Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Saraçi: Bajame Hoxha (Çeliku)

Shko poshtë

Asllan Saraçi: Bajame Hoxha (Çeliku) Empty Asllan Saraçi: Bajame Hoxha (Çeliku)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 1:02 am

Asllan Saraçi: Bajame Hoxha (Çeliku) U1_BajameHoxhaBajame Hoxha (Çeliku)

Nga Asllan Saraçi, botues

Bajame Hoxha (Celiku), e njohur tashmë si një poete me profil të spikatur mjaft mirë, po i bie pashë më pashë botës së mrekullueshme të fëmijeve, duke na dhënë një performancë të shkëlqyer, duke na dhënë portrete mjaft të bukura e tejet origjinale të fëmijëve, të botës së tyre që endet midis përrallës e realitetit, midis prehërit të mamit, të gjyshit dhe një lloj prehëri tjetër që është përralla, ëndrra, fantastikja, irealja.
Kjo përvojë e re, duket se është në harmoni me dëshirat, aspiratat dhe shpirtin e madh të Bajames, shpirt ku ka vend për dashuri, për trishtim, e mbi të gjitha për fëmijet e vegjël, këto ëndrra të brishta që një ditë do të fluturojnë nga qielli poetik i saj, në një tjetër qiell, siç është ai i ëndrrave të tyre, i ëndrrave për një jetë tjetër, për një atdhe më të bukur, për njerëz më të bukur.
Po t’i hedhësh një sy të shpejtë nivelit artistik, nuk është e vështirë të kuptosh se ai nivel i lartë artistik është fryt, jo vetëm i përvojës së saj poetike, por mbi të gjitha, i kërkimit, i novatores, i gjetjes së rrugëve të reja shprehëse, i origjinalitetit të figurave, i ndërthurjes së reales me irealen, por njëherësh i thjeshtësisë, i njohjes së thellë të botës fëminore, i dëshirës së saj të zjarrtë që kjo botë të mos jetë kurrë si ajo që jetoi vetë Bajamja, në kampet e trishta të humbëtirave të Lushnjes, por të jetë një botë si ajo e shokëve e shoqeve të tyre kudo nëpër Evropën e lirë e demokratike.
Mendoj se kjo “krijimtari” e re e pasuron më tej krijimtarinë e Bajames, i jep asaj një përmasë të re, duke e bërë atë më interesante, më domethënëse. Ky është një komunikim tjetër poetik i saj, një angazhim tjetër i saj, serioz e i bukur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi