Teki Dervishi: KFOR-i u dhuron nga 20 lopë secilit veteran të UÇK-së
Faqja 1 e 1

KFOR-i u dhuron nga 20 lopë secilit veteran të UÇK-së
Nga Teki DERVISHI
Veteran, automatikisht bën asociacion me “vjetërsinë” e individëve doajenë të një veprimtarie kontinuitive me karakter moral (patriotik) ose human (artistik). Thuhet doajen (p.s. i teatrit, etj.) ose veteran i (luftës, etj.). Veteraniteti i ushtarëve të UÇK-së është arritur jo për shkak të kohës së gjatë të aktivitetit të tyre ushtarak ose moshës së shtyrë në përvojë, por me demobilizimin politik, që i ka “pensionuar” kaq të rinj, duke u dhënë kështu “teknikisht’ statusin e veteranit, një lloj “pushimi i merituar” i parakohshëm, që nuk është as “pension nacional”, as social, por “mirënjohje politike”. Kjo “mirënjohje politike” i shpërblen me (ose edhe pa) ndihma humanitare sociale. UÇK-ja u demobilizua dy herë, një herë “menjëherë” pas lufte dhe herën e dytë u demoblizua “ushtria e paarmatosur” që në histori do të shënohet si TMK, Trupat “Mbrotjëse” (pa armë) të Kosovës. Por demobilizimi i dytë, si edhe i pari, ishte çështje praktike politike.
Ushtria e luftës dhe ushtria e paqes dallojnë njëra prej tjetrës në dy aspekte: 1. në ushtrinë e luftës ushtarët i zgjedh qëllimi politik i tyre (ideali), 2. në ushtrinë e paqes ushtarët i zgjedh qëllimi i politikës shtetërore. Në luftë dihet qëllimi politik i ushtrisë, kurse në paqe qëllimi politik i ushtrisë së paqes përcaktohet nga pushteti, por nga pushteti real, në rastin e Kosovës nga punëdhënësja e OKB-së që quhet BE.
Konstruktimi politik i “ushtrisë” që quhet “forcë” (e sigurisë së Kosovës), këtë “ushtri” e sajon nga dy taborët kundërshtarë të luftës së dorëzuar. Këta janë “ushtarë” të paqes dhe të sigurisë së saj që “e sigurojnë” stabilitetin e vendit në status quo! Kjo “forcë” “moderne” e sigurisë së stabilitetit të vendit ka efekt propagandistik politik, e jo praktik ushtarak, sepse është KFOR-i ai që i ruan serbët nga shqiptarët “ekstremistë”. Gjatë gjithë historisë Evropa i ka ruajtur serbët e gjorë nga “zullumi” i “turqve”. Por megjithatë, sa i përket historisë, për herë të parë në historinë botërore paraqitet “lloji” i veteranëve të luftës në “asistencë sociale”, dhe kjo bëhet për t’ua përkujtuar shqiptarëve se ka ndryshuar botëkuptimi politik mbi qëllimin (idealin) e luftës së humbur. Pra nuk paska qenë qëllim çlirimi (klaustofobik) i Kosovës, por qëllim paska qenë paqja dhe integrimi në Evropë! Ushtarët nganjëherë rrallë në histori nuk e kanë të qartë as për çka luftojnë.
Mirëpo këtu hëpërhë është KFOR-i, fuqia planetare e të cilit minimizon rolin e një “ushtrie” (2000 vetë) të vogël të një populli po ashtu shumë të vogël. U dha lajmi se KFOR-i do t’ia falë çdo veterani të UÇK-së nga 20 lopë. Këtu nuk përfshihen veteranët që sot janë në pushtet, por vetëm ushtarët që kanë mbetur rrugëve pa punë dhe në asistencë të tmerrshme sociale. KFOR-i këtyre veteranëve do t’u ndajë, hiç më pak se nga 20 lopë. Po, po - lopë. Tash a janë këto lopë viça, apo të majme deri diku, apo janë të mëdha si elefantë, kjo nuk dihet derisa të shpërndahen skenografikisht ato lopët në pazarin “e gjove” të Prishtinës, ose në Aeroportin e Sllatinës, se sigurisht do t’i sjellin lopët me aeroplan Kopenhagën-Prishtinë! Që do të thotë has lopë Danimarke, do të na sjellin, edhe pse as Franca nuk i ka lopët më jokualitative.
Ushtarët që do të duhej sot të ishin në armatën e Kosovës (e cila na ndalohet) do të bëhen çobanë, do t’i ruajnë lopët, nga njëzet lopë për krye ushtari. Dhjetë mijë veteranë, nga 20 lopë, 200 mijë lopë Danimarke në Kosovë. Menjëherë do të kemi çka të eksportojmë pikërisht në Danimarkë.
Fundja armata nuk i duhet gjë Kosovës, sepse tash së shpejti do të integrohemi në Evropë, do të jemi i vetmi shtet “modern” që integrohet pa armatë, e jo si Serbia dhe të gjitha shtetet e tjera të integruara në BE që nuk janë moderne, po aq primitive sa ende nuk i kanë demobilizuar armatat e tyre. Fatkeqësi për ne do të jetë fakti që bash ditën e festës së inaugurimit tonë në Evropë, në solemnitet do të mungojë zoti, shumë i nderuar, Solana, sepse ky këto ditë shkon në pension. Me këtë rast pensionimi Universiteti i Prishtinës do t’ia ndajë një “honoris cusa”, por para se të integrohemi zyrtarisht në BE.
Sipas kriterit për ndarjen e lopëve atyre që kanë hequr dorë nga armata vetëm për t’u “integruar” në Evropë, e meqë Evropa po e lut Serbinë të integrohet, atëherë armata e Serbisë do të demobilizohet si UÇK-ja dhe ushtarëve të demobilizuar të Serbisë KFOR-i do t’u ndajë nga 15 lopë. Pse serbëve nga 15 lopë, e “kosovarëve” nga 20? Sepse Bashkësia Evropiane është në anën e shqiptarëve, e jo të serbëve. Në anë të serbëve “bashkësia” është për 15 lopë, e në anën e shqiptarëve për 20 lopë. Se ne pajtohemi me “bashkësinë”, kurse serbët kurrë jo. Armiku i Evropës është Serbia, kurse miku i Evropës është shqiptaria civile!

Bota Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË
» Teki Dervishi:Mbi ‘kritikët’ mercenarë
» Teki Dervishi:Posesiviteti për Rugovën
» Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi