ushtarëve të forcave speciale greke dhe kërcënimin se çfarë do të bënin me zorrët tona), natyrisht që të kaluarën nuk mund ta fshish dhe kujtesën nuk mund ta ndalosh të kthejë vështrimin prapa.
Ne nuk mund të harrojmë masakrat greke të bëra në Shqipërinë e Jugut, e veçanërisht në trevën e Labërisë në vitet 1912 e sidomos 1914. Të tilla, madje me ngjashmëri të përkryer, u kryen dhe nga forcat serbe në Kosovë e Lumë të Kukësit. Atëherë flamurin e përpunimit moral e kishte marrë Kisha ortodokse greke, priftërinjtë e së cilës bekonin andartë grekë: Me kryqin në ballë, me thikën në dhëmbë dhe urën e zjarrit në dorë, përpara, digjni, vrisni, shkatërroni çdo gjë për "Vorio Epirin". Kujtojmë masakrën në manastirin e Kodrës, në Tepelenë, ku u therën me dorë e u masakruan 218 vetë, ashtu sikurse shpërnguljen e gjithë popullsisë së Jugut të vendit për në zonat e Vlorës e Beratit. Në krahinën e Kurveleshit, pas shpërnguljes së popullsisë apo muhaxhirllëkut në vitin e Junanit, sikurse njihet, u dogjën 1914 shtëpi, duke mbetur në qiell të hapur 10.659 frymë. Nuk pati familje kurveleshase që të mos kishte 2-3 të vdekur. Madje u zhdukën familje të tëra. Në Picar, nga 225 familje mundën të mbijetonin vetëm 163. Dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Vetëm fshati Golëm pati 18.000 kokë bagëti të imta dhe 3.000 të trasha të grabitura. Forcat ushtarake e paraushtarake greke vërtet u tërhoqën më pas jashtë kufijve të vendit tonë, të caktuara në vitin 1913, por synimet shovene e helenizuese nuk reshtën. U krijuan të ashtuquajturat "Sillogje" vorioepirote të financuara nga vetë shteti grek që mbanin gjallë kërkesën për "Vorio Epirin".
Më pas, në kohën e luftës italo-greke (1940-1941), tek e cila ka zanafillën skandali Kosinës, vërtet populli dhe shteti grek zhvilluan fillimisht një luftë të drejtë për mbrojtjen e viseve të tyre. Por më pas, deri sa kaluan në kolaps kur veprimet luftarake u zhvendosën në territorin shqiptar, duke humbur kështu shpirtin luftarak (nuk luftonin më për tokën e tyre), sikurse theksonin ushtarakët e lartë grek të kohës, Greqia po realizonte edhe ëndrrën e vet të "Vorio Epirit". Dhe si për "ironi të fatit" vija e frontit u bllokua thuajse po atje, ku u bllokua në vitin 1913 apo ku supozohej vija imediate e kërkuar e kufirit të "Vorio Epirit". Edhe këtë radhë ushtria greke u tërhoq nga viset shqiptare vetëm në rrethana të detyruara, kur Gjermania fashiste sulmoi nëpërmjet Bullgarisë territorin e saj në prill 1941 dhe ushtria mbretërore greke kapitulloi më 12 prill. Shteti grek, më pas, bëri edhe një përpjekje të armatosur në gushtin e vitit 1949 përgjatë gjithë kufirit tonë jugor dhe mori përgjigjen e merituar.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Xhemil Çeli: Ëndrra e pandalur e helenizimit të Jugut të Shqipërisë
Kisha e sotme ortodokse greke këmbëngulëse në rrugën e helenizimit të viseve shqiptare
Filloi tranzicioni, u hapën kufijtë, pa kritere, hyri derri e dosa. Fatkeqësisht, jo pak nga ata që hynë, sidomos nga dy fqinjët tokësorë, bënë edhe çfarë deshën, sipas asaj shprehjes labe "gjetën shesh-bënë përshesh". Si gjithnjë, sikurse tregoi edhe rasti i Kosinës, kisha ortodokse greke, edhe pse flitet se po shkëputet nga shteti, nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj viseve jugore shqiptare për helenizimin e deri pushtimin, tashmë me mënyra "moderne" e bashkëkohore. Këtë ide për rolin e kishës, duke lënë mënjanë priftërinjtë "cironka" të tipit Thomallari apo edhe shprehjet tona, le ta gjykojmë me thënie të atyre që përcaktojnë qëndrimet fetare e deri politike në kishën ortodokse greke. Ish-kryemetropoliti i kishës ortodokse greke Sebastianos, njeri i njohur për ndjenja antishqiptare, në fundin e jetës së tij, në mos gaboj në fillim të viteve ?90-të, do të linte amanetin: Kur të vdes varrin të ma bëni në Konicë, të më varrosni më këmbë, me fytyrë nga Vorio Epiri, sepse nuk do të më tres dheu pa e parë flamurin grek të ngritur aty.
Kanë rrjedhur jo pak ujëra nga fillimvitet 1990, mund të thotë sërish ndokush dhe nuk mund të gjykohet e veprohet më mbi ato ide. Ashtu do të dëshiroja edhe unë. Por vetëm në shkurt të vitit 2006 të njëjtën ide përsërit edhe kryemetropoliti aktual i kishës ortodokse greke, Kristodhullos. Në shkurt të vitit 2006, në një meshë në njërën nga kishat e Athinës, sikurse është transmetuar direkt nga një radio greke, ai do t?i drejtohej gjithë shqetësim qeverisë së shtetit të vet, lidhur me nevojën e vijimit të dhënies së pensioneve pleqve minoritarë (kupto edhe të tjerë), me argumentin e njëjtë të paraardhësit, sepse ndryshe, "? nesër nuk do të ketë se kush të ngrejë flamurin grek në Vorio Epir". Unë, edhe pse nuk jam dakord apo më saktë jam kundër një ideje të tillë, problemin e kam më tepër me kishën tonë ortodokse "autoqefale" (po e vë në thonjëza për shkak të dyshimit të fortë për autoqefalinë e saj), që në skandalin e Kosinës mbajti anën e kishës ortodokse greke dhe të disa personave që bëjnë matarpazllëqe eshtrash shqiptare me "evro" greke, duke u futur në lojë e përdorur si mashë e duke nxjerrë atë greke me "duar të pastra" para opinionit, sidomos atij ndërkombëtar. Kjo bëhet më e ndjeshme nëse shikon veprimet në këtë rast të kryepeshkopit Janullatos. Hirësia e tij, në vend që të merrte takim me kryeministrin shqiptar, për një problem të mprehtë të ndodhur në tokën shqiptare dhe me eshtra shqiptarësh dhe të bënte të ashtuquajturën transparencë e të qetësonte shpirtrat e trazuara, "bëhet i gjallë", nëpërmjet medias, vetëm pas rreth 10 ditësh në një takim me kryeministrin grek Karamanlis, në Athinë. Dhe të mos harrojmë se vetëm pas këtij takimi, prifti "shqiptar", Thomallari, pranoi të shkonte në prokurorinë shqiptare.
Meqë jemi te feja e për të mos ngjallur keqkuptime. Kurrkush nuk mund të ngrihet sot kundër lirisë së besimit dhe të drejtës, për të ushtruar fenë që të përket, as edhe unë. Por nuk është e vështirë të kuptosh se me këtë të drejtë po spekulohet në ngritjen e kishave ortodokse, madje me simbole e arkitekturë ortodokse greke edhe në vende ku nuk ka besimtarë ortodoks, sikurse spekulohet edhe me të drejtat e minoritarëve. Komentet do të ishin të tepërta. Por, në këtë mision helenizuese nuk është e vetme vetëm kisha ortodokse greke.
Helenizimi viseve jugore shqiptare, duam apo nuk duam ta pranojmë haptas, në fakt mbetet politikë në fuqi
Nuk bën mëkat kur gjërave t?u vësh emrin që kanë. Mëkat para popullit tënd e interesit tonë kombëtar, bën kur fsheh thelbin e tyre. E them që në krye se nuk bëhet më fjalë për "thika në dhëmbë e ura zjarri në duar" apo "bajoneta mbërthyer" si dikur në fillimshekullin e kaluar. Tashmë bëhet fjalë për mprehtësinë e gjuhës dhe të mendimit në të shtruarit e të argumentuarit e problemit apo të veprimit të kryer. Dhe grekët janë shquar në këtë fushë edhe në të kaluarën. Jetojmë në kohëra moderne, integruese mbarëevropiane e deri botërore. Pikërisht me këto karta, dhe duke shfrytëzuar mjeshtërisht kërkesën tonë për integrim, shteti grek luan politikisht me nevojat tona. Synimi mbetet po ai. Veç mjetet që justifikojnë e realizojnë qëllimin kanë ndryshuar. Ato mbulohen me terma kryesisht të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të minoritetit si parakusht që Greqia të japë votën për anëtarësimin tonë. Sipas presidentit aktual grek, "integrimi Shqipërisë në Evropën e Bashkuar kalon drejtpërsëdrejti dhe përmes minoritetit etnik grek". Për të nuk paska kriter tjetër. Ndaj mbi këtë bazë kërkohet prej tyre që të shtrihet sa më tepër hapësira në territorin shqiptar që gjoja banohet nga minoritarë, të futet thellë në vise ku kanë banuar e banojnë vetëm shqiptarë. Strategji e vjetër. Para gati 100 vjetësh, më 3 janar 1913, në Memorandumin e qeverisë greke dërguar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, bëhen zyrtarisht kërkesat për t?i kaluar Greqisë sanxhaku Janinës, Prevezës dhe Gumenicës (Rashidijes) në tërësi dhe pjesa më e madhe e sanxhakut të Gjirokastrës dhe kazatë e Korçës, Kolonjës dhe gjysma e kazasë së Starovës (jepet edhe vija konkrete kufitare). Dhe një nga argumentet më të rëndësishme shtrohet se ata që "flasin shqip e vllahisht në këto sanxhaqe e quajnë veten dhe dëshirojnë të quhen grek". E pra, ky argumentim i fundit a nuk ngjan si dy pika uji me kërkesën e sotme të qeverisë greke, për të rritur numerikisht sasinë e minoritarëve nëpërmjet të ashtuquajturave vetëdeklarimeve?! Por, jemi dëshmitarë se sot nuk ngrihet vetëm vetëdeklarimi por ai, për të qenë më real, bashkërendohet edhe me kërkesa autonomiste të viseve shqiptare, tamam si dikur, para një shekulli.
Nuk besoj se Evropa na do zvarranikë.
G. Ndryshe, 13 Qershor 2007
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi