Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan Empty Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 12:42 am

Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan U1_MexhidYvejsiSOT ËSHTË RAMAZAN

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Ditë e uruar. Muaj i bekuar. Lavdi Zotit të madhëruar!


’’O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëhëni të devotshëm.”
(Kur’an-i, 2:183)

Sot është Ramazan. Ditë e uruar. Muaj i Bekuar. Lavdi Zotit të madhëruar!

Është më se e natyrshme të lavdojmë Zotin e madhërueshëm, të falenderojmë Krijuesin, që e arrijtëm këtë ditë të uruar, këtë muaj të bekuar!

Ne që e arrijtëm këtë ditë të uruar, këtë muaj të bekuar, ne që jetojmë, ne që lëvizim, ne që ekzistojmë, jetojmë, lëvizim, ekzistojmë vetëm falë Zotit të plotfuqishëm.

Zoti i plotfuqishëm, Krijuesi ynë, e krijoi Ramazanin, këtë muaj të bekuar, për të agjëruar. Agjërimi është obligim për besimtarët, sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para nesh, që të bëhemi të devotshëm.

Ç’kuptim ka fjala i devotshëm ?

Fjala i devotshëm ka këtë kuptim:
”Ai që ka nderim e dashuri të thellë për dike a për diçka, që është besnik deri në fund…”

Kështu e shpjegon Fjalori i Shqipes së Sotme, faqe 230, botim i dytë i ripunuar, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2002.

Pra, nderimi, dashuria e thellë për Zotin, Krijuesin, dhe besnikëria deri në frymën e fundit ndaj Tij, për besimtarë quhet devotshmëri.

Besimtarët e devotshëm, ata ose ato që agjërojnë, e kuptojnë se agjërimi u ndihmon shumë jo vetëm në sferën shpirtërore, por u ndihmon edhe në anën fizike ose trupore dhe mendore.

Kohëve të fundit, sipas kërkimeve shkencore në Botën Perëndimore, dëshmohet se nga agjërimi ka dobi jo vetëm shëndetësore.

Në një enciklopedi amerikane, në Grolier International Encyclopedia, shkruan: “Kërkimet shkencore sugjerojnë se agjërimi mund të jetë i shëndetshëm dhe kur i kushton kujdes mund të çojë në gjendje të lartë vetëdishmërie dhe ndjeshmërie.”

Besimtarët e devotshëm e kuptojnë, e pranojnë se agjërimi është i shëndetshëm sepse e përjetojnë, por si do ta pranojnë injorancën e tyre ateistët apo modernistët që flasin kot e mëshefën mbas shkencës, si dje ashtu edhe sot?

Besimtarët e përjetojnë agjërimin thellësisht, secili në një mënyrë të veçantë, por pothuajse të gjithë e përjetojnë në një gjendje të lartë vetë-dijshmërie dhe ndjeshmërie.

Në një mënyrë të veçantë dhe në gjendje të lartë vetëdijshmërie dhe ndjeshmërie për Zotin dhe Kosovën e përjetoi agjërimin dëshmori-shehidi Murat Mehmeti.

Murat (Qazim) Mehmeti, djaloshi 17-të vjeçar, nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, me dy gurë në dorë, pasi që brohoriti “Ejani shokë t’i lirojmë nga burgu vllaznitë tonë,” sulmon kordonin e policisë, me ç’rast plagoset me armë zjarri për vdekje; ishte agjërueshëm kur u vra ky djalosh i guximshëm në demonstratat e para në Prishtinë, me 27 Nëntor 1968, ishte Nata e Ditës se Flamurit….Ishte dita e muajit të bekuar Ramazanit….

Ishte muaji i bekuar i Ramazanit, Janar 1998, kur Shaban Jashari i Prekazit të Drenicës, me familje e mysafirë u çuen për syfyr, falën namazin e sabahut dhe ashtu agjërueshëm ia kthyen pushkën forcave policore-ushtarake serbe,që e kishin sulmuar, duke luftuar për lavdi të Zotit, për çlirimin e Kosovës…

Këta dy shembuj të veçantë, shumë frymëzues, për gjendjen e lartë të vetëdijshmërisë dhe ndjeshmërisë që sjellë agjërimi i Ramazanit, nuk duhet harruar dhe as nuk duhet lejuar që të tjerët t’i harrojnë, sepse e harrojmë vet-veten…! Harrimi i vetvetes është mohim i së Vërtetës….

Për ne, shqiptarët, është e domosdoshme njohja e vetvetes. Njohja e vetvetes është çelësi për njohjen e Zotit. Njohja e Zotit sjellë harmoni mes nesh. Zoti është Krijuesi i Harmonisë së përgjithshme në Gjithësi, në rruzullim dhe në çdo krijim.

Në çdo krijim duken shenjat e Zotit, Krijuesit. Shkencëtarët po i kushtojnë shumë kohë e mund studimit të veprave të krijimit. Njëri prej tyre, një nga pionierët në fushën e elektricitetit, fizicienti i njohur britanik Lord Kelvin, ka deklaruar:
”Konsideroj se, sa më shumë të studiohet shkenca, ajo aq më tepër na largon nga çdo gjë që është në lidhje me ateizmin.”

Lidhje me ateizmin, madje të fuqishme, ende kanë shumica e intelektualëve shqiptarë. Lakmia, krenaria, serviliteti, ambicia janë disa nga faktorët, të cilët i kanë nxitur këta intelektualë që t’i vënë shulin zemrave të tyre.

Mungesa e besimit, vërja e shulit zemrave është kalbje intelektuale. Sot nuk është problem energjia bërthamore, por është zemra e njeriut thoshte Albert Ajnshtajni.

Në historinë njerëzore ka shumë dëshmi se agjërimi është i mirë. E Mira, “është gjëja më e rëndësishme që duhet të mësojmë” thotë Platoni te libri i famshëm REPUBLIKA. Në Greqinë e Vjetër, Platoni (428-348) agjëronte.

Pitagora (582-507), filozof dhe matematikan jo vetëm që agjëronte, por i këshillonte studentët e vet të agjëronin…

Në Indi, në kalendarin hindu, është muaji Shravan, ky është një muaj me domethënie të veçantë fetare, është muaj i agjërimit….

Hebrenjtë dhe të krishterët agjërojnë. Bibla, e cila ndahet në Besëlidhjen e Vjetër dhe Besëlidhjen e Re, urdhëron agjërimin. Në Bibël, në Librin e Levitikut, ku shkruhet për formimin e një populli të shenjtë, është ky urdhër:
“Ky ligj le të jetë për ju i pandryshueshëm: agjëroni e mos bëni asnjë punë…Ligj i përhershëm. (Bibla, Levitiku,16:29-31.)

Në Besëlidhjen e Re, në Ungjillin sipas Mateut, shënohet Mësimi mbi Agjërimin, ku ndër të tjera thuhet
:” Edhe kur të agjëroni, mos u mërrolni porsi shtiracakët….” (Ungjilli sipas Mateut,6:16)
Shembull i agjërimit mbeti Jezui (Hazreti Isai (a.s.), i cili agjëroi 40-të ditë e net, sipas Ungjillit…..

Sot është Ramazan, muaj’i agjërimit, pranvera e besimit! Besimi është shëndet, gjallëri, jetë me kuptim. Ateizmi është sëmundje, plogështi, vdekje, asgjësim…!

Aty ku është besimi, aty është dashuria. Aty ku është ateizmi, aty është urrejtja. Besimi është lulja më e bukur hyjnore, është çfaqja më e lartë e vlerës njerëzore…

Sot është Ramazan, ditë e uruar, muaj’i bekuar. Besimtarë, kudo që jeni, në Kosovë, Çamëri, Shqipëri, urime, gëzuar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi