Armand Shkullaku: Liderët e Kosovës me “duart lart”
Faqja 1 e 1

Liderët e Kosovës me “duart lart”
Çfarë pasojash mund të ketë për Kosovën projekti i të qenit një komb i vetëm? A është i dobishëm për shtetin më të ri, a e dëmton atë, apo është thjesht i parakohshëm? Askush nuk e di se çfarë mendon Prishtina për një gjë të tillë
Nga Armand Shkullaku
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi ende nuk janë shprehur mbi një projekt të Sali Berishës për “bashkimin e kombit”. Kryeministri shqiptar, rreth një javë më parë, deklaroi në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova se së bashku me liderët e Kosovës do të duhet që këtej e tutje të punojnë për bashkimin e kombit, për zhdukjen e ndarjeve, kufijve dhe çdo pengese tjetër që i ka ndarë shqiptarët për gati një shekull.
Ndërsa pritej një qëndrim i udhëheqësve të Kosovës mbi këtë projekt-platformë të lajmëruar nga Berisha, ka reaguar Ministria e Jashtme e Serbisë që e ka cilësuar atë si një provokim të hapur. Sipas Beogradit zyrtar, deklaratat e Berishës cenojnë integritetin territorial të Serbisë dhe stabilitetin e rajonit. Po sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, zyrës së Kryeministrit Thaçi apo Presidentit Sejdiu, çfarë pasojash mund të ketë për Kosovën projekti i të qenit një komb i vetëm? A është i dobishëm për shtetin më të ri, a e dëmton atë, apo është thjesht i parakohshëm? Askush nuk e di se çfarë mendon Prishtina për një gjë të tillë. Madje, në replikat mes Tiranës dhe Beogradit duket sikur qëndrimi i Kosovës është inekzistent. Serbia flet për cenim të territorit, ndërsa vetë Prishtina hesht sikur të bëhej fjalë për një territor në Polin e Veriut. Edhe në daljen të mërkurën përpara gazetarëve, Presidenti Sejdiu nuk doli me një qëndrim të vetin ndaj idesë së Berishës, por reagoi, si rëndom bëjnë politikanët e Kosovës, ndaj deklaratave të Beogradit, pa thënë asgjë esenciale veç parullave për stabilitetit e integrim evropian.
Është e kuptueshme që për liderët e Kosovës nuk është e lehtë të mbajnë qëndrime politike për tema të tilla delikate, kur shumë vendime të rëndësishme nuk varen prej tyre. Pafuqia e tyre, e cila buron prej vetë pozitës së ndërlikuar të shtetit të ri të Kosovës, ka pasur vazhdimisht mirëkuptimin e qytetarëve. Hendeku mes asaj që udhëheqësit e Kosovës do të donin të bënin dhe mundësive që ata realisht kanë, është shfaqur shpesh në rrugën e vështirë të shtetformimit. Edhe kur janë dashur të ndalohen vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, edhe kur është diskutuar gjashtëpikëshi, edhe në raportet me Maqedoninë, madje dhe tash së fundi me protokollin e bashkëpunimit me ministrinë e Brendshme të Serbisë që pritet të nënshkruhet nga EULEX, pavarësisht nga kundërshtimet krenare të fillimit, në fund, me kokën ulur, është bërë siç kanë vendosur më parë ndërkombëtarët. Por nëse liderët e Kosovës janë të mirëkuptuar për këtë pafuqi të tyre përballë vendimmarrjes ndërkombëtare, që gjithsesi ka qenë vendimtare në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ata nuk duhet ta shndërrojnë këtë fenomen në një modus vivendi politik. Slogani “ne duam, po nuk na lënë” nuk duhet të kthehet në një justifikim për të gjitha aksionet politike të udhëheqësve kosovarë. Nëse abuzohet me këtë realitet të Kosovës, liderët e saj hap pas hapi do të humbin autoritetin e tyre duke i zhgënjyer qytetarët. Më shumë se kaq, ata do të shihen nga ndërkombëtarët jo si partnerë seriozë e dinjitozë, por si aktorë amatorë që u duhet të luajnë një rol për të ruajtur vendin e punës.
Por a munden ata të veprojnë ndryshe? Mundësitë janë të shumta. Sejdiu dhe Thaçi hezituan gjatë për t’iu përgjigjur ftesës së Berishës për projektin e bashkimit të kombit. Politikisht, çdo koment i tyre do të ishte tepër delikat dhe kjo, pavarësisht nga dëshirat, përsëri është e kuptueshme nga qytetarët. Ajo që është e pakuptueshme ka të bëjë me faktin, që jashtë kontekstit politik, a duhej qeveria e Kosovës të shprehej nëse është e gatshme të unifikojë sistemin e taksave me Shqipërinë, të heqë doganat, kontrollin policor në pikat e kalimit kufitar, të hartojë paketa ligjore e fiskale që lehtësojnë ose barazojnë të drejtat e shqiptarëve në të dyja anët. A i konvenon një gjë e tillë qytetarëve të Kosovës dhe nëse po a është e gatshme qeveria t’u përgjigjet atyre. Nëse qeveria e Shqipërisë është e gatshme për këtë projekt, çfarë ndihme teknike duhet kërkuar prej saj. Këto dhe plot çështje të tjera që lidhen me turizmin, infrastrukturën, arsimin, kulturën, etj nuk kanë pse mbeten peng i keqkuptimeve politike. Sejdiu dhe Thaçi ngurrojnë ta përmendin togfjalëshin “bashkimi i kombit” si nocion politik, por nuk kanë pse ngurrojnë të shprehen nëse në drejtime të tjera afrimi me Shqipërinë është i dobishëm për Kosovën. Nga ana tjetër, Sejdiu dhe Thaçi nga këndvështrimi institucional e kanë vështirë të reagojnë për bashkimin e kombit, por partitë respektive, LDK e PDK nuk i ndalon kush që, veç përsiatjeve mbi të majtën e të djathtën, të shprehen nëse janë dakord ose jo me projektin e Berishës.
Asgjë prej këtyre nuk ndodhi gjatë javës që shkoi. Prishtina heshti dhe e pa veten në mes të deklaratave Tiranë-Beograd pa pasur një qëndrimin të sajin. Drejtuesit e shtetit të ri duken se kanë gjetur komoditet në filozofinë “ne duam, por nuk na lënë ndërkombëtarët”. Në këtë mënyrë, nuk mund të kalohet gjithçka, edhe gjendja në veri, edhe zgjedhjet serbe në Kosovë, edhe qëndrimi ndaj bashkimit kombëtar. Pasiviteti nuk shpjegohet gjithnjë me pafuqinë ndaj të huajve, prandaj liderët e Kosovës duhet të kuptojnë se ka ardhur koha që edhe ata, në një mënyrë ose në një tjetër, t’u paraprijnë proceseve dhe pse jo t’i përcaktojnë ato. Vetëm duke qenë aktivë, largpamës, me një projekt të qartë politik për të zbatuar, fjala e tyre mund të ketë peshë në tryezat e vendimmarrjes. Në të kundërt, ata do të gjenden përballë faktit të kryer, si në rastin e marrëveshjes së fundit mes EULEX e policisë serbe.

G. Express
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Armand Shkullaku:Thaçi, me sytë nga LDK
» ARMAND SHKULLAKU:Protestë apo provë force
» Armand Shkullaku:PËRSE FOLI JAKUP KRASNIQI
» Armand Shkullaku tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës
» Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi