Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëveshjet e fshehta

Shko poshtë

Marrëveshjet e fshehta Empty Marrëveshjet e fshehta

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:24 pm

Marrëveshjet e fshehta



Disa here me radhë e kemi analizuar “fenomenin” e patentuar politikë që BE-ja dhe NATO-ja e lansuan si “situatë të paqartësisë”. (Kujtoni deklaratat e Skeferit dhe Solanës në qershor-korrik 2008). Gatojcat e anekseve të 1244-shit në Bruksel, derisa diçka po zihej në kuzhinën politike atje, opinioni nuhaste vetëm erën e gjellërave, por nuk i shihte ato, për shkak të “përshkrimeve” publike që në dekoverzacionin e Fuqive të Mëdha, merrnin trajtën e “pakuptimësisë”, pakuptimësisë që ata e quajtën “paqartësi”. Po ja se sot, pas kaq kohësh, po zbulohet se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në vizitën e tij në Moskë, paska “qëruar hesape” me Serbinë nën patronatin e Putinit, dhe tash media ndërkombëtare nuk e fshehë me faktin se Serbia ka pasur marrëveshje të fshehta me instancat e implikuara zyrtarisht në formësimin e formatit të shtetit të Kosovës, në krijimin e anekseve dhe fusnotave në Librin e Ahtisarit. Për ne shqiptarët ka qenë më shumë se indikativ fakti që OKB-ja dhe BE-ja nuk e kanë pranuar Pakon e Ahtisarit, të cilën e kanë sponsorizuar vetë. Eksperimenti politik si duket u ka dalë dorë si Frankeshtajni që e sulmon së pari vetë krijuesin e tij. Loja me zjarr e BE-së ka ndodhur ngase ajo është bindur se nuk ekziston diplomacia shqiptare për të qenë e informuar dhe për të reaguar komfor informative, prandaj i ka “paqartësuar” kinse si procese në vendimmarrje për statusin definitiv të Kosovës, kurse në të vërtetë ato vendime janë zbatuar (6 pikat) prapa shpinës së shqiptarëve për rrafshe 19 muaj. Ne e kemi parë në realitet se Kosova po ndahet de fakto, ajo që kemi parë në realitet, na është servuar si “paqartësi” e zbatimeve politike në kontinuitet, dhe ne si gomarit kur ia hante ujku vithet, thoshim është kjo ëndërr, dhe betoheshim në sovranitetin tonë dhe tërësinë territoriale kushtetuese që nuk i pranonte as OKB-ja, as BE-ja, as Këshilli i Evropës, as NATO-ja, as Këshilli i Sigurimit, as OSBE-ja, as EULEX-i, as ICO-ja. Që të jetë ironike habiteshim se si as Serbia nuk po e pranon Pakon e Ahtisarit (!!!), e cila e denacionalizon popullin shqiptar të Kosovës dhe e bën subjekt kushtetues kombin serb në Kosovë. Analistët serb “kundër” qeverisë së Tadiqit, “e akuzonin” qeverinë e Serbisë se po lëshon pe në Kosovë dhe se e ka tradhtuar popullin serb, kurse liderët tanë i derdhnin benzinë kësaj flake duke thënë se Serbia do ta pranojë shtetin e Kosovës, të cilin nuk e pranon as BE-ja, as OKB-ja. Madje edhe Putini tha se Rusia do ta pranojë shtetin e Kosovës, nëse Kosova merret vesh me Serbinë. Derisa Fuqitë e Mëdha po tallen me situatën katastrofale në Kosovë, ata janë komod dhe këtë e bëjnë duke llogaritur se katastrofa kulturore (shkombëtarizimi) i shqiptarëve, varfërimi i tyre, dhe krijimi i klasës së pasanikëve të luftës, do ta afrikizojë një pjesë të Evropës si model të një vendi që nuk mund të integrohet në vlerat civilizuese perendimore. Por dalëngadalë po bindën se “paqartësia” e Solanës gjithnjë e më shpejt po kthjellohet dhe Kosova po del nga ajo hipnoza klerikale politike dhe po e zbulon se është e mashtruar, e sakrifikuar dhe e katastrofalizuar. Pra kryesore është kjo. Të merr fund “epoka e paqartësisë”, të dimë ku jemi, e pastaj shohim e bëjmë. Analizat gjithnjë e më të shpeshta në mediat e Kosovës që po e sqarojnë këtë “paqartësi”, edhe për një kohë të shkurtër do të bëjnë që të gjithë të zgjohemi nga gjumi që na ka zënë nga ninullat e deklaratave ndërkombëtare mbi pranimin e shtetit të pavarur të Kosovës. E kemi të qartë se Kosova është e pavarur, por kemi kujtuar se pavarësinë na e mbrojnë të tjerët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi