Do ta privatizojmë KEK-un
Do ta privatizojmë KEK-un
Do ta privatizojmë KEK-un
Intervistoi: Ismail Shabani
Intervistë me Justina Shiroka-Pula, ministre e MEM-it
Aplikimi i planit të reduktimit A,B C nuk është dëshirë, por kushtëzim. Për këdo është e qartë se kush paguan duhet të ketë furnizimin më të mirë të mundshëm të energjisë elektrike, thotë në intervistën për “Bota sot” ministrja Justina Shiroka-Pula..
“Bota Sot”: Si e vlerësoni zhvillimin energjetik në këtë vit?
J.Shiroka-Pula: Zhvillimi energjetik këtë vit shoqërohet me progres dhe vështirësi kryesisht objektive. Progresi është arritur në realizimin e disa hapave përgatitore të rëndësishme për ristrukturimin e sektorit ashtu që ai të përgatitet për tërheqjen e investimeve të mëdha prej vitit 2010 e në vazhdim. Progres është arritur edhe në përmirësimin e performancës së KEK performancë kjo që është dëshmuar në rritjen e inkasimit dhe përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.
“Bota Sot”: A do të ketë kaos energjetikë edhe në pjesën e dytë këtij viti?
J.Shiroka-Pula: Nuk mendoj se behet fjale për kaos energjetik, por për vështirësi në furnizim sa më të mirë me energji elektrike. Kjo është pasoje edhe e mos pagesës në nivelin e duhur te energjisë së harxhuar nga një numër konsumatoresh. KEK ka përgatitur planet e veta për të përmirësuar ndjeshëm inkasimin në periudhën në vijim, kështu që edhe më shumë mjete do të jenë në dispozicion të korporatës për sigurimin e një furnizimi më të mirë gjatë periudhës deri në fund të vitit, pse jo deri edhe në fund të dimrit që vjen dhe më tej. Mos harrojmë se vështirësi si tonat kanë kaluar edhe vendet e tjera përreth, por me reforma dhe ristrukturim, me rritje te nivelit të inkasimit, me shtimin e investimeve të domosdoshme në sistemet energjetike dalëngadalë po arrihet progres. Kjo po ndodh dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen edhe në Kosovë.
Nuk ka më fonde për KEK-un
“Bota Sot”: Si e vlerësoni privatizimin e KEK-ut, çfarë përfitimesh do të sjellë për zhvillimin ekonomik?
J.Shiroka-Pula: Angazhimi i sektorit privat në shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë elektrike është njeri nga hapat e rëndësishëm të reformës dhe ristrukturimit të KEK sh.a. Investimet kapitale të konsiderueshme janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit. Fondet buxhetore janë dhe do të jenë të kufizuara edhe në të ardhmen. Për këtë Qeveria ka vendosur të përfshijë sektorin privat në këtë sektor jetik energjetik. Ne si qeveri jemi të angazhuar që investimet private në KEK (sa i takon shpërndarjes dhe furnizimit) të orientohen në përmirësimin e cilësisë së rrjetit shpërndarës, shtimin e kapaciteteve shpërndarëse të energjisë elektrike, përmirësimin e ndjeshëm (pse jo zgjidhjen një here e mirë sa më shpejt) të problemit të matjes së energjisë së përdorur, si dhe përmirësimit të menaxhimit të shërbimeve të shpërndarjes dhe furnizimit. Përfitimet do të jenë të konsiderueshme, ato do të jenë direkte dhe indirekte. Direkte do të jenë ato që lidhen me arritjen e standardeve evropiane të furnizimit (pra cilësia e kërkuar dhe sasia pa kufizime) për të gjithë ata që e paguajnë energjinë elektrike. Ndërsa përfitimet indirekte lidhen me lehtësitë për biznesin dhe tërheqjen e investimeve private në Kosovë të cilat kërkojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Por, kjo nuk do të thotë se në Kosovë energjia elektrike do të subvencionohet që të vijnë investimet, në asnjë mënyrë kështu.
“Bota Sot”: A do ta bëni paraprakisht vlerësimin e këtyre resurseve para privatizimit të tyre dhe kur do të përfundojë vlerësimi dhe privatizimi i tyre?
J. Shiroka-Pula: Teknikisht nuk mund të ndodhë ndryshe, pra vlerësimi i aseteve ku do të angazhohet sektori privat duhet dhe do të kryhet para se të arrihet marrëveshja për privatizim. Qeveria do ta kryejë transaksionin e përfshirjes së sektorit privat te shërbimet e shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike me mbështetjen e një kompanie që do të shërbejë si këshilltar i transaksionit. Kjo kompani do të koordinojë edhe procesin e vlerësimit të aseteve ekzistuese që KEK sh.a. zotëron për këto shërbime. Duhet të kemi parasysh se në kushtet e tregut vlera e aseteve diktohet nga aftësia që këto apo ato asete kanë për të gjeneruar të ardhura. Për rastin e Kosovës kjo vlerë e aseteve të KEK sh.a. për shërbimet e shpërndarjes dhe furnizimit nuk është e pa konsiderueshme. Për t’u orientuar ju mund të shikoni se sa janë vlerësuar këto asete në Maqedoni dhe Shqipëri, dy vende këto që i kanë privatizuar këto shërbime vitet e fundit.
Plani i reduktimeve, kusht e jo dëshirë!
“Bota Sot”: A do të vazhdojë ende i njëjti sistem furnizimi me reduktimet në kategoritë A, B dhe C apo do të rishikohet?
J. Shiroka-Pula: Aplikimi i planit te furnizimit A,B dhe C nuk është dëshirë, por kushtëzim. Për këdo është e qartë se kush paguan duhet të ketë furnizimin më të mirë të mundshëm. Kjo është aktualisht teknikisht e pamundur, prandaj aplikohet ABC-ja me rajone apo zona, sepse është e pamundur që t’i ndërpritet energjia vetëm atij që nuk e paguan, por mund të furnizohen me regjimin C ai grup konsumatoresh që bie në këtë kategori. Plani apo skema ABC është një mase e detyruar për KEK sh.a. Nuk është zgjidhja më e mirë teorikisht, por është e përshtatshme praktikisht. Sa i takon rishikimi të kësaj skeme, nuk jam unë specialiste e kësaj pune po vetë KEK-u. Ajo që unë nxis e mbështes është që brenda mundësive KEK të jetë sa më i drejtë me konsumatorët brenda kushteve teknike të sistemit të shpërndarjes.
“Bota Sot”: A ka ndryshuar emri apo edhe përmbajtja e Kosovës se Re, e cila ishte C? Ekspertët kanë shprehur habinë e tyre me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Kosovës se Re, si e vlerësoni ju?
Shiroka-Pula: Unë jam pjesë e Qeverisë dhe e vendimit të saj. Por, duhet ta kuptojmë drejt dhe qartë jo vetëm vendimin e Qeverisë, por edhe përmbajtjen e ndryshuar te Projektit. Nuk ka ndryshuar vetëm emri por edhe përmbajtja. Konkretisht, fillimisht projekti parashikonte rivitalizimin e TC Kosova A, ndërsa kjo nuk është me pjese e opsionit te TC Kosova e Re. Po ashtu, ka edhe një tjetër ndryshim thelbësor për mendimin tim, ai që tregon se TC Kosova e Re do të ketë prioritet furnizimin me energji të konsumatoreve vendore sipas kushteve të tregut, pra jo me prioritet të parë eksportin. Kjo kondicionin edhe madhesime e termocentralit në periudhën afatmesme dhe afatgjate. Nuk duhet të biem preh e deklaratave multi miljardëshe, apo të miliardave të humbura (në thonjëza kjo) që dikush i shkruan nëpër gazetat tona here pas here. Unë mendoj se duhet të jemi realiste, dhe te kuptojmë se TC Kosova e Re duhet të jetë e atillë që të sigurojë furnizim të energjisë elektrike në Kosovë dhe maksimizim të të ardhurave direkte dhe indirekte për vendin tonë, kuptohet kjo në kushte të tregut të lirë, sepse përndryshe investitorët e huaj do të humbnin interesin e tyre për të investuar në këtë projekt. Dëshirat tona janë të mëdha (dhe unë i kuptoj drejt ato), por kushtet aktuale te tregjeve ndërkombëtare të kapitalit nuk janë më të mirat të mundshme.
Vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi