Florentin Popescu (Bukuresht) per poetin Jeton Kelmendi
Faqja 1 e 1
Florentin Popescu (Bukuresht) per poetin Jeton Kelmendi
Florentin Popescu (Bukuresht) per poetin Jeton Kelmendi | |
Mendime rumune për poezinë shqipe
“Buka e vargjeve” dhe “uji i fjalës”
Jeton Kelmendi është një „konstruktor” i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj. Antologjia e tij është bregu i mërgimit, i vetëekzilit të çdot njeriu modern, dhe njëherit vendi në të cilin, madje qoftë se edhe janë rralluar, letrat ende arrijnë. Dhe njëherit me to, edhe fëshfërima e fshehtë dhe magjepsëse e poezisë.
Florentin Popescu (Bukuresht)
Para ca kohësh, lexuesit e Rumanisë patën surprizën e takimit edhe me një poet të vërtetë – nga poetët e shumtë, të çmuar dhe interesantë, origjinalë e të bukur – nga Kosova, nj; yon; e bekuar e cila tejmatanë padrejtësive të njohura historike, dëshmon se është një hapësirë letrare që shkon duke u afirmuar dhe na imponon gjithnjë e më shumë në koncertin universal të botës lirike. Emri i këtij poeti është Jeton Kelmendi, ndërsa vëllimi i tij, i përkthyer në gjuhën rumune prej Baki Ymerit, mban një titull jo vetëm sugjestiv, por dhe njërin të përmushur me ngarkesë sentimentale dhe simbolike: Sa shumë janë rralluar letrat.
Jeton Kelmendi ka debutuar në moshën 21 vjeçare, më 1999, me vëllimin Shekulli i Premtimeve, që don të thotë se poeti lë të kuptohet, së paku përmes titullit të zgjedhur për atë libër, se qysh në atë kohë e kishte vizionin e pjekur dhe plotësisht të përgjegjshëm për kuptimin e bardit, por edhe për shekullin e shqetsuar në të cilin i qe dhënë fati të jetojë. Përndryshe, qoftë kalimthi duke thënë, Jeton Kelmendi është dëshmuar të jetë fort i inspiruar, dhe më pastaj duke patur parasysh faktin se vëllimet e tij që do të pasojnë do të kenë edhe ato tituj „polemikë” dhe nxitës: Përtej Heshtjes, (2002). Në qoftë mesditë (2004) Më fal pak Atdhe (2005), Ku shkojnë ardhjet (2007) Zonja Fjalë (2007) dhe: Sa fort janė rralluar (2007).
Vëllimi që na e jep rastin të shtrojmë në letër mendimet dhe impresionet, është një antologji me vlera antologjike të zgjedhura nga e tërë krijimtaria e tij, dhe mban, një titull me një shëmbëlltyrë aktuale, e huazuar nga vargjet më të frymëzuara të poetit. Jo rastësisht themi para jush, gjatë përurimit të tij në Bukuresht, dhe shkruajmë në letër se ëshë një „titull i inspiruar” ngase ai faktikisht ngërthen një univers të tërë lirik. Një univers që e individualizon autorin, duke i konturuar një personalitet të pakrahasueshëm, si në poezinë kosovare, poashtu edhe në atë europiane.
Duke rezikuar të kërkojmë ndjesë po qe se e nxjerrim në pah një të vërtetë tashmë të njohur – se njeriu është poezia e tij, siç edhe poezia është vetë njeriu, po pohojmë se Jeton Kelmendi shpreh vetveten në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të sinqertë dhe pa tam/tame të kërkuara në mundimet e figurës letrare, të cilat përndryshe do ta tradhëtonin atypëraty. Jeton Kelmendi është, de facto, me gjithë qenien i shquar në kohërat e agjituara që i përjetojmë të gjithë – një poet i dashurisë dhe i pendës, i meditimeve përballë kalimit të kohës dhe konditës humane. Ndërsa, po qe se të rezumojmë në një fjalë të vetme krijimtarinë e tij, nuk dimë cili term do të ishte më i përshtatshëm: Thjeshtësi? Sinqeritet? Fshehtësi? Pëshpëritje? Dëshmi? Nuk e dimë, ngase se poeti ka nga të gjitha këto nga diçka.
Autori dëshiron t’u komunikojë edhe të tjerëve diçka nga bota e tij e përmbushur me një shpirt të florinjtë. Një dëshmi e thjeshtë e bërë për të dashurën e tij, nga e cila gurgullon një vlerë gjeneralizuese, si në poemin „Fjala kapërcen heshtjen”: „Dje mësova/ Të hesht/ Të flas pak/ Jam i mbushur me frymën e pikllimit/ Përmes qepallave të këputura/ Të syve tu/ Kaherë jam nisur kah ti/ Të flas duke heshtur/ Të rrëfej për ty/ Dhe për mua/ Dhe mendova/ Të të them/ Se je/ Buka e vargjeve/ Uji i fjalës/ Unë jam për ty/ Kënga më e kërkuar/ E kahershme!” Shohim këtu, një farë përmbysjeje të perspektivës, poeti duke prononcuar në finale shëmbëlltyrën më të pësrshtatshme, ngase ku mund të gjendet një krahasim më sugjestiv i ndjenjës, se sa në zërin e një melodie „të kahmotshme”, e mbështjellë me parfumin dhe nostalgjitë e saj?
Në këtë kontekst soditja, meditimi dhe malli gërshetohen me gjendjen e „pritjes” dhe nostalgjisë, të çastit në të cilin edhe po qe se „rrugët kanë vajtur në mërgim”, dikend nuk është vështirë për ta gjetur. Dikend të ndodhur ndërmjet errësirës dhe dritës, të cilit „i dhemb fjala” përballë këngës së pashprehur, të ëndërruar, të parandjerë dhe kaherë të pritur. Nuk e dimë si është prezantuar poeti në vëllimet e para, të cilat nuk kemi patur rastin t’i lexojmë, por këtu ai na del si një bard i frymëzuar dhe si një „konstruktor” i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj.
„Sa fort janë rralluar letrat” na thot poeti. Dhe përmes kësaj kuptojmë, faktikisht, shqetsimin për të parë se si njeriu modern i shekullit të XX, rreshtohet në valët e jetës si ushtar besnik i humanizmit, tëhuajësohet nga ndjeshmëria e çiltër, nga përjetimet dhe sentimentet e bukura, por edhe nga e shkuara e qetë dhe romantike, nga e cila çdo njëri prej nesh e ruajmë nga një pjesë në veten tonë. Këto – dhe jo vetëm këtyre – Jeton Kelmendi ua konsakron një pjesë të mirë të poezive, por edhe dashurisë së kundruar si një farë mërgimi nga pakënaqësitë dhe marrëzitë e kohës aktuale – fakt fort interesant (rumanisht: fapt foarte interesant), dhe të cilin lexuesi si dashamiri i poezisë, nuk mund të mos e vërejë, duke u bërë, pa kurrfarë dyshimi, „bashkëfajtor” i poetit.
Antologjia e Jeton Kelmendit na paraqitet më shumë se një „njollë ngjyre” në kontekstin e lirikës që praktikohet sot në botë. Ajo është bregu i mërgimit, i vetëekzilit të çdot njeriu modern, dhe njëherit vendi në të cilin, madje qoftë se edhe janë rralluar, letrat ende arrijnë. Dhe njëherit me to, edhe fëshfërima e fshehtë dhe magjepsëse e poezisë. (Bukuresht, 30 prill 2008. Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi